Teknologji


Si të shpëtoni nga postimet abuzive në News Feed
29/06/2015
Është mirë të marrësh në konsideratë prespektiva që nuk përputhen me tënden, por ndonjëherë mund të ndiheni të kërcënuar nga postimet që shihni. 

Nëse shihni postime në Facebook, për shembull, në prag të vendimit historik të Gjykatës së Lartë për të legalizuar martesat Gay, mund të bëni disa gjëra.Facebook ua bën më të lehtë trajtuar gjuhën kërcënuese. Nëse shihni postime dashakeqe nga persona që janë miqtë tuaj, ka disa mundësi në News Feed, faqja kryesore ku ju shihni përditësimet nga faqet apo miqtë që ndiqni.
1.    Metoda “Hide Post” (të fshehësh postimin)
Ky është një reagim disi më i butë. Nëse shihni një postim që mendonis e është ofenduar në News Feed-in tuaj, klikoni shigjetën e vogël, në të djathtë lart të postimit. Klikoni “hide post” dhe do të jepni mundësi të shihni më pak postime nga ky person (“see less”).Nëse zgjidhni të shihni më pak nga një person, ju do të vazhdoni të shihni pjesën më të rëndësishme të postimeve prej tyre. Për shembull, do të pëlqenit të shihnit se miku juaj i gjimnazit është fejuar, por ndoshta nuk do të dëshironit të dinit këndëvështrimin e tyre në gjithçka.
2.    Metoda “Unfollow” (mos e ndiq)
Kjo është masë disi më e ashpër, por jo aq ekstreme sa ta heqësh nga lista e miqve. Si më parë, kliko në shigjetën në të djathtë lart të postimit dhe zgjidh opsionin “unfollow”. Ju nuk do të ndiqni më përditësime të fundit të këtij personi.Kjo nuk është e nevojshme të jetë diçka e përhershme. Nëse doni të shihni listën e personave që nuk i ndiqni më, klikoni në preferencat e News Feed dhe zgjidhni nëse doni të ndiqni dikë sërish.
3.    Mos të jeni më kurrë miq
Kjo është masa më e ashpër e të gjithave. Ndoshta një miku juaj në Facebook ka thënë diçka të urryer, helmuese, dhe që ju acaron pa masë. Në këtë rast, shko në faqen e tyre të profilit, dhe zgjidhni opsionin “Unfriend”.

Mesazhet, sa shumë varësi 
22/04/2015
Telefonat inteligjentë janë bërë pjesë e pandarë për shumë nga ne, aq sa ndonjëherë i përdorim jo vetë ‘për hall e punë’, por edhe për argëtim vend e pa vend. 

Një studim i universitetit “Penn State Harrisburg” në Shtetet e Bashkuara, publikuar në “Science Journal” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e të rinjve studentë, nuk heq dorë nga mesazhet në telefonat inteligjentë, pavarësisht vendit apo situtatës në të cilën ndodhen.Në kishë, dush apo edhe duke bërë seks. Për 90 përqind e të anketuarve dërgimi i mesazhit përmes platformave që ofrojnë telefonat inteligjentë është gjithmonë më i rëndësishëm.Në studim u përfshinë të rinj rreth të 20-ave, ku 60 përqind ishin femra. Të anketuarit u vendosën përballë një testi me 70 pyetje. Nga përgjigjet e marra, u arrit në përfundimin se më shumë se një e treta e të rinjëve dërgon më shumë se 100 mesazhe në ditë, kontrollon aparatin telefonik më shumë se 16 herë në orë, ndërkohë që 90 përqind është shprehur se ka dërguar mesazh teksa ishte duke ngrënë, 80 përqind pohuan se e kanë bërë këtë teksa ishin duke bërë dush, 70 përqind kur në kinema dhe 75 përqind në orat pune ose gjatë një ore leksioni.Ndërkohë, shifra e atyre që kanë dërguar në kushte ‘ekstreme’ një mesazh është shumë e ulët, por mjaft domethënëse po të kihen parasysh këto kushte.7 përqind e të anketuarve pranojnë se e kanë bërë këtë teksa ishin duke kryer seks, 20 përqind kur ndodheshin në kishë dhe 10 përqind pranuan se e kanë bërë këtë në një funeral.

Instagram prezanton “Layout” 
25/03/2015
Instagram-i njoftoi së fundmi hedhjen në përdorim të një aplikacioni që do t’u mundësojë të gjithë përdoruesve të tij të bashkojnë në një të vetëm dy ose më shumë imazhe të veçanta.

Aplikacioni i ri quhet “Layout from Instagram” dhe synon që të ecë në gjurmët e “Hyperlapse”, një tjetër aplikacion i hedhur më parë për krijimin, shpërndarjen dhe shtrirjen në kohë të videove. Me këtë risi, Instagram synon t’u vijë në ndihmë të gjithë përdoruesve që shpesh hasin vështirësi në tregimin e një përvoje të tyre vetëm përmes një imazhi, por detyrohen të ngarkojnë në rrjetin social disa prej tyre.Me “Layout” dy ose më shumë shkrepje ngarkohen si një imazh i vetëm, sipas rendit kohor të përzgjedhur nga vetë përdoruesi, i cili ka dorë të lirë edhe në ndryshimin e përmasave, madhësisë për çdo imazh para se ta ruajë atë.Ofrohet si shtojcë e aplikacionit edhe “Photo Booth” që mundëson ‘shkrirjen’ në një imazh të katër vetshkrepjeve (selfie). Këto shërbime ofroheshin deri më tani në këtë rrjet social prej palëve të treta.

Aplikacioni që tregon se sa kohë na ka mbetur 
25/03/2015
Së shpejti, në “AppStore” pritet të hidhet një aplikacion që “do të tregojë jetëgjatësinë tuaj” në bazë të të dhënave që do të përpunojë nga rrahjet e pulsit, një lloj numërimi mbrapsht i viteve, muajve, javëve, ditëve e orëve, pikërisht ashtu siç u ndodh edhe protagonistëve të filmit “Time”.

 Si funksionon? Në bazë të pulsit aplikacioni përllogarit afërsisht kohën e mbetur. Kjo kohë pakësohet vazhdimisht, por nëse ushtrohen aktivitete fizike dhe një regjim i shëndetshëm ushqimi e jetese atëherë në kohëmatës minutat shtohen gradualisht, gjithnjë duke u bazuar te pulsi.Ideatorët nuk synojnë që me aplikacionin e tyre të shndërrohen në parashikues të jetëgjatësisë së personave të tretë. Ata thonë se ideja synon të motivojë njerëzit në ndjekjen e një regjimi dhe mënyre të shëndetshme jetese.“Duam t’u japim guxim njerëzve që të bëjnë zgjedhjet e duhura për veten dhe shëndetin e tyre. Duam t’u tregojmë se sa me rëndësi janë për të ardhmen zgjedhjet që bëhen në të tashmen”, thotë për “Mashable” Tom Le Bree nga “RehabStudio”, agjencia që ka hartuar projektin.



Oppo përgatit telefonin me ekran pa korniza
24/03/2015
Me sa duket, kompania kineze Oppo e ka edhe një model të ri të telefonit të saj të mençur në përgatitje, dhe i njëjti pritet të jetë unik për shkak të kornizave tepër të holla nëpër skajet e ekranit.

Sipas GSM Arena e cila i ka parë disa regjistrime të patentave, telefoni i ri i Oppo’së thuhet se do të jetë tepër i hollë dhe pothuajse pa kornizë fare.Dhe tani këtij raporti i është shtuar edhe fotografia e telefonit të Oppo, e cila është publikuar nga @leaksfly.Edhe pse nuk dihet ende asgjë për karakteristikat harduerike të telefonit të ri të Oppo, pritet që i njëjti të ofrohet me ekranin në Full HD apo me cilësinë e rezolucionit në Quad HD.Nga pamjet e publikuara, ky model i ri i telefonit në Android duket shumë i bukur, por për ta dhënë një vlerësim final për të duhet pritur deri në lansimin e tij zyrtar.


Rrjedhin pamjet dhe specifikat e HTC One M9+
24/03/2015
Pas lancimit zyrtar të HTC One M9, në internet tashmë janë shfaqur shumë publikime për pasardhësin e këtij modeli, përkatësisht modelin HTC One M9+ apo HTC One M9 Plus.

Në postimin e @onleaks shihet modeli i ri i telefonit që është afër HTC One M9.Sipas burimeve të shumta të lajmit thuhet se HTC One M9+ do të vijë me ekranin prej 5.5 inç.Ndër të tjera thuhet se telefoni i ri i HTC-së do të vijë me rezolucion të rritur, përkatësisht 2560 x 1440 piksel, për dallim prej ekranit Full HD që është në One M9.Karakteristikat tjera të telefonit thuhet se do të jenë të ngjashme me ato të HTC One M9, që përfshijnë procesorin Octa core Snapdragon 810 me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.HTC One M9+ besohet se do të ketë kamerë të pasme të ngjashme me atë të M9, por që kamera e përparme e telefonit do të jetë e përmirësuar. 


Samsung S6,smartfoni me ekranin më cilësor në botë
14/03/2015
Galaxy S6 është smartfoni që zotëron ekranin më cilësor në botë së bashku me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4.

