22 August 2013

Hakmarrja Greke merr fund ne kakavie pas presionit nga pala Shqiptare

Tension ne kufirin me Greqine mes policise shqiptare dhe asaj greke. Te dy palet kane vendosur te mos lejojne asnje shtetas grek apo shqiptar qe nuk eshte I pajisur me vize apo cdo makine me targa te shteteve perkatese. Ne fillim ishte policia greke qe ndaloi te gjithe shqiptaret qe kerkojne te hyjne ne Greqi nga pika kufitare e Kakavijes nese nuk ishin te pajisur me vize. Policia greke tha se ka urdher te mos lejoje kalimin ne greqi te asnje makine me targa shqiptare dhe te asnje shtetasi pa vize greke. Urdhri sipas tyre eshte dhene nga Drejtori i
Pergjithshem i policise greke. Per kete arsye ne piken kufitare te Kakavijes u krijua nje situate kaotike, pasi me qindra emigrante apo pushues shqiptare qe nuk kishin vize, u rikthyen serish ne Shqiperi. Greket lejuan kalimin ne Kakavijë vetëm per shqiptarët me leje qendrimi dhe dokumenta te rregullta greke, nderkohe qe per te tjeret kane kerkuar te jene te pajisur me viza. Pas kesaj Drejtori i Kufirit Abrija vendosi te marre te njejtin vendim. Te gjitha makinat me targa greke nuk lejohen me te kalojne per ne Shqiperi nga pika kufitare e Kakavijes. Vendimi eshte reciprok thote Abrija dhe do te zgjase deri kur greket te terhiqen nga vendimi qe kishin marre me heret.Kjo solli dhe stabillizimin e situates nga te dyja anet e kufirit

No comments:

Post a Comment