19 March 2013

Partia Socialiste vlereson rolin e emigranteve



Kandidati i mundshem   për deputet socialist në Qarkun e Gjirokastrës,Anastas Angjeli  organizon strukturat socialiste në emigracion, në vigjilje të zgjedhjeve të 23 qershorit. Anastas Angjeli,  ka organizuar një takim të zgjeruar në kryeqytetin grek, për të ngritur shtabet elektorale të rrethit të Gjirokastrës në përbërje të të cilit, do të jenë emigrantët që punojnë e jetojnë në Athinë, që  do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit.
Për kryetarin e PS së rrethit të Gjirokastrës Florjan Hysi, më 23 qershor jo vetëm Gjirokastra por e gjithë Shqipëria, ka nevojë për emigrantët për t’u shkëputur një herë e mirë nga një pushtet pushtuesish dhe për t’i dhënë dinjitetin e duhur vendit. Krerët vendorë socialistë, pretendojnë që në zgjedhjet e 23 qershorit, PS të fitojë edhe një mandat më tepër nga cfarë ka deri më sot dhe kjo sipas tyre, arrihet vetëm duke shumuar votat dhe tërhequr vëmendjen e emigrantëve që jetojnë në Greqi, ardhja e të cilëve, do të jetë tejet e organizuar.  

No comments:

Post a Comment