Univesiteti “Eqrem Cabej “ ne Gjirokaster nisi konferencen shkencore nderkombetare me teme mbi abanologjine nen pjesmarrjen e abanologeve shqiptare e te huaj .Nje rilindje para rilindjes” eshte nisma e Univesitetit te Gjirokastres ne bashkepunim me Universitetin e Palermos dhe te Kalabrise ne Itali si edhe qendren e Studimeve Albanologjike dhe Institutin Italian te Kultures ne Tirane.Prurje,studime shkencore dhe kerkimore jane referuar nga profesore albanologe vendas dhe te huaj per te hedhur syte nga historia e Shqiperise ,kultures dhe vjetersise se saj se Rilindja Kombetare Shqiptare
ka filluar nje shekull me pare se shekulli i 18 qe tregojne te dhenat e deritanishme .Matteo Mandala drejtor i Katedres Albanologjike te Universitetit te Palermos ne Itali i referohet nje hipoteze te rendesishme sic eshte ajo e mitit te origjines (te pellazgeve ) .”Arbereshet nuk mund te quheshin greke vetem sepse ndiqnin besimin ortodoks ,por duhet te ishin paraardhes te nje populli tjeter jo grek ,pra i pellazgeve cka i referohet nje periudhe me pare shekullit te 18”,-thote ai.Roland Zisi dekan i Fakultetit te Shkencave Shoqerore thote se aktet,kumtimet e kesaj konference te profesoreve albanologe qe u referuan ne universitetin “Eqrem Cabej” te Gjirokastres do ti sherbejne rajonit jugor dhe do te botohen ,nderkohe qe hipoteza e hedhur te gjeje reflektimin e saj ne qendrat e albanologjise ne bote per te marre pasaporten e vertetesise ne nje te ardhme.Duke iu referuar historise se Shqiperise shekulli i 19 shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë të re, atë të Rilindjes. Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan që u shkëput nga Perandoria Osmane dhe që shpalli pavarësinë kombëtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, që në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, nisi të zhvillohej nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore e politike në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania.
No comments:
Post a Comment