11 September 2013

12 Vjet nga 11 Shtatori 2001


Amerikanët përgatiten të nderojnë kujtimin e mbi 3 mijë viktimave të sulmeve te koordinuara te 11 shtatorit 2001, kur terroristët rrëmbyen avionët dhe sulmuan Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, Pentagonin në Washington, e shkaktuan rrëzimin e një avioni në një fushë në Pensilvani. New York-u e Pentagoni, ceremonite nisin me momente heshtjeje për të shënuar çastet e sulmeve te nje dekade me pare. 
Një muze për nder të 11 shtatorit është pranë përfundimit në vendin ku dikur ndodheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York. Presidenti Barak Obama do të marre pjese ne sherbesen private në Pentagon së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Martin Dempsey, ku do te jene te pranishem edhe te afermit e viktimave. 12 vjet pas sulmeve qe goditen ameriken ne zemer te saj, "Ground Zero" eshte rindertuar, arkitekti i tyre Osama Bin Laden ka vdekur, ushtria amerikane eshtë tërhequr nga Iraku, kthimi i trupave nga Afganistani pritet te ndodhe brenda vitit qe vjen. Ajo qe me sa duket, do te mbetet e pandryshuar eshte politika e sigurise, dominuese e menyres se te menduarit dhe te vepruarit te administrates amerikane qe prej 11 shtatorit 2001. Ekspertet kujtojne se ne vitet 1990, perparesia kryesore e Shteteve te Bashkuara ishte ekonomia. Por pas sulmeve, gjerat befas ndryshuan e ne plan te pare doli siguria, e cila vazhdon akoma dhe sot, ndonese me disa kufizime. Lufta me avionë të telekomanduar apo përgjimi gjithëpërfshirës nga ana e agjencive të inteligjencës, e kane qe te dyja origjinen tek masat e marra nga amerikanët pas tragjedise se 11 shtatorit. Qe prej atehere, shpenzimet e ushtrisë amerikane jane me shume se dyfishuar dhe ëashingtoni jo vetëm ka zgjeruar dhe lidhur më fort me njëri-tjetrin shërbimet sekrete, por edhe ka shtuar në mënyrë të konsiderueshme kompetencat e tyre. Megjithate instrumentet e luftës kundër terrorit e kane ashpersuar imazhin Shteteve të Bashkuara, dhe per kete arsye administrata Obama eshte perpjekur ta zbuse disi situaten duke nisur qe nga premtimet per mbylljen e burgut burgun e Guantanamos, e deri tek kufizimi i sulmeve me avionë të telekomanduar. Megjithate edhe pse instrumentet dhe metodat e politikës së sigurisë, te krijuara e modifikuara strategjikisht pas sulmeve të 11 shtatorit i përkasin tashme repertorit të politikës amerikane të sigurisë, metodat qe Obama deshiron aq shume t`i ndryshoje, nuk do te mund te shmangen teresisht as ne te ardhmen.

No comments:

Post a Comment