Ky titull i jepet nga DisplayMate ekipi i së cilës kryen testime ekskluzive të ekrane të smartfonëve duke ofruar analiza të performances, densitetin e pikselave, saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin dhe të tjera matje të sofistikuara.Presidenti i DisplayMate tha se telefoni i ri i Samsung arrin rekordet e performancës të një ekrani smartfoni në disa aspekte si: rezolucioni, numri i pikselave per çdo inç dhe saktësinë e ngjyrave.Ai tha se ishte i mahnitur nga rezolucioni 2560×1440 që ofron 577 piksel për çdo inç. Për të krahasuar, ekrani i Galaxy S5-sës numëronte vetëm 432 piksel për inç. Gjithësesi, Galaxy S6-tës i duhet të ndajë fronin me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4.Aftësia e Samsung për të ruajtur një performancë dhe cilësi të pakrahasueshme edhe në ekranet e smartfonëve më të vegjël është diçka për tu lavdëruar. Samsung tashmë na ka mahnitur të gjithëve me dizajnin dhe materialin e ri të ndërtimit në Galaxy S6, dhe analiza e DisplayMate i vë kapakun suksesit të kompanisë me këtë smartfon.Sipas një raporti të fundit, informacionet qe po qarkullojnë tregojnë se Samsung është ballafaquar me 20 milion njësi të porositura të Galaxy S6 dhe S6 Edge akoma pa dalë në treg. Sipas Korea Times, ky është një rekord i pashoq arritur nga një kompani smartfonësh përpara nxjerrjes në shitje të një produkti.Porositë llogaritet të jenë 15 milion Galaxy S6 dhe 5 milion S6 Edge. Këto porosi janë nga distributorët dhe operatorët e telekomunikacionit jo porositë nga konsumatorët. Galaxy S6 fuqizohet nga një proçesor i vetë kompanisë Samsung, tetë bërthamëshi Exynous së bashku me 3GB RAM.Smartfoni ka një ekran 5.1 inç Quad HD Super AMOLED, një kamër 16 Megapixel të pasme dhe bateri 2550 mAh.

Anijet eko miqësore
14/03/2015
Në një qendër kërkimore në Kopenhagen, një motorr anije shumë unik është krijuar. 

I fuqizuar edhe nga nafta por edhe nga gazi natyral i lëngëzuar, është dizenjuar për të reduktuar emisionet e gazit si dioksid karboni dhe oksid nitrogjeni.Performanca e tij dallon pak nga motorrët normale me naftë, thonë shkencëtarët që janë të përfshirë në këtë projekt europian kërkimor.Operatorët e anijes, do të kenë ekrane shtesë për të monitoruar funksonalitetin në panelin e operimit.I vetmi funksion ekstra që ata do të kenë është shtypja e butonit të gazit kurdo që ata dëshirojnë, thotë Michael Johnsen Kryger, një inxhinier mekanik me MAN diesel dhe turbo.Sfida më e madhe ishte të zhvillojë komponentët nga materiale të reja të cilet do të ishin ende të sigurtë dhe të padëmshëm, thotë Kryger. Gazi është nën presion për rreth 300 bar. Dhe ne kemi një sistem me mure të dyfishta që konsistojnë në tub të brendshëm dhe tub të jashtëm.Tubi i jashtëm është i ventiluar dhe ne jemi duke monitoruar rrjedhjen sikurse ne po monitorojmë gazin në mënyrë që të jemi të aftë të shohim nëse ka ndonjë rrjedhje gazi në sistem.Ishte thelbësorë të shihnim brenda motorrit gjatë testimit, sikurse shpjegon Johan Frederik Hult, një inxhinier optik me MAN Diesel dhe Turbo. Ne përdorëm kamera me shpejtësi të lartë së bashku me një endoskop për të parë në pjesën e brendshme të motorrit.Ne kemi rritur kuptueshmërine tonë mbi mënyrën se si gazi natyral, i cili vjen me presion të lartë, ndizet në brendësi të motorrit. Dhe kjo, sigurisht, na lejon të optimizojmë, për shembull, kohën, rregullimet gjeometrike të injektorëve të ndryshëm në mënyrë që të ndezim gazin me metoda sa më eficente që të jetë e mundur.Mbi 100 motorre të tillë janë shitur tashmë ndaj pronarëve të anijeve të cilët i kanë përshtatur ato me anijet e tyre. Blerësit janë të bindur se, në një sektor i cili me kalimin e kohës i është nënshtruar rregullimeve shumë strikte mjedisore, investimi i tyre do të japë fryte eventualisht, thotë Peter Andersson, kreu i menaxhimit të anijeve të UECC. Ju duhet të shihni panoramën e madhe, thotë ai, ju keni anije që do të operojnë për 25 ose 30 vjet.Dhe atëherë, në këtë eko zonë kur ju nuk do të digjni me sulfur të lartë, kështu që në këtë perspektivë ne shohim një zgjidhje vetëm me fitim dhe aspak me humbje.Kërkuesit janë tashmë duke parë në të ardhmen. Teknologjia për motorrë me gaz 100 përqind natyral ekziston tashmë, thonë ata, por tregu duhet të adaptohet.Unë mendoj se ne duhet të kujdesemi që sistemet e furnizimit dhe sistemet e bunkerizimit, ose e thënë ndryshe stacionet e rimbushjes me gaz natyror tepër të mbrojtur, janë të mundshëm në shkallë të gjerë, për LNG, thotë Lars R.Juliussen, koordinatori i projektit HeliosKur ky është rasti dhe ju keni një furnizim të sigurtë dhe gjithashtu një strukturë cmimi që është e sigurt dhe tek e cila mund të mbështetesh, atëherë njerëzit do të dëshironin të shkohin drejt një situate që është 100 përqind gaz, shton ai. Me rreth 99 përqind të anijeve tregtare të botës, që fuqizohen nga nafta, potenciali i tregut i këtyre motorrëve është aty për tu zbuluar, përmbyllin kërkuesit.


Alibaba investon në Snapchat, dhe e vlerëson me 15 miliardë dollarë
12/03/2015
Alibaba Group është duke investuar në Snapchat në një marrëveshje që e vlerëson aplikacionin e famshëm të mesazheve me 15 miliardë dollarë. 

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike ka investuar 200 milionë dollarë në Snapchat, thuhet sipas dy njerëzve të njohur me transaksionin. Por vlera e marrëveshjes me Snapchat e sheh këtë fundit si një biznes që vlen 15 miliardë dollarë, që është një ngritje e konsiderueshme në vlerësimin e aplikacionit. Më parë, Snapchat kishte ngritur fonde nga të paktën dy investitorë, Yahoo dhe Kleiner Perkins Caufield & Byers, në një raund të financimit që e vlerësonte Snapchat me 10 miliardë dollarë.


Google i përgjigjet Apple MacBook me Chromebook Pixel Notebook
12/03/2015

Google e ka prezantuar versionin e ri të Chromebook Pixel Notebook, dhe ngjashëm sikurse Apple Macbook, edhe ky model i ri i laptopit përdor versionin e ri të USB-C connector.

Porti i ri i USB-C në versionin e ri të Google Chromebook përdoret për ta mbushur laptopin, si dhe për ti lidhur pajisjet tjera me laptopin.Gjenerata e dytë e Google Chromebook Pixel sjell ekranin me 12.85 inç me rezolucion prej 2560 x 1700 pikselëve, ose në 239 piksel për inç.Procesori ofrohet në formën e 2.2GHz Intel Core i5 ose 2.4GHz Intel Core i7, ndërsa grafikat ofrohen nga Intel HD Graphics 5500.Për dallim nga Apple MacBook, Chromebook Pixel ofron zgjedhjen mes 8GB apo 16GB RAM, ndërsa për memorie përdoruesit mund të zgjedhin në mes të 32GB apo 64GB.Pajisja gjithashtu vjen me kamerën 720p HD me kënd të gjerë për video thirrje, ndërsa lidhjet e laptopit të Google ofrohen në formën e 802.11 ac WiFi e cila gjithashtu mbështet a/b/g/n/ac dhe dual band WiFi, plus Bluetooth 4.0.Ka dy modele të Google Chromebook Pixel në dispozicion, modeli i parë që shitet për 999 dollarë dhe modeli më i mirë me specifika që shitet për 1299 dollarë.


Çipi nën lëkurë që shërben si pajisje identifikimi
11/03/2015
Në kompleksin e zyrave të hapur rishtazi, Epicenter, në qendër të Stokholmit, punonjësit nuk kanë me nevojë për pajime identifikimi ose kode kalimi për të hapur dyert. 

Së fundmi një mikrocip është implantuar në dorën e tyre dhe ky mikrocip luan edhe rolin e këtyre pajimeve. Frekuenca e identifikimit radio, ose cipi RFID është i përbërë nga xham pyrex dhe përmban një antenë dhe mikrocip, pa patur nevojë për bateri. Ai i lejon mbajtësit të hapë dyer, të operojë një fotokopje ose të shikojë në detajet e kontakteve përmes një smartfoni. Bashkë themeluesi dhe CEO i kompleksit të zyrave hi tech, e cila është edhe shtëpi e kompanive inovative qoftë të vogla apo të mëdha, Patrick Mesterton, thotë se është vendndodhja ideale për të testuar një teknologji të tillë. Cipi është i një madhësie sa një kokrrize orizi, është pothuajse 12 milimetra në madhësi. Vendoset përmes një shiringe dhe dërgon një kod RFID, kështu që është një pajisje identifikimi që mund të komunikojë me objektet rreth jush. Kështu që, këtu ju mund të hapni dyert duke përdorur cipin tuaj, ju mund të bëni printime të sigurta nga printerët tonë me cipin tuaj por ju mundet gjithashtu të komunikoni me telefonin tuaj mobil duke dërguar kartën tuaj të biznesit ndaj individëve që ju takoni, shpjegon ai. Teksa rangu i përfitimeve aktuale që cipi ofron është veçanërisht i limituar, prodhuesit e tij thonë se synimi është të eksplorojnë përdorimet e mundshme dhe për të parë se si shërbimet dhe produktet mund të zhvillohen përreth kësaj teknologjie. Shpresohet, që në të ardhmen, punonjësit e pajisur me cipin do të jenë të aftë të blejnë ushqimin në kantinë sikurse gjithashtu të bëjnë edhe kontrolle shëndeti. Disa nga zonat e përdorimit në të ardhmen, mendoj unë, sikurse në cdo gjë sot, ku ju duhet të përdorni një kod ose një karte ose një celës, madje edhe në zona pagese. Unë mendoj, gjithashtu, për arsye të kujdesit shëndetësor, se ju mund të komunikoni me doktorin tuaj dhe ju mund të merrni të dhëna mbi çfarë hani dhe mbi gjëndjen tuaj fizike, thotë Patrick Mesterton. Sigurisht, që vendosja e cipit është tërësisht vullnetare dhe sipas prodhuesve të tij, tërësisht i sigurtë. Por, nje çështje e tille ngre shqetësime mes grupeve të lirisë civile, të cilët shqetësohen se një teknologji e tillë nuk është e siguruar nga hakerët dhe mund të përdoret pa patur miratimin e përdoruesit për të gjurmuar vendndodhjen e tij dhe për të patur akses në informacione private.


