28 May 2013

Nisin oret konsultative per maturantet


Sipas urdhërit të dhënë  nga Ministria  e Arsimit për të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale , në të gjitha shkollat e mesme duhet të kenë nisur orët konsultative me maturantët e gjimnazeve,  të cilët do ti nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore.Lidhur me konsultimet e maturantëve kërkuam informacion në shkollën e mesme "Pandeli Sotiri" dhe "Asim Zeneli" ,por  përgjigjia që morrëm prej drejtuesve ishte "Nuk jemi të autorizuar të japim këtë informacion".
Në mungesë totale të informacionit hulumtuam në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit ,për tu njohur në detaje.Sipas Ministrisë  së Arsimit ,duke filluar nga dita e djeshme në të gjitha gjimnazet mësuesit e lëndës dhe letërsisë kanë qenë në dispozicion të gjimnazistëve për të zhvilluar orët konsulative .Këto orë zhvillohen mbi bazën e një grafiku të përcaktuar nga mësuesit e secilit gjimnaz në bashkëpunim me maturantët ,në  mënyrë që të gjendet një orar i përshtatshëm për të dy palët.Specialistët e arsimit sqarojnë se kjo praktikë pune u shërben sidomos maturantëve ,që gjatë 3 viteve të gjimnazit nuk kanë arritur të përthithin njohuritë e nevojshme ,për të qenë qoftë kalues apo për t’u vlerësuar me nota mesatare.”Ndjekja e konsultave që ofrohen falas në shkolla u shërben të gjithë maturantëve,si atyre që në 3 vite janë vlerësuar me rezultate të larta ,si atyre që kanë marrë vetëm nota kaluese.Por sidomos nxënësve që në lëndët për të cilat do të testohen kanë arritur rezultate të dobta .Aktualisht ,me urdhër të Ministrisë së Arsimit ,drejtoritë e shkollave të mesme kanë afishuar grafikun e shpërndarjes së orëve,që janë fakultative ,jo me detyrim”,-shpjegojnë ekspertët e MASH-it.Nxënësit ,që do të marrin pjesë në provimin e parë të detyruar të Letërsisë ,do të kenë në dispozicion plot 24 orë konsulta për tetë ditë me rradhë.Cdo ditë në orën 10.00-11.00,11.00-12.00 si edhe 12.00-13.00 ,maturantët do të kenë mundësi të marrin pjesë në këto orë konsultimesh që janë parashikuar në ndihmë të njohurive dhe dijeve të tyre mbi këtë lëndë.Konsultat do të zhvillohen të ndara sipas profileve që kanë përzgjedhur nxënës të ndyshëm,pra ai profili natyror edhe ai shoqëror do të realizohen më vete.

No comments:

Post a Comment