31 August 2013

Afati për hyrjen në Greqi të shqiptarëve

Afati për hyrjen në Greqi të shqiptarëve, fëmijët e të cilëve kanë problem me shkrimin e toponimeve greke në pasaportat e tyre është shtyrë deri në fund të shtatorit. Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit jep një afat të ri, deri më 30 shtator, për kthimin e tyre në Greqi, që ata mund të lëvizin lirisht pa u përballur me pengesa në pikat kufitare greke për shkak të problemeve në pasaportat e tyre. Kështu shqiptarët që kanë problem në pasaporta dhe ende nuk janë kthyer nga Shqipëria kanë afat edhe një muaj për ta bërë këtë, pa hasur pengesa në pikën kufitare.

No comments:

Post a Comment