Apple me laptopin më të hollë në botë, peshon 900 gram
11/03/2015

Apple ka prezantuar një model të ri 12 inç të laptopëve. 

Bëhet fjalë për një MacBook Air i cili largon çdo portë të mundshme të modeleve tjera duke ruajtur vetëm një portë USB të tipit C si dhe një portë audio. Dizajn i MacBook Air ofron laptopin më të hollë në botë. Laptopi peshon vetëm 900 gram dhe ka një trashësi 13.1 mm. Një tjetër karaktersitikë e tij është mungesa e ventilatorëve. Ekrani në modelin 12 inç të MacBook Air karakterizohet nga një rezolucion 2304×1440. Tastiera shtrihet në pothuaj terë gjerësinë e laptopit. Ky MacBook gjithashtu sjell një risi teknologjike të trackpadit. Kjo njësi tani është e paisur me më shumë sensorë duke arritur të bëjë dallimin mes një klikimi të lehtë dhe të fortë dhe si rezultat të ofroj dy komanda kompjuterike të ndryshme.Për performancën e këtij laptopi do të kujdeset një proçesor prej modeleve “Broadwell” Core M. Ky proçesor zotëron një fuqi prej 5 vat dhe një fuqi përpunuesi prej 1.1 Ghz që mund të përshpejtohet deri në 2.9 Ghz. Ky laptop do të ketë një jetëgjatësi baterie deri në 9 orë shfletim në ueb dhe 10 orë duke vështruar video.Largimi i një porte standarte USB 3.1 në favor të një modeli C sjell risi të shumta. Kjo portë do të mund të ofrojë fuqi prej 100 vat në baterinë e laptopit dhe 10 Gbps shpejtësi transferimi të dhënash. Thuani lamtumirë kablloeve HDMI, VGA dhe Thunderbolt. Nga ana tjetër do të duhen një mori adapterash për të riprodhuar funksionalitetet e humbura nga origjinali. Do tu duhen adaptera për të aksesuar portat e Ethernet, USB dhe Thunderbolt.Laptopi do të ofrojë veçori të tilla si “Continuity”, “AirDrop” dhe “AirPlay” duke bërë të mundur ndarjen e të dhënave përmes valëve wireless pa pasur aspak nevojë për një kabllo. Modeli 12 inç Macbook Air do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra, argjentë, gri dhe të artë. Laptopin do të mund ta blini pas datës 10 Prill. Modeli bazë prej 1,300 dollarësh ofron një proçesor dy bërthamësh 1.1 Ghz, 8GB Ram dhe një disk solid(SSD) 256 GB. Një model 1,600 dollarësh do të ofrojë një proçesor Dual Core 1.2 Ghz dhe disk solid prej 512 GB.Ndërsa i gjithë fokusi ishte tek modeli i ri i linjës MacBook, Apple nuk harroi as modelet e tjera Mac. Në fakt e gjithë linja MacBook është riafirmuar me proçesorët e gjeneratës së pestë Intel. Këto proçesorë do të ofrojë një jetëgjatësi më të lartë baterie dhe performance të shtuar modeste krahasuar me proçesorët Haswell. Modelet 13 inç do të përditësohen me një hapësirë flash dy herë më të shpejtë sesa paraardhësit.


Facebook heq pëlqimet e fansave joaktiv!
10/03/2015
Faqet e Facebook së shpejti do të mund t’i humbin disa nga fansat dhe pëlqimet e tyre. 

Dje gjatë ditës, rrjeti social ka njoftuar se do ti largojë pëlqimet nga llogaritë e deaktivizuara.Ky veprim do të jetë një humbje e madhe për kompanitë që kanë luftuar për më shumë pëlqime në rrjetin social, sepse në faqet e tyre ka edhe llogari dhe njerëz që paraqiten si fansa, por që aktiviteti i tyre është shuar prej kohësh.Mirëpo Facebook ka thënë se kjo lëvizje do tu ndihmojë bizneseve që ta dinë se kush janë fansat e tyre aktual dhe ta përcjellin aktivitetin e tyre të vërtetë në faqet e tyre brenda Facebook. 

“Apple” ka një problem…shumë fitime 
10/03/2015
Me vdekjen e Steve Jobs katër vite më parë “Apple” humbi diçka, por jo gjithçka. 

Katër vite nën drejtimin e Tim Cook, gjiganti amerikan i teknologjisë ka humbur terren në treg, po jo sa i përket të ardhurave financiare. Për t’u bindur mjafton t’u hidhet një sy të ardhurave të deklaruara nga “Apple” për 3-mujorin e fundit të vitit 2014. 74.6 miliard dollarë xhiroja totale me një fitim prej 18 miliardësh që për “The Guardian” është fitimi më i madh i të gjitha kohërave për një kompani, madje edhe më e lartë se të ardhurat e gjigantëve të energjisë dhe karburanteve si “ExxonMobil” apo “Gazprom”. Me 178 miliard dollarë likuiditete dhe me vlerën e aksioneve që rriten në vazhdimisht në bursë, tani për tani problemi më i madh për “Apple” është se si të shpenzojë paratë. E thënë më thjeshtë, sipas analistëve të “Standard and Poor’s” nëse do të shpërndaheshin për 320 milion amerikanët përfitimet e “Apple”, çdo qytetari do t’i takonte 552 dollarë.
Pasuria e “Apple” në shifra:
Likuiditeti që disponon “Apple” - 178 miliard dollarë
Të ardhura nga 3-mujori i fundit i 2014-ës - 74,6 miliard dollarë  
Fitimet në 3-mujorin e fundit të 2014-ës - 18 miliardi dollarë  
iPhone të shitur në 2014-n - 192,7 milionë  
iPhone të shitur çdo ditë përgjatë 3-mujorit të fundit të 2014-ës - 34 mijë
Tregu i “Apple” në fushën e telefonave inteligjentë - 19,7 përqind (Tregu i telefonave Android 76,6 përqind)
Punonjës në mbarë botën - 98 mijë 


Android Pay prezantohet në MWC
03/03/2015
Javën e kaluar është thënë se Google ka një sistem të ri të pagesave mobile në përgatitje të cilin e ka quajtur Android Pay dhe tani Google ka konfirmuar atë në MWC 2015.

Sundar Pichai nga Google njoftoi se kompania është duke punuar në Android Pay dhe se ky sistem i pagesave do t’ua mundësojë zhvilluesve të kryejnë pagesa në aplikacionet e tyre.Me sa duket, Android Pay do të punojë në një mënyrë të ngjashme me Apple Pay dhe se gjithashtu u konfirmua se sistemi do të përdorë tokenët, që janë projektuar për t’i bërë pagesat mobile më të sigurta.Ndërsa Google ende nuk e ka zbuluar ndonjë për kohën e lansimit të Android Pay, pritjet janë që kompania amerikane ta bëjë këtë në konferencën e zhvilluesve të njohur si I/O, ngjarjen e saj e cila mbahet në këtë muaj. 

Aplikacioni që zgjidh ekuacionet matematikore
03/03/2015

Damir Sabol, një ekspert kompjuterik kroat ishte duke ndihmuar djalin e tij në zgjidhjen e detyrave të matematikës, kur papritur i lindi një ide.

“Pse duhet të lodhemi kaq shumë me llogaritje kur mund të shfrytëzojmë softuer inteligjent?” tha ai.Sabol e realizoi idenë e tij dhe si përfundim u krijua aplikacioni PhotoMath. Bëhet fjalë për një aplikacion falas i cili mund të skanojë dhe të zgjidhe ekuacionet matematikore duke i zgjidhur dhe dhënë shpjegim për veprimet hap pas hapi.PhotoMath është lançuar në muajin Tetor të vitit që shkoi dhe që nga ai moment ai ka korrur një sukses të vërtetë në dyqanin e aplikacioneve App Store duke u shkarkuar më shumë se 11 milion herë.Tanimë ai është përditësuar për të zgjidhur ushtrime të një niveli më të lartë vështirësie. Së shpejti pritet të lançohet dhe një version për Android.Ky aplikacion është bazuar në të njëjtën teknologji që është përdorur dhe në aplikacionin PhotoPay që u prezantua në vitin 2012 nga kompania Sabol.Photo Pay thjeshtëson përdorimin e bankës nga telefoni duke skanuar faturat dhe duke i paguar ato në moment direkt nga llogaria bankare përmes smartfonit.Sabol tha për Reuters se ajo që ai ka bërë realisht është ti mësosh telefonit se si ai të lexojë gjëra nga bota reale.Ai shtoi se PhotoMath ka 1.5 milion përdorues aktiv mujor duke marrë përgëzime dhe nga mësuesit për ndërtimin e këtij aplikacioni. Sabol deklaroi se kurrë nuk do të pendohet që e ofroi këtë aplikacion falas.


