Milo akuzon qeverinë e PD dhe vecanërisht kryeministrin Berisha, për tentativë të vjedhjes së votive më 23 qershor. Nga qyteti i Gjirokastrës kreu i PSD Paskal Milo, ka përforcuar frikën dhe idenë se Berisha po përgatit manipulimin e madh në ditën e zgjedhjeve. Akuzat janë përforcuar, gjatë një aktivi që ka zhvilluar në Gjirokastër, me simpatizantët dhe anëtarët e partisë së vet. Milo është shprehur se forca që ai përfaqëson, është dhe do të jetë forcë politike e së majtës. Bashkëpunimi i PS me LSI për zotin Milo ishte një skemë ku nuk u pyetën aleatët e tjerë të majtë të PS cka u përjashtuan nga ky proces jo transparent.
Qëndrimi ynë do të jetë i njëjtë për të larguar qeverinë Berisha e cila është e korruptuar. Ne vijmë edhe në këto zgjedhje si forcë e majtë por mund të them se kolacionet ndërtohen mbi bazën e negociatave të partive që duan të marrin pjesë në koalicion dhe ne jemi pjesë e një procesi negocimi ku do të kulmohet me një marrëveshje-u shpreh Milo. Forca jonë politike nuk mund të pranojë korrupsionin dhe as koalicionet të cilat cilat ndryshojnë ngjyrë si kameleonët dhe as mund të harrojmë 21 Janarin ndaj për këtë do të jemi forca më e drejtë në këto zgjedhje elektorale-përfundoi Milo.
No comments:
Post a Comment