12 February 2015

PMNZSH Gjirokaster jep ndihma per te permbyturit



44 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Qarkun e Gjirokastrës vendosën që me kursime e tyre të ndihmojnë sot zonat e përmbytura në Fier dhe Vlorë. Shefi i repartit zjarrfikës Kujtim Bizhga u shpreh se prej disa ditësh ky repart ka qenë i angazhuar në aksione të ndryshme për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe pronës së qytetarëve , ndërkohë sot ata u shprehen te gatshëm të kontribuojnë për të ndihmuar në mënyrë humanitare banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Ndërkohë ndihma e tyre pretendon të zbusi sado pak nevojat e këtyre banorëve.Pas kalimit të motit të keq, në zonat e përmbytura në Fier dhe në Vlorë përvec nderhyrjes nga qeveria shihet i nevojshëm edhe solidarizimi qytetarë për të ndihmuar banorët e prekur nga kjo fatëkqesëi natyrore. Institucione shqiptare dhe ndërkombëtare, biznese vendase por edhe shumë shtete si Kosova, Austria, Sllovakia e SHBA kanë dhënë ndihmën e tyre për të përballuar dëmet e shkaktuara gjatë përmbytjeve në Shqipëri.

No comments:

Post a Comment