NASA, 5 misione për studimin e tokës
24/02/2015
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, është duke i dhënë fund periudhës së saj 12-mujore më të ngarkuar në më shumë se një dekadë, pas realizimit të katër misioneve në vitin 2014 dhe përgatitjes së misionit të pestë të planifikuar për më 29 janar. 

Siç njofton korrespondejta e Zërit të Amerikës Rosanne Skirble, instrumentet që do të dergohen në orbitë do të studiojnë sistemet vitale të Tokës që mbështesin jetën dhe se si po reagojnë ato ndaj ngrohjes së planetit.Sondat e fundit të flotës së NASA-s e sjellin në 18 numrin e instrumenteve që vëzhgojnë tokën.Së pari, në shkurt të vitit të kaluar filluam misionin GPM ose Matja e Reshjeve Globale, thotë shkencëtari i NASA-s, Tom Wagner.“Ky sistem do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë reshjet, do të jetë në gjendje të masë nivelin e borës në atmosferë, dhe në përgjithësi do të përmirësojë njohurinë tonë mbi reshjet”.GPM u pasua nga misioni për vëzhgimin e dioksidit të karbonit orbital ose OCO-2. Zoti Wagner thotë se kjo është e rëndësishme, duke patur parasysh se lirimi i dioksidit të karbonit është kontribuesi kryesor i ngrohjes globale.“Një nga gjërat më të rëndësishme që ne kemi nevojë të dijmë është se nga vjenë dioksidi i karbonit dhe ku po shkon. A thithet nga oqeani? A po lirohet nga tharja e Arktikut? Dhe, në qoftë se ne duam të kuptojmë se ku do të jetë planeti ynë në 50 ose 100 vjet, në duhet t’i kuptojmë këto lloje të proceseve”.Në vitin e fundit, janë montuar dy instrumente në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.“Është hera e parë që ne jemi duke vënë instrumente në Stacionin Hapësinor për të vëzhguar Tokën. Stacioni i hapësirës është një platformë e rëndësishme sepse ka shumë energji”.Një nga instrumentet quhet RapidScat. Nga pozita e tij fikse jashtë stacionit hapësinor, ai dokumenton shpejtësinë e erërave që lëvizin në sipërfaqe të oqeanit, duke siguruar të dhëna të cilat mund të përmirësojnë modelet klimatike dhe parashikimin e motit. Instrumenti tjetër quhet CATS.“Ky instrument përmes lazerave do të përpiqet të kuptojë marrëdhëniet mes ndotësve dhe grimcave të tjera dhe formimit të reve”.Sateliti tjetër që do të dërgohet në orbit quhet SMAP dhe do të analizojë lagështinë. Fokusi i tij është cikli i ujit, një element kritik për jetën në planet. Zoti Wagner thotë se SMAP dhe mjetet e tjera do të monitorojnë shëndetin e sistemeve jetike të Tokës.“Fakti i thjeshtë është se Toka është e gjitha e ndërlidhur. Në qoftë se dëshironi ta kuptoni atë, ju duhet të bëni matje në mbarë planetin, gjatë gjithë kohës, për ta kuptuar më mirë atë që po ndodh. Dhe satelitët janë një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë”.Shkenctari i NASA-s Tom Wagner thotë se nga arkiva e madhe e të dhënave që vijnë nga satelitët përfitojnë parashikuesit e motit dhe shkencëtarët që përdorin modelet e parashikimit të motit. Të dhënat e NASA-s ndihmojnë edhe fermerët dhe menaxhuesit e oqeaneve dhe tokës që të marrin vendime më të mira në përgjigje të ngrohjes globale.


A do të ofrojë Apple edhe iPhone 6C?
24/02/2015

Përkundër thashethemeve të shumta për Apple iPhone 7, gjasat më të mëdha janë që kompania amerikane ta vazhdojë traditën e saj të emërtimit të modelit të ri të iPhone me shkronjën S, këtë vit.

Dhe kjo do të thotë që në vend të iPhone 7, Apple mund të na e prezantojë modelin e ri iPhone 6S. Mbase edhe iPhone 6S Plus.Herën e kaluar, Apple pati prezantuar edhe versionet më të lira me mbështjellës plastik të iPhone, të cilët i kishte dalluar me shkronjën C. A do të thotë kjo se edhe këtë vit, Apple do të na ofrojë modele të ngjashme, domethënë, iPhone 6C?Sipas 3Dfuture, dhe koncepteve të krijuara nga stafi i saj, thuhet se këtë vit, Apple do ta vazhdojë këtë traditë.Ajo e ka bazuar konceptin e saj të iPhone 6C në modelet e tanishme të iPhone 6, por ka shtuar një shtresë polikarboni për pjesën e pasme, shumë të ngjashme me atë që është parë në iPhone 5C.Nëse Apple mbetet besnike në taktikat e saj, atëherë iPhone 6C do të ofrojë specifika identike me iPhone 6, ndërsa iPhone 6S do të ofrojë procesor më të shpejtë sesa dy modelet ekzistuese. 


YouTube me aplikacion të veçantë për fëmijët
20/02/2015
YouTube ka njoftuar se është duke e filluar një aplikacion të ri për telefona të mençur dhe tabletë që do të jetë i projektuar posaçërisht për fëmijët, dhe do të quhet YouTube Kids. 

Aplikacioni i ri YouTube Kids do të tregojë përmbajtje që është projektuar posaçërisht për fëmijët, dhe videot do të shfaqen në katër kategori të cilat përfshijnë emisionet, të mësuarit, muzikën dhe eksplorimin.Në projektin e ri të YouTube janë bashkuar edhe me një numër i kompanive që ofrojnë përmbajtje të kushtuar fëmijëve, dhe këto kompani përfshijnë emrat e mëdhenj të industrisë sikurse Dreamworks TV, Mother Club Goose dhe Jim Henson TV. Aplikacioni do të vijë edhe me përcaktuesin e kohës, për t’ua mundësuar prindërve të vendosin se sa kohë do të shpenzojnë fëmijët e tyre në përmbajtjen e ofruar.Google do ta lansojë aplikacionin e ri YouTube Kids më 23 shkurt, dhe fillimisht i njëjti do të vihet në dispozicion në sistemin operativ Android. 


VAIO prezanton dy laptopë të rinj, shërbejnë dhe si një tablet
20/02/2015

Para një viti kompania Sony “braktisi” markën VAIO duke ia shitur atë firmës Japan Industries Partners.

Por ky brendnuk është zhdukur nga tregu. Tanimë kjo firmë ka sjellë në treg dy produkte të reja VAIO Z dhe VAIO Z Canvas që janë tërësisht të dizenjuara dhe të ndërtuar nga vet ajo.Bëhet fjalë për dy laptopë tepër elegant në pamje të parë të cilët përdoruesi mund t’i shëndrrojë fare thjesht dhe në një tablet nëse do.Laptopi VAIO Z vjen në dy variante të cilët me ekran 13.3 inç, një trup të ndërtuar nga alumini dhe një SSD(Solid State Drive). I vetmi ndryshim mes këtyre dy versioneve e bën proçesori. Ekrani ka një buton të fikjez/ndezjes dhe mund të kthehet 180 gradë nëqoftëse doni ti tregoni dikujt se çfarë jeni duke bërë në të. Kompania e quan këtë produkt si “kompjueri përbindësh” por shton se ai kërkon kohë për tu karikuar me energji.Nga ana tjetër modeli Z Canvas është cilësuar si “tableti përbindësh”. Është një pajisje 12.3 inç me proçesor i7, 256GB SSD dhe 16GB memorie RAM. Ashtu si “vëllai” i tij i lartpërmendur dhe modeli Z Canvas mund të ndryshojë formë. Tastiera këtu vjen si një aksesor shtesë që mund ti bashkangjitetit ekranit për të patur një laptop një dispozicion ose në vend të saj mund të përdorësh një stilolaps që shkruan mbi ekranin e tabletit. Përsa i përket disponueshmërisë aktualisht kanë filluar porositjet për modelin Vaio Z ndërsa për Z Canvas priten të fillojnë në muajin Maj. VAIO filloi të nxirrte në treg laptopë që pas shitjes në vitin 2013 por pajisjet VAIO Pro dhe VAIO Fit ishin produkte që mbanin markën e Sony. Ndërsa dy laptopët e rinj janë produktet e para që kompania lançon vetëm nën markën e saj. Sony në vitin 2012 lançoi një laptop që e quajti VAIO Z11, ku “Z” simbolizonte fillimin nga zero. Të shohim nëse dy laptopët e VAIO-s do të kenë të njëjtin sukses me laptopët e lançuar nën drejtimin e Sony.

Snapchat do të vlejë 19 miliardë dollarë
19/02/2015
Snapchat është në kërkim të rritjes së shumës së financimit të kompanisë edhe me 500 milionë dolarë, përmes një raundi të ri të financimit që do ta rriste vlerën e përgjithshme të kompanisë deri në 19 miliardë dollar, thotë Bloomberg duke cituar një person me njohuri rreth çështjes.

Vlerësimi i fundit është një rritje masive për kompaninë, të cilës Facebook i kishte ofruar 3 miliardë dollar për ta blerë. Në fund të vitit të kaluar vlera tregtare e Snapchat ishte vlerësuar me më shumë se 10 miliardë dollarë. Drejtuesit e kompanisë, e cila ua mundëson më shumë se 100 milionë përdoruesve të saj të dërgojnë mesazhe që zhduken pas disa sekondash, janë në bisedime të avancuara me menaxherët e fondeve, tha burimi i informacionit për Bloomberg. 

