Bashkimi Europian vazhdon t'i tërheqë vëmendjen politikës shqiptare për realizimin e zgjedhjeve të standarteve ndërkombëtare më 23 qershor.Së fundmi ,Maja Koçijançiç,zëdhenesia e shefes së diplomacisë evropiane,Catherinë Ashton deklaron se:"dialogu poltik është kyç,në realizimin e këtyre standarteve,ndaj udhëheqësit politikë duhet të bashkëpunojnë".
Më tej deklaratën që vjen nga Brukseli thuhet se :"zgjedhjet me standarte janë përgjegjësia e të dyjave palëve politike.Udhëheqësit të tregojnë se i kanë kapërcyer problematikat" .Duhet të gjenden mundesitë e bashkëpunimit nënvizon Koçijançiç,sipas të cilës "përgjegjësia për reformat e integrimit është e dyanshme "Reformat nuk janë të lehta,por janë të arritshme",-vijon më tej deklarata e zëdhënëses.Lidhur me Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve ,Brukseli zyrtar rikujton se,"mirëfunksionimi i këtij institucioni është me rëndësi për standartet e zgjedhjeve "."Jemi të përgatitur të mbështesim zgjedhjet në Shqipëri ,por ato do të zhvillohen nga vetë shqiptarët",-thekson Maja Koçijançiç,duke vlerësuar se "klima politike në vend është e polarizuar".
No comments:
Post a Comment