25 March 2013

Banoret e dy komunave protestojne per tokat



Rreth 200 banore te dy komunave ne rrethin e Tepelenes, jane hedhur ne proteste paraditen e te dieles, per te kerkuar drejtesi nga shteti shqiptar, per administrimin e tokave dhe kullotave, qe momentalisht jane nen perdorim nga nje biznesmen i cili sipas banoreve eshte i lidhur ngushte me shtetin. Banoret e gjashte fshatrave nga komunat Luftinje dhe Komuna Qender Memaliaj, disponojne dokumenta te hershme arkivore, ku vertetohet se 300 ha toke, jane prone e tyre ne fshatrat Martalloz, Zhapokik, Bylysh, Kashisht, Ceril dhe Kallemb nderkohe qe kerkojne ndihmen e qeverise shqiptare, qe te mos perkrahe biznesmenin.
Sipas deshmive te vete banoreve te ketyre fshatrave, biznesmeni , ka humbur gjyqin ne Gjykaten e Apelit ne Gjirokaster per pronesimin e ketyre hapesirave te tokave nderkohe qe ceshtja momentalisht, gjendet per gjykim ne Gjykaten e Larte ne Tirane.Ndonese Gjykata e Apelit, ka pezulluar aktivitetin e firmes se biznesmenit ne 300 ha toke prone e banoreve te gjashte fshatrave ne Tepelene, ai vazhdon punen e tij duke injoruar rjedhimisht vendimin e gjykates. Banoret, kane kercenuar nderkohe me pershkallezim te protestave, nese qeveria, nuk ve ne plan te pare, interesin e publikut dhe pronareve te ligjshem te 300 ha toke qe jane banoret e zones. Dokumentet qe vertetojne pronesine mbi 300 ha truall ne fshatrat e mesiperm, kane vulen e Zyres se Kadastres ne rrethin e Tepelenes.

No comments:

Post a Comment