Doreza robotike që ju mëson si të vizatoni
19/02/2015

Gjatë jetës, pothuajse cdo njeri ka eksperimentuar të paktën një herë me vizatimin. 

Vetëm në mos qofshit një nga ata persona që e bëni mirë, ju me shumë gjasa keni hequr dorë dhe keni vazhduar më tej, duke pyetur veten se si njerëzit e tjerë mund të miksojnë linjat bashkë për të krijuar dicka edhe të njohshme por edhe estetikisht të kënaqshme.Nëse në aspektin e vizatimit keni ende vështirësi, shpëtimi juaj qëndron jo tek njerëzimi, por tek robotika. Një dorezë e re robotike ju meson se si të vizatoni nëpermjet trajnimit që i bën memorjes tuaj të muskujve. Studenti i institutit të Copenhagen për dizajnin interaktiv, Saurabh Datta ka zhvilluar një dorezë si pjesë të tezës së tij, fillimisht si një mënyrë për të mësuar pianon.Nëse duart e tij njerëzore nuk mundnin të mësonin, ndoshta disa duar robotike mund t’i mësonin atyre se si të vizatonin. E quajtur Teacher, doreza robot lidhet me dorën dhe gishtat tuaj dhe ju mëson përmes lëvizjeve specifike here pas here. Nëse ju e bëni mjaftueshëm, dora juaj do të mësojë se si ta bëjë përmes memorjes së pastër të muskujve. Natyrisht, kjo nuk do t’ju mësojë se si të transferoni dicka nga imagjinata juaj në letër, por të paktën, teoria është se do t’ju mësojë bazën, se si të bëni linja estetikisht të kënaqshme. Dicka e tillë, i mori Datta vetëm një javë për ta ndërtuar. Nuk është ekzaktësisht mësuesi pas të cilit është emërtuar, por në vend të kësaj, përfaqëson mënyrën se si njerëzit dhe robotët mund të ndërveprojnë kur janë duke punuar për të arritur të njëjtin qëllim. Pavarësisht se është prezantuar me potencialin, për të mësuar se si të vizatojë, Datta gjeti se shumica e pjesëmarrësve nuk e pëlqenin kur doreza kontrollonte shumicën e lëvizjeve. Në të tilla raste ata do të kundërshtonin feedbackun dridhës dhe në mënyrë konstante do të rirregullonin dorën e tyre brenda kontraptimit për të gjetur një pozicion më të rehatshëm. Për të rregulluar këtë cështje komoditeti, Datta regjistroi nervozizmin e shfaqur nga testuesit dhe më pas e rregulloi forcën e feedbackut të makinerisë për t’ju përgjigjur atyre. Në këmbim, kjo gjithashtu ndihmoi makinerinë për të mësuar mbi mënyrën se si njerëzit lëvizin natyralisht. Makineritë e Datta nuk do t’ju ndihmojnë ju papritur për të krijuar artin më të mirë që njerëzimi ka njohur, por është në thelb një shembull i makinerive të cilat kryejnë mësimin për ne.


KaliPAK, pajisja që ofron energji të rigjenerueshme kudo
11/02/2015
Energjia solare, si një energji e pastër dhe e rigjenerueshme është duke u shndërruar në një burim shumë të rëndësishëm. 

Por, është e vështirë për tu akumuluar dhe panelet nuk mund të instalohen kudo.Kështu që, po sikur secili të kishte një central të vogël energjie solare dhe ta merrte me vete, edhe në zonat më të largëta?Start-up i israelit Kalisaya kishte pikërisht këtë ide. Ka dizenjuar një pajisje të quajtur KaliPAK, e cila do të ofrojë energji të rigjenerueshme kudo. Pako e lëvizshme e energjisë mund të ngarkohet duke përdorur energji solare. Shpikësi i saj është i bindur se KaliPAK mund të përdoret në rast të një mungese energjie të shkaktuar nga cdo gjë, duke filluar nga katastrofat natyrore e deri tek mbipërdorimi i baterive nëpër kampingje. Bashkethemeluesi i Kalisaya, Yaron Gissin shpjegon se si funksionon KaliPAK. Ka vetëm një mënyrë për tu ndezur, një buton shumë të thjeshtë për ta bërë funksionale. Ju e lidhni me çfarë do që të dëshironi, qoftë aparatura 12 volt si kamerat, minifrigoriferët ose pajisjet USB si iPad ose celularë dhe ju e ndizni e më pas ajo fillon të karikojë menjëherë duke bërë që pajisjet të ndizen.Pajisja vjen me një transmetues Bluetooth të integruar, të dizenjuar për të lidhur pajisjen me smartphonin tuaj.Në të ardhmen, zhvilluesit planifikojnë t’i japin njësisë së lëvizshme, kapacitetin për tu ngarkuar nga një varietet i burimeve natyrore dhe jo vetëm nga dielli. Vitin tjetër, ne do të kemi një turbinë të lëvizshme ere e cila do të lidhet me KaliPAK dhe do ta ngarkojë atë gjithashtu edhe nga era, thotë Gissin.Kalisaya shpreson të lancojë KaliPAK në vitin 2015 në dyqane të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europen Lindore. Cmimi i saj do të variojë nga 250 deri në 750 euro.


Paralajmërimi i çuditshëm i “Samsung”-ut: Ekranet “e zgjuar” mund t’iu spiunojnë 
11/02/2015
Gjiganti i teknologjisë “Samsung” ka lëshuar një paralajmërim të çuditshëm ndaj klientëve të tij, të cilët shpesh herë diskutojnë informacione mbi çështje personale përpara televizorëve “inteligjentë”, që kanë në mjediset e tyre të banimit. 

Paralajmërimi në fakt u dedikohet atyre shikuesve, të cilët kontrollojnë televizorin “e zgjuar” Samsung duke përdorur funksionin e aktivizimit me zë, apo e thënë ndryshe të komandosh gjithçka vetëm duke u shprehur dhe pa shtypur butonat e telekomandës.Të tillë televizorë, sipas vetëm kompanisë, mund të “dëgjojnë” shumë prej gjërave që thuhen përpara tyre dhe mund t’i shpërndajnë këto detaje me kompaninë “Samsung”, apo edhe me palë të treta.Aktivistët për mbrojtjen e privatësisë thonë se teknologjia e ka marrë frymëzimin për ekranet nga novela “1984” e George Orwell, i cili spiunonte qytetarët.Paralajmërimi erdhi përmes një lajmi të publikuar në revistën online të lajmeve “Daily Beast”, e cila publikoi një ekstrakt të një seksioni të politës së privatësisë së “Samsung”-ut, në lidhje me televizorët “e zgjuar” të lidhur me internet.Politika në fjalë shpjegon se televizori do të dëgjojë vazhdimisht njerëzit që ndodhen në të njëtën dhomë, në përpjekje për të pikasur nëse jepen komanda apo bëhen pyetje përmes kontrollit zanor në largësi. Në të thuhet: “Nëse fjalët e thëna prej dikujt përfshijnë informacione personale apo të ndjeshme, ai informacion do të jetë mes të dhënave të kapura dhe të transmetuara drejt një pale të tretë”. 


Smartfoni Ubuntu tashmë është një realitet
10/02/2015
Pas dy vitesh lajmërime të herë pas hershme, ka mbërritur edhe smartfoni Ubuntu. 

Telefoni është emërtuar Aquaris E4.5 Ubuntu Edition dhe është prodhuar nga një kompania Spanjolle e quajtur BQ. Kjo kompani shumë pak e njohur, ka përshtatur një telefon të saj Android për të funksionuar me sistemin operativ Ubuntu. Smartfoni kushton 170 Euro. Lajmërimi për disponueshmërinë e smartfonit do të bëhet në një mënyrë të pazakontë dhe pikërisht përmes rrjetit social Twitter.Ky çmim modest vjen edhe me disa karakteristika modeste të smartfonit. Telefoni ka një ekran 4.5 inç me rezolucion 540 x 960 pixel. Në zemër të tij gjendet një proçesor MediaTek 1.3 Ghz katër bërthamësh. Aktualisht nuk do të ofrohet një model me mbështetje për LTE, ndërsa hapësira e të dhënave arrin në 8 GB. Aquaris E4.5 Ubuntu Edition ofron mbështetje për dy karta SIM dhe një microSD. Karakteristika që bie më tepër në sy, në termat e specifikave të harduerit është kamera frontale prej 5 Megapixel e cila është trashëguar nga modeli Android i smartfonit.Në bazë të specifikave të lartpërmendura, lehtësisht mund të kuptojmë së objektivi i këtij smartfoni është tregut i smartfonëve buxhetor. Sa keq që do të përballet me një konkurrencë të fortë nga modeli Motorola Moto E dhe telefonët Windows Phone të brendit Lumia. Por Caonical, kompania që fshihet pas Ubuntu, beson se ka një avantazh falë eksperiencës së re që do të ofrojnë me këtë smartfon. Më herët kompania kishte thënë se “ne nuk jemi këtu për të sjellur një tjetër klon të Android dhe iOS”. Ndërfaqja e sistemit operativ është krejtësisht ndryshe nga ç’kemi parë në Android dhe iOS, sepse në Ubuntu nuk ekzistojnë butonat fizikë e as virtualë. Çdo gjë është e bazuar në gjestet mbi ekran. Më parë Caonical kishte shpenzuar 32 milion dollar për të ndërtuar telefonin Ubuntu Edge i cili nuk u shfaq asnjëherë fizikisht.Smartfoni Aquaris E4.5 Ubuntu Edition do të mbështesë aplikacionet Facebook, Twitter, Amazon, Time Out, Yelp dhe Cut The Rope. Aplikacionet do të integrohen falë API-ve të uebit. Ky telefon mbështet standartin HTML5 në mënyrën më të bukur të mundshme. Smartfoni nuk do të ofrohet në shitje gjerësisht por përmes shitjeve sporadike duke rekrutuar testues të hershëm. 

Publikohen imazhet e para të Windows 10 për smartfonët
10/02/2015
Planet e gjigandit të softuerit ishin të qarta, Microsoft do të lançonte Vëzhgimin Teknik të Windows 10 për telefonët këtë muaj.

Ndërsa sapo kanë mbërritur edhe pamjet e para të platformës. Një përdorues në Twitter ka postuar tre imazhe të sistemit operativ mobil.Në ekranin e parë shfaqet përditësimi i Vëzhgimit Teknik të Windows 10. Imazhi i dytë paraqet qendrën e re të njoftimeve.Qartësisht vëmë re se është shtuar numri i shkurtesave nga 4 në 12 të tilla. Imazhi i fundit paraqet ridizenjimin e panelit të cilësimeve në Windows 10.Ky panel ngjason së shumti me atë që kemi parë në ndërtimin 9926 të Vëzhgimit Teknik për desktop.

Apple Search do të jetë rivali më i ri i Google?
07/02/2015
Apple dhe Google kanë qenë rival që nga koha kur Google e ka përcjell Apple në biznesin e saj të telefonave të mençur mobil me lansimin e platformës mobile Android.

Në qershor të vitit 2007, Apple e ka prezantuar telefonin e saj revolucionar iPhone, ndërsa Google ka debutuar në shtator të 2008 me sistemin operativ Android.Sipas një raporti të fundit thuhet se Apple tani e ka në plan ti kundërvihet kompanisë Google me depërtimin në biznesin e saj të kërkimit, nga i cili Google e gjeneron shumicën e të hyrave.Sipas burimeve të ndryshme lidhur me këtë çështje, thuhet se Apple është duke e përgatitur lansimin e një motori të kërkimit, i cili do të jetë rival direkt më Google.Cult of Mac thotë se Apple tashmë i ka hapur disa vende të punës lidhur me produktin e saj të ri që do ta quajë ‘Apple Search’. 


Cicërimat e Twitter do të paraqiten si rezultate të kërkimit në Google
07/02/2015
Google dhe Twitter thuhet se kanë arritur marrëveshje e cila do të bëjë që cicërimat e përdoruesve të rrjetit social të paraqiten si rezultate të kërkimit në Google.

Në gjysmën e parë të këtij viti cicërimat do të shfaqen si rezultate të kërkimit në Google, menjëherë pas postimit të tyre në Twitter.Si pjesë e kësaj marrëveshje, Twitter do t’i ofrojë kompanisë Google të gjitha të dhënat e postimeve të bëra nga më shumë se 284 milionë përdorues sa ka ky rrjet social.Twitter e ka parë që kohët e fundit rritja e përdoruesve të saj ka qenë e ngadalshme, dhe me këtë marrëveshje me gjiganti e kërkimit online ajo shpreson që cicërimat do të shfaqen në rezultatet e kërkimit në Google dhe se ky veprim do të bëjë që edhe jo-përdoruesit e rrjetit social të hapin llogari të reja në faqen e saj.


Sony Xperia Z4 do të jetë një super-telefon!
06/02/2015
Një publikim i ri në rrjetin social kinez Weibo ka ofruar të dhëna të reja për telefonin më të ri të kompanisë Sony, përkatësisht modelin Sony Xperia Z4, dhe karakteristikat e reja që do ti sjell ky telefon i avancuar.

Nëse ndodhë që raportimet për këtë telefon të jenë të sakta, atëherë mund të thuhet se Sony Xperia Z4 do të ofrojë përmirësime të shumta harduerike dhe të dizajnit në krahasim me paraardhësin e tij, Sony Xperia Z3.Dallimi më i theksuar në këto dy modele të telefonave të Sony, sipas fotografive, është ndërrimi i lokacionit të kamerës së përparme dhe sensorëve të afërsisë dhe të dritës.Më pas, i gjithë dizajni i Sony Xperia Z4 duket se do të jetë më i hollë sesa ai i Sony Xperia Z3, sepse ky i fundit cilësohej si i “trashë” për nga trupi i telefonit.Disa analistë që i kanë vlerësuar këto pamje të Z4 thonë se telefoni i ri nga Sony do të duket ngjashëm me atë të HTC, One (M9) i njohur ndryshe edhe si HTC Hima.Sipas burimeve të shumta thuhej se Sony Xperia Z4 do të vijë me procesorin 64-bit nga Qualcomm, Snapdragon 810 SoC, me 2.8 GHz octa-core CPU dhe 4GB RAM.Më pas është përmendur edhe memoria me 32GB, lidhja Cat. 6 LTE, dhe Bluetooth 4.1. Por duhet të presim edhe disa ditë para lansimit të tij zyrtar në panairin e madh të teknologjisë që mbahet në Barcelonë.

Publikohen foto të reja të modelit të ardhshëm HTC One M9
06/02/2015
Kur u prezantua modeli i parë HTC One në 2013, u vlerësua si telefoni më i bukur Android. 

Akoma është telefoni i vetëm Android që karakterizohet nga një trup alumini me një ndërtim po aq cilësor sa edhe një iPhone. Tashmë kompania është pranë lançimit të modelit të radhës.Bazuar në disa foto të publikuara në ueb, modeli i radhës HTC One do të ngjasojë së tepërmi me modelin aktual One M8. Në këtë artikull kemi përfshirë disa foto të reja publikuar në rrjetin social kinez Weibo. Ato na japin një ide më të qartë të pamjes së smartfonit.Presim të mësojmë më shumë me datë 1 Mars, gjatë kongresin mobil botëror. Në këtë event kompania zyrtarisht do të bëjë të ditur edhe datën e nxjerrjes në shitje të këtij modeli dhe çmimin e tij.

LG planifikon në rritjen e linjës së telefonave G
04/02/2015
Edhe pse të gjithë janë në pritje të modelit të ri të telefonit LG G4, kompania koreane ka vendosur që të bëjë një njoftim tjetër.

Në fakt, LG ka marrë markat tregrare për një seri të modeleve të reja të telefonave që do të vjinë në të ardhmen, të cilët do të jenë pjesë e linjës së telefonave G. Përkatësisht bëhet fjalë për modelin ekzistues si LG G3 dhe patentat për modelet e ardhshme sikurse LG G4, LG G5, LG G6, LG G7, LG G8, dhe LG G9.Përkundër rezervimit të këtyre emrave, nuk dihet nëse LG do ti prodhojë të gjitha këto modele me këto emra, por LG me sa duket po bëhet gati për të ardhmen. 


Ja sa do të kushtojë Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge?!
04/02/2015

Gjenerata e re e telefonit të mençur të Samsung, përkatësisht modeli Samsung Galaxy S6 për të cilën kompania tashmë ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjen në të cilën do ta prezantojë atë, me sa duket dihet edhe se sa do të kushtojë.

Sipas AndroidPIT thuhet se çmimet e Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge tashmë dihen, dhe se të njëjtat i ka marrë nga burimet e saj të besueshme.Bazuar në këto të dhëna, çmimet e Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge janë sipas varianteve të cilat i zgjedh përdoruesi.

Samsung Galaxy S6 32 GB: €749
Samsung Galaxy S6 64 GB: €849
Samsung Galaxy S6 128 GB: €949
Samsung Galaxy S Edge 32 GB: €849
Samsung Galaxy S Edge 64 GB: €949
Samsung Galaxy S Edge 128 GB: €1,049Mirëpo, nëse bazohemi në të kaluarën, çmimi i Galaxy S6 mund të jetë i përafër me 699 dollarë, ndërsa S Edge do të sillet rreth 749 dollarë, si version i lirë pa kontratë me operatorët mobil.Megjithatë, duhet të pritet për ngjarjen zyrtare të Samsung për ta ditur sigurtë koston e modelit të ri të telefonit të Samsung, Galaxy S6.


Metali kundra ujit
02/02/2015
Uji shpesh dëmton metalet, duke shkaktuar ndryshk, kalbje apo edhe konsumim. 

Falë një procesi inovativ me lazer, sidoqoftë metali po hakmerret.Shkencëtarët e universitetit të Rochester Chunlei Guo dhe Anatoliy Vorobyev kanë zhvilluar një teknikë duke përdorur struktura ekstremisht precize me lazer të cilat e kthejnë metalin ne superhydrophobik, me fjalë të tjera ekstremisht zmbrapsës ndaj ujit.Imagjinoni një metal të fuqishëm, me përjashtim të faktit se materiali që do të mbulonte këtë metal, nuk do të ishte pjesë e sipërfaqjes por do të ishte pjesë e brendshme e metalit. Uji në të vërtetë kërcen nga siperfaqja dhe rrëshket tutje.Mundësitë janë të shumta, thotë Guo, duke filluar nga pajisjet e kuzhinës e sigurisht në aeroplane. Nuk do të shqetësohemi më për shkrirjen, sepse uji nuk do të jetë i aftë të ngrijë në një pajisje ajrore si fillim. Falë vetive zmbrapsëse të sipërfaqes, është në thelb vetë pastrues.Në mënyrë ironike, Guo u frymëzua nga një projekt në të cilin ai dhe skuadra e tij trajtonin një varietet materialesh për t’i bërë ato superhidrofilike.Ne punuam me një varietet materialesh, jo vetëm metalin por edhe me semikonduktoret, xhamin dhe gjëra të tjera, thotë ai. Edhe në sipërfaqje vertikale, efekti ishte shumë i fortë. Nëse unë hidhja njË pike ujë në sipërfaqje, do të kërcente vertikalisht kundër gravitetit. Kështu që kjo na motivoi për të parë edhe procesin e kundërt.Në kumtesën e tyre, të dy krahasuan sipërfaqjet me atë të një gjethe të një zambaku uji, i cili ka një strukturë hierarkike që përmban një strukturë më të madhe në shkallë të vogël dhe është superhidrofobik.Struktura jonë në një farë mënyre imiton, deri diku, këtë vendosje natyrale të gjethes së zambakut, thotë Guo. Dhe sikurse gjethja e zambakut, për shkak se metali i strukturuar me lazer është kaq shumë zmbrapsës ndaj ujit, ka gjithashtu edhe aftësi vetë pastruese. Në një eksperiment, Guo, hodhi pak pluhur shtëpie nga një pastrues me vakum në një sipërfaqje të trajtuar.Vetëm pak pika ujë mblodhën të gjithë pluhurin dhe metali qëndroi i thatë.Në punën e tyre, shkencëtarët përdorën platinin, titaniumin dhe tunxhin si metale shembuj, por Guo thotë se ai beson se kjo teknikë do të funksionojë për një varietet metalesh, pa përmendur substancat e tjera.

