Autobusi i Rilindjes Socialiste u ndal të premten ne Gjirokastër, ku kryesocialisti Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë të kësaj partie për qarkun e Gjirokastres.Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga Gjirokastra do të vijë fitorja e madhe e PS-së më 23 qershor. Ndërkohë, ka akuzuar drejtorët e shkollave dhe spitaleve, se kanë bërë presion tek njerëzit që të mos dilnin në shesh për mitingun e PS-së ,por qe pergjigjen e morrën nga sheshi i “Cerciz Topullit” i mbushur plot të rinj e te reja-tha Rama.Më pas kryeu i selisë rozë është shprehur i bindur se populli i Gjirokastrës me votën e tij ka për ti dhënë përgjigjen e merituar Berishës dhe Partisë Demokratike, “Nuk e di se çfarë do tu thotë Berisha emigrantëve të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, atyre që sot përballen me vështirësi në Greqinë fqinje dhe i kanë sytë nga Shqipëria? Çfarë do tu thotë Berisha tregtarëve të vegjël që janë në prag të rrënimit, por di se çfarë do ti thonë tregtarët Saliut. Di që në 23 qershor me votën e tyre për Partinë socialiste do të heqin taksën për biznesin e vogël, dhe do te krijojnë vetes kushte që me biznesin e tyre të mbajnë familjen. Fuqia blerëse ka rënë dhe rotacioni, ndryshimi dhe rilindja, është bërë i domosdoshëm”,-u shpreh Rama më te tej.Kryesocialisti Rama premtoi se PS do të arrijë një fitore historike në Gjirokastër më 23 qershor, duke nxjerrë 4 deputetë nga 5 mandate që ka ky qark, duke qenë se ky qark ka qenë ndër më të diskriminuarit nga Berisha.Ne listën e kandidatëve për deputet e PS-së për qarkun Gjirokastër kandidojnë: Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli, Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi.
18 May 2013
Edi Rama prezanton skuadren e tij

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment