16 April 2013

Shtepia e Enver Hoxhes rrezikon shembjen


Banesa e lindjes së ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha në lagjen “Palorto” në qytetin e Gjirokastrës, rrezikon shembjen. Në një gjendje kritike, paraqitet formacioni dykatësh që gjendet në pjesë jugore të ndërtesës e cila prej 22 vjetësh, është shndërruar në Muzeun Etnografik të qytetit. Gjendja fizike e kësaj pjese, është drejt shkatërrimit të plotë duke tërhequr me vete edhe shtëpinë e madhe ku ka lindur dhe kaluar fëmijërinë e tij, Enver Hoxha. Nga ana e vet Bashkia e Gjirokastrës si institucioni përgjegjës për këtë godinë, nuk ka ndërhyrë aspak në këtë drejtim duke e lënë në një kohë të shpejtë angazhimin për të rehabilituar gjendjen fizike të saj.
Për përgjegjësen e Zyrës së Turizmit dhe Kulturës në Bashki, Magdalena Margariti, carjet e krijuara në një odë të banesës, kanë ardhur si pasojë e qarkullimit të mjeteve të rënda përbri shtëpisë. Muzeu Etnografik në Gjirokastër, është një qendër mjaft e vizitueshme për turistët e huaj sidomos të cilët e vizitojnë atë më tepër si banesë ku ka lindur ish diktatori komunist, sesa për objektet e reklamuara në brendësi të saj që janë pjesë e trashëgimisë kulturore të zonës përreth. Në 22 vite egzistencë të muzeut, shteti pak ka investuar ndërkohë që para viteve ’90, banesa gëzonte statusin e Muzeut të LANCL dhe dy oda të saj, ishin të rezervuara për reklamimin e objekteve dhe sendeve autentike të Enver Hoxhës dhe familjarëve të tij. Në janar të vitit 1998, dy herë kësaj banese, i’u vendos tritol nga persona të panjohur dhe prej asaj periudhe, askush nuk ka vënë dorë.


No comments:

Post a Comment