Twitter haptazi në luftë me Instagram

26/01/2015
Twitter ka kërkuar nga përdoruesit e saj që t’i postojnë fotografitë e tyre drejtpërdrejtë në Twitter, dhe jo përmes shpërndarjes së fotografive nga Instagram, thuhet sipas një raporti të fundit nga Mashable.

Rrjeti social Twitter u ka dërguar mesazhe përdoruesve të saj kryesor, duke u kërkuar atyre që të postojnë fotot e tyre direkt në Twitter, sepse kur ata ta bëjnë këtë gjë përmes rrjetit social rival Instagram, atëherë përcjellësit e tyre nuk do të mund ti shikojnë fotografitë, por vetëm linkun e cila çon në Instagram për ta parë fotografinë.Këtë porosi Twitter ua dërgoi disa profileve të famshme në rrjetin e saj social, listë kjo e cila përfshin llogari të njerëzve nga media, sporti, argëtimi dhe shumë kategori të tjera.Duke i parë këto vendime të Twitter, atëherë lirisht mund të thuhet se rrjeti i famshëm social është në luftë të hapur me rivalin e saj, i cili së fundmi u tha se e ka shkallën më të lartë të rritjes, sa i përket numrit të përdoruesve. 


Apple shet 73 milionë iPhone 6 për tre muaj, Apple Watch vjen në mars!
26/01/2015
Një analist i KGI Securities që është shumë i njohur kur bëhet fjalë për kompaninë Apple ka publikuar një raport të ri të hulumtimit sa i përket shitjeve të kompanisë amerikane, përkatësisht shitjeve të iPhone 6.

Në raportin e ri analisti Ming Chi Kuo ka parashikuar se Apple ka arritur të shesë një numër të jashtëzakonshëm të modeleve të reja të iPhone, përkatësisht 73 milionë njësi për tremujorin e katërt të vitit 2014. Sipas raportit të njëjtë thuhet se Apple do ta lansojë edhe orën e saj të parë digjitale, Apple Watch, dhe se debutimi i saj zyrar do të ndodhë gjatë muajit mars. Edhe pse Apple ka qenë shumë e kujdesshme sa i përket detajeve për orën e saj që pritet të paraqitet në treg brenda këtij viti, pritjet janë që karakteristikat e orës së shumë-pritur të Apple të bëhen të ditura pak kohë para debutimit të saj zyrtar. Ndërsa sa i përket parashikimeve të shitjeve për iPhone 6, raporti thotë se iPhone 6 ka kontribuar me 42 milionë njësi të shitura për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe iPhone 6 Plus me vetëm 16 milionë njësi. Raporti thotë se në tremujorin e parë të vitit 2015, Apple do të arrijë të shesë mbi 61 milionë njësi të telefonave të saj më të ri të gjeneratës iPhone 6. 

Fjala e fundit e teknologjisë japoneze, 100 robotë që kërcejnë në sinkron
22/01/2015
Ata kërcejnë si të ishin një trupë e mirëstërvitur baleti! Dhe janë plot 100.Robotët e kompanisë japoneze “Robo Garage”, të dizajnuar nga Tomotaka Takahashi, janë fjala e fundit të teknologjisë, pasi mund të lëvizin dhe kërcejnë me zhdërvjelltësi të jashtëzakonshme.

Robotët 34 centimetra të lartë, që peshojnë vetëm 1 kilogram, kanë edhe një të veçantë tjetër: ata nuk mund të blihen në dyqan si një mall i zakonshëm, por duhet t’i ndërtosh vetë.Kompania e lodrave për fëmijë, “DeAgostini” e ka çmontuar robotin në 75 copëza dhe secila prej tyre do të shpërndahet për lexuesit e revistës së përjavshme “Robi” deri sa të formohet roboti.Për ta ndërtuar të plotë, kostot shkojnë 1200 dollarë, sa dhe shuma për të blerë të 75 botimet e revistës. Ideja për ta ofruar robotin me këste është pëlqyer nga drejtuesit, sepse kështu mund të jetë më e përballueshme nga blerësit.Numri i parë me një pjesë të “Robi”-t ka dalë në vitin 2013 e deri më tani të apasionuarit kanë ndërtuar rreth 60 mijë prej tyre.Për ideatorin e tyre, Takahashi, shpikja më e madhe që nga koha e celularit do të jenë pikërisht robotët e zhdërvjellët që flasin.“Mendoj se Robi do të zvogëlohet edhe më shumë në të ardhmen, do të ketë funksionet e një telefoni celular dhe do të mund të mbahet në xhepin e xhaketës. Madje me të mund të bësh edhe një bisedë. Mendoj se kjo epokë do të vijë shpejt, unë dua ta bëj realitet brenda vitit 2022″.Takahashi gjithashtu mendon se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga zhvillimet robotike. Ashtu si ai në fakt e mendon edhe qeveria japoneze.Me një nga popullësitë më të vjetra në botë, krerët e vendit kanë shpresa të mëdha se në të ardhmen robotika mund të jetë përgjigja për uljen e numrit të punëtorëve, sidomos për në fushën e bujqësisë.

Re-Timer, syzet që ndihmojnë proçesin e gjumit
20/01/2015
Jeta moderne e përditshme do te thotë se një numër në rritje njerëzish janë duke vuajtur nga çrregullimet e gjumit të cilat mund të çojnë në probleme shëndetësore serioze. 

Mes numrit të lartë të shkaktarëve të këtij fenomeni, është edhe lodhja nga fluturimet për shkak të udhëtimeve ndërkombëtare si edhe puna e natës. Në universitetin australian të Flinder, psikologu i gjumit Leon Lack beson se ai ka pikërisht përgjigjen. Quhet re-timer dhe duket si një palë syze dielli qesharake. Kjo pajise që kontrollon kohën emëton një dritë të butë, blu dhe jeshile e cila stimulon pjesën e trurit që është përgjegjëse për ritmin tonë circadian, e njohur ndryshe si ora e trupit, e cila e lejon trupin të jetë më në gadishmëri kur jemi të zgjuar dhe të flejë më qetësisht në kohën e gjumit. Na erdhi në mend se diodat që emëtojnë dritë, të cilat janë pajisje shumë të vogla, në mënyrë shumë eficente konvertojnë elektricitetin në dritë dhe nëse ato do të montoheshin më afër syve tanë, ato do të fusnin mjaftueshëm dritë në sy dhe do të shërbenin si një pajisje për terapi drite. Kështu që në thelb, vetëm që afroi burimin e dritës më afër me sytë dhe zvogëloi madhësinë e burimit të dritës, thotë profesor Leon Lack, bashkë zhvillues i re-timer. Terapia me dritë është përdorur për vite për të ndihmuar rregullimin e orës së trupit, veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i ndikimit sezonal. Por pajisjet e mëparëshme nuk ishin edhe aq miqësore me përdoruesit, pasi kutia e dritës duhej të lidhej me një burim elektrik dhe përdoruesi duhet të qëndrojë në të njëjtin vend për një kohë të konsiderueshme. Zbulimi në pajisjen aktuale, është dioda e vogël që emëton dritë. Zgjedhja jonë e diodave që emëtojnë dritë në ngjyrën blu dhe jeshile e përdorur në re-timerat, u bazua mbi kërkimin tonë përgjatë dekadës së fundit, në lidhje me llojet e gjatësive të valëve ose ngjyrave të cilat janë më eficente në ndryshimin e koordinimit të orës trupore, thotë profesor Lack. Megjithatë, nje gjumë i mire gjatë natës vjen me një çmim: një pajisje re-timer e fuqizuar me bateri do t’ju kushtojë rreth 250 euro.

Tatuazh të përkohshëm për matjen e nivelit të sheqerit në gjak
20/01/2015
Profesionistët dhe ekspertët në fushën e shëndetit kanë gjetur një mënyrë për tu larguar nga rrugët e dhimbshme për matjen e sheqerit në gjak.

