29 May 2013

Dublimet ne lista


Dublimet në listat e zgjedhjeve të 23 Qershorit janë bërë pjesë e raporteve kontradiktore nga dy kampet me të mëdha politike në vend. Dy auditët teknicienë  i PS dhe PD  të përcaktuar nga KQZ-ja, gjatë raporteve të tyre kanë paraqitur të dhëna kontradiktore lidhur me numrin e publikimeve dhe numrin e atyre personave që mbeten jashtë listave të votuesve.
Duke iu referuar raportit të auditit  prej ekspertit të përzgjedhur nga PS ,janë  3.270.947  zgjedhes që rezultojnë në listat përfundimtare  27.143 janë persona të dyshuar si të dubluar ,348.284 persona pa adresë zgjedhore ,135 familje  të dyshuara si të dubluara ,100 familje të dyshuara si të falsifikuara .4048 raste janë përdorim i shenjave të pikësimit të palejuar e 288 zgjedhës mbi 100 vjec janë përfshirë në listat e votimit. Shifrat e dhëna prej këtij raporti  nuk  përputhen fare   me atë të raportit të auditit prej ekspertit të përzgjedhur nga PD, ku hidhen poshtë shifrat e publikuara  më  lart.Ne këtë raport  3.270.936 zgjedhës rezultojnë në total në listat përfundimtare  pra  11 më pak se numri i zgjedhësve të përcaktuar në raportin e auditit të PS.Po ajo çka bie në sy  në këtë  listë  është se janë  1.139 persona të dyshuar si të dubluar pra 26.004 persona më pak çka  janë  përcaktuar në raportin e auditit të PS ?Këto shifra flasin qartë  për një numër shumë të ulët  të personave të dubluar në listat e zgjedhësve  sipas raportit të PD, në kundërshtim të plotë me shifrat e paraqitura në raportin e PS. Në raportin e auditit të PD thuhet se  35 dublime janë të pastruara nga Zyra e Gjëndjes Civile,272 persona janë të ndyshëm ,nuk janë dublime sipas ZGJC,274 zgjedhës mbi 100 vjec janë të përfshirë në listat e votimit pra 14 më pak se ato të përcaktuara në auditin e PS , 750 zgjedhës mbi 100 vjec jashtë listave të votimit dhe 348.346 votues në lista në numër banimi 000 888 999.Ne kete  raport janë gjetur në listat zgjedhore  persona të datëlindjes 1884 dhe 1885 ,që do të votojnë më 23 qershor.

No comments:

Post a Comment