22 February 2013

Mash qarteson datat e provimeve


Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur datat e provimeve të Lirimit si dhe ato të Maturës Shtetërore. Sa I takon provimeve të Maturës Shtetërore, provimi i parë që do të zhvillohet është Gjuhë Shqipe-Letërsi në 31 maj, duke vijuar me atë të Matematikës në 14 qershor dhe Lëndët me Zgjedhje në 29 qershor.
Udhezimi i ministrit te Arsimit percakton dhe pyetjet per cdo provim, sipas te cilit testi per secilin nga provimet e detyruara permban 25 pyetje, nga te cilat 13 kerkesa jane jane me pergjigje alternatiova. pyetjet vleresohen nga 1 pike secila. Pyetjet me zhvillim do te jene 12, te cilat, sipas udhezimit vleresohen me 37 pike.

Ndërsa provimet e lirimit do të zhvillohen në 12 qershor Gjuha Amtare dhe 19 qershor provimi i Matematikës. Ne shkollat e pakicave kombetare (greke dhe maqedonase) provimi i lirimit do te zhvillohet ne gjuhen amtare. per Institutin e Nxenesve qe nuk shikojne, testi do te terhiqet ne AKP nga Drejtoria e institutit nje dite para zhvillimit te provimit, ne menyre qe te kthehet ne shkrimin bail.

No comments:

Post a Comment