Nanoinxhinierët kanë ndërtuar një lloj tatuazhi të përkohshëm i cili mat nivelin e sheqerit në gjak. Amay Bandodokar, një kërkues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego ka krijues një sensor fleksibël që përdor elektricitetin për të matur glukozën në trupin e pacientit.Matja e nivelit të sheqerit në gjak disa herë gjatë ditës është një rutinë vitale për pacientët diabetik sepse tregon se si përgjigjet trupi ndaj sëmundjes. Por duke qenë se pacientet e konsiderojnë diçka të dhimbshme këtë matje ata shpeshherë mundohen ta shmangin këtë proces. Ndaj dhe ky tatuazh i përkohshëm është menduar si një mënyrë tepër funksionale dhe aspak e shtrenjtë. Tatuazhi duhet të ndërrohet çdo ditë dhe sensorët kushtojnë vetëm pak cent. Skuadra e zhvillimit raportoi se aktualisht kjo mënyrë është testuar dhe ka rezultuar e suksesshme. Kërkuesit shpresojnë se kjo mënyrë do të përdoret dhe për të matur komponentë të tjerë të trupit të njeriut si presioni i gjakut, karbohidratet, yndyrnat, alkoolin apo droga ilegale.


Të rinjtë më të orientuar drejt Instagram, më të rriturit preferojnë Facebook
14/01/2015
Zakonisht të rriturit të cilët janë në marrëdhënie pune përdorin më tepër postën elektronike (e-mail) sesa rrjetet e ndryshme sociale. 

Qendra Pew Research ka bërë një studim të ri i cili ka treguar se më tepër se gjysma, pra për të qënë të saktë 56 %, e përdoruesve të internetit midis moshës 65 vjeçare e sipër kanë hapur një llogari në rrjetet sociale.Çfarë është edhe më mbresëlënëse është fakti se 31% e të gjithë të rriturve të cilët bëjnë pjesë në këtë grupim janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa përshi i përket të rinjve, 53% e atyre midis moshave 18 deri në 29 vjeçare preferojnë më tepër rrjetin social Instagram, rrjet në të cilin shpërndahen selfiet e fotot me ndjekësit apo edhe me publikun e gjerë.Për më tepër studimi tregoi gjithashtu se një rritje të dukshme në numrin e përdoruesve kanë hasur edhe Instagram, Twitter, Piterest dhe madje edhe Linkedln në vitin e kaluar. 
Roboti femër që shet akullore

13/01/2015
Turma njerëzish, banorë të provincës Liaoning, në veri-lindje të Kinës, janë habitur dhe tërhequr për orë me rradhë nga një robot-femër në një qendër tregtare që shet akullore.

Roboti simpatik, është vendosur në një makinë transparente që lëviz, përreth së cilës blerës të ndryshëm mund të porosisin akullore me shijen e preferuar.“Është vërtet këndshëm. Është shumë e qetë teksa bën akullore. Është hera e parë që shoh një robot kaq të këndshëm dhe të avancuar njëkohësisht. E kam parë një gjë të tillë vetëm nëpër filma” u shpreh një banor, i cili sigurisht nuk ngurroi as të porosisë.Roboti mund të prodhojë në moment 6 shije të ndryshme të akullores, nga të cilat klientët pasi i provojnë, mund të porosisin.“Roboti kushton 1.5 milionë yuan kinezë apo 150 mijë dollarë amerikanë. Ajo vepron në mënyrë shumë të saktë dhe të kujdesshme pasi kontrollohet në çdo moment nga rrezet infra të kuqe.Të gjitha pjesët e sipërme të robotit femër janë të rrotullueshme, për të bërë të mundur edhe lëvizjen e saj për tju përgjigjur kërkesave dhe dëshirave të klientëve. Lëvizjet e saj janë të fiksuara dhe kontrollohen nga një kompjuter” u shpreh Xu Long, punonjësi i qëndrës tregtare.

"Sepheus”, roboti i pamposhtur në poker

12/01/2015
Mendoni se jeni të pamposhtur në poker? Provojeni njëherë kundës “Sepheus”, programit të krijuar së fundmi nga shkencëtarë që thonë se është i pamposhtur. 

Programi është ndërtuar nga programues kanadezë dhe  gjendje që të luajë dhe interpretojë 24 triliard duar për sekondë në një periudhë prej dy muajsh, që do të thotë se ka luajtur lojën e famshme të letrave më shumë se gjithë njerëzimi në të gjitha kohërat.“Programi mund të përballet me lojtarët më të mirë të pokerit sot në botë dhe në fund do të jenë ata që do të humbasin paratë e tyre”, thotë Michael Boëling nga Universiteti i Albertas në Kanada, udhëheqës i grupit të shkencëtarëve që programoi “Sepheus”. Në fakt prej katër dekadash pokeri ka qenë një lojë e papërshtatur për inteligjencën artificiale për vetë natyrën e lojës, por me hedhjen e “Sepheus” kjo gjë ndryshon. 

Çorapet inteligjente që masin vrapin tuaj
12/01/2015
Duke parë avancimin me ritme të shpejta të teknologjisë, e gjitha kjo ishte një çështje kohe. Pas bluzëve, syzeve, orëve inteligjente po mbërrijmë tek çorapet inteligjente. 

Është kompania Sansoria që e ka sjellë këtë risi, e cila premtoi se këto çorape do të jenë në treg brenda këtij viti. Teknologjia e përdorur në këto çorape, është e vendosur në tre vende të ndryshme në pjesën e shputës së këmbës. Sensorët mund të masin hapin tuaj, shpejtësinë e vrapimit apo shtrirjen e këmbës. Ndërsa në pjesën e sipërme të çorapes është vendosur një pajisje e vogël elektronike që bën të mundur ruajtjen e të dhënave që kapen nga sensorët. E gjitha kjo vjen e shoqëruar nga një aplikacion për iOS, Android dhe Windows Phone. Këto çorape inteligjente do të kushtojnë 199 $. Ju mund të pyesni veten a lahen këto çorape? Sigurisht që po. Por me kalimin e kohës sensorët degradojnë ndaj dhe kompania ka dhënë garanci deri në 35 larje.

Microsoft prezanton versionet gold të Lumia 830 dhe Lumia 930
10/01/2015
Microsoft ka “shfrytëzuar” në maksimum CES duke prezantuar dy versione të reja të Lumia 830 dhe 930. 

Këto dy modele ofrojnë të njëjtat specifika si ato të lançuara më parë, por ngjyrat janë zëvendësuar me ngjyrën e florinjtë. Kjo kompani mund ti jetë bashkuar pak me vonesë trendit të ngjyrës gold, megjithatë smartfonët e rinj duken të mrekullueshëm dhe plot shkëlqim.Ngjyra gold është kombinuar me atë të bardhë dhe të zezë në pjesën e pasme ku duket qartazi marka e Nokia-s duke qenë se kjo është linja e fundit e smartfonëve të Microsoft nën këtë markë. Këto dy versione do të jenë të dipsonueshme vetëm në disa shtete te caktuara të kontinentit evropian, në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Kinë që nga fundi i muajit janar. Kompania nuk ka dhënë ndonjë detaj përsa i përket çmimit, por një smartfon i tillë me kosto të ulët nuk pritet të shoqërohet nga një çmim i shtrenjtë.
Apple pezullon shitjet në Rusi, për shkak të rublës
18/12/2014
Gjiganti i teknologjisë Apple shprehet se nuk mund të shesë prodhime online në Rusi, pasi vlera e rublës është shumë e paqëndrueshme për vendosjen e çmimeve.

Kompania ka ndaluar shitjet e iPhone-ve, iPad-ëve dhe produkteve të tjera në Rusi, një ditë pasi rubla ka shkuar në rënie të lirë.Rubla ka humbur më shumë se 20 për qind të vlerës këtë javë, pavarësisht vendimit të Bankës Qendrore Ruse për të rritur normën bazë të interesit nga 10.5 për qind në 17 për qind.Muajin e kaluar, Apple ka rritur çmimet në Rusi për 20 për qind, pasi dobësimi i rublës i ka bërë produket e tij atje më të lira se në pjesën tjetër të Evropës.

Ja gënjeshtrat më të mëdha në Facebook për vitin 2014
18/12/2014

Sa më shumë rritet numri i përdoruesve të Facebookut, njëkohësihet rritet edhe numri i publikimeve jo të vërteta. 

Disa janë të rastit, por shumë prej tyre po shpërndahen në formë virale me të vetmin qëllim: Mashtrimin e publikut. Gjatë këtij viti, shumë prej tyre kanë pasur sukses. Ja disa prej tyre:

STATUSI QË U OFRON KLIENTËVE MBROJTJEN E FOTOGRAFIVE TË PUBLIKUARA!
Pasi Facebooku ndryshoi disa nga kushtet e përdorimit në fillim të këtij muaji, në këtë rrjet social filloi të qarkullojë një njoftim ku thuhet se me kopjimin dhe publikimin e një statusi në profilet e tyre, shfrytëzuesit do të sigurojnë privatësinë e fotove dhe të videove të postuara më parë.
Sigurisht, shumë shfrytëzues menduan se njoftimi është origjinal, edhe pse nuk kishte asnjë domethënie formale përveçse dikujt kjo i ka shërbyer për të qeshur.
VDEKJA E AKTORIT MACAULAY CULKINIT!
Ky ishte një nga “lajmet” më serioze në Facebook, që shtyu shumëkënd të bëjë statuse nën emrin “R.I.P.”, ndërsa faqja e hapur me rastin e “vdekjes” së yllit të filmit “I vetëm në shtëpi” vetëm sa ndezi më shumë zjarrin se gjithçka është e vërtete. Por, në fakt, gjithçka ishte një gënjeshtër.
VDEKJA E YLLIT BETTY WHITE!
Në fillim të muajit shtator, u përhap edhe lajmi i vdekjes së legjendës Betty White. E tëra filloi kur portali satirik, “Empire News”, publikoi një lajm nën titullin “Aktorja Betty White vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Los Angeles”, ku në mënyrë të qartë nuk është vërejtur loja me fjalë. Kështu, lajmi në Facebook u shpërnda nga dy milionë shfrytëzues, ndërsa “vdