25 August 2013

Gjirokastër, zjarr në parkun mbi liqenin e Viroit, digjet kurora me pisha

GJIROKASTËR- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në mbrëmje në parkun mbi liqenin e Viroit, në Gjirokastër. Mësohet se vatra e zjarrit ka përfshirë kurorën me pisha të parkut. Ajo çka e bën më problematike situatën është pamundësia e zjarrfikseve për të ndërhyrë, pasi terreni është tepër i vështirë, megjithatë po provohen mënyra të tjera rrethanore për neutralizimin e flakëve. Në vendngjarje raportohet se ndodhet policia e rendit, ajo bashkiake si dhe vetë krybashkiaku i Gjirokastrës Flamur Bime. Policia e Gjirokastrës bën me dije se dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, prandaj ka shoqëruar pronarin dhe qiramarrësit e tokës.

No comments:

Post a Comment