30 April 2015

Tepelenë, mungesa e arkëtimeve në Ndërmarrjen e Ujsjellës-Kanalizimeve

Mos pagesat e faturave të ujit të pijshëm nga qytetartë por edhe institucionet në qytetin e Tepelenës ka bërë që Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të rrezikojë falimentimin. Drejtori I Ujësjellës-Kanalizimeve Arben Kacorri theksoi se kjo shoqëri aksionere duke mos grumbulluar këto të ardhura nuk mund të përballojë shpenzimet operative si mirëmbajtjen e rrjetit që është I amortizuar apo pagat për sigurimet e punonjësve. Po sipas tij ndonëse për 2015 ndërgjegjësimi I  institucioneve për pagimin e faturave të ujit është rritur disi sërisht problematike vijojnë të mbeten pagesa e debive të prapambetura, ndërkohë Institucione si Bashkia e Tepelenës apo dhe Memalijat vijojnë të mos jenë korrektë në pagesat e faturave të ujit të pijshëm.Ndërmarrje e Ujsjëlles –kanalizimeve vuan problematikën e mungesës së arkëtimeve prej më shumë se 4 vjetetësh. Është paradoksale se për këtë shërbim jo vetëm abonentë private por edhe institucione shtetërore si spitale, kopshte, shkolla por edhe Bashki nuk kanë likujduar faturimet e konsumit të ujit të pijshëm ndaj kësaj ndërmarrjeje, duke e çuar atë drejt falimentit e për rrjedhojë edhe rrezikimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

1 comment:

  1. Faleminderit Dr ELLEN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë e emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani, me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% e garantuar dhe pa efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju rekomandoj të kontaktoni Dr. ELLEN për magji dashurie prej saj. Ju siguroj se magjia e saj e dashurisë mund të rregullojë një marrëdhënie të prishur dhe të rregullojë çdo problem sa hap e mbyll sytë. Këtu janë detajet e saj të emailit: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete