05 March 2013

Reagojne te akuzuarit e muzeut " Kronike ne Gur"



 Antikrimi ka marre ne dore ceshtjen e bujshme te muzeut te Gjirokastres me vlere 500 mije euro . Polemikat qe kane qarkulluar ditet e fundit ne distance nga perfaqesuesit e qeverise shqiptare per muzeun Kronike ne gur" ne kalane e qytetit kane bere qe  te reagojne palet e akuzuara . fillimisht bashkia Gjirokaster ka dale ne nje konference per shtyp ku heq nga vetja cdo pergjegjesi ne lidhje me investimet e kryera ne kala nga fondacioni GCDO, edhe pse bashkia e qytetit i ka marre ne dorezim keto punime ajo deklaron se jane kompetence e ministrise dhe ministrit Bumci si dhe organizates GCDO.
Nga ana tjeter Drejtori i GCDO Sadi Petrela deklaron se Projekti per krijimin e muzeut ka kaluar ne tre faza .Faza e pare ishte ajo e restaurimit te tarraces ,rreth 5000 meter katrore ,nen te cilen gjenden galerite e kalase me nje fond 200,000 dollare finacuar nga qeveria Shqiptare . Faza e dyte restaurimi i 450 metra katrore te galerise ,Faza e trete dhe e fundit ishte ajo e kerkimit ,dizenjimit dhe instalimit te stendave dhe ekspozitoreve ne muze me nje vlere totale 500 mije euro.Ne fakt ne kete ceshtje jane shume pikepyetje dhe deklarata kontradiktore pasi ministri jep deklarat duke e quan te paligjshem kete muze,nga ana tjeter  bashkia merr pjese ne inagurimin e investimeve,pret shirita, i merr ne dorezim por nuk merr pergjegjesi,dhe  GCDO qe shpenzon shuma maramendese me para qe nuk dihet ku shkojne.

No comments:

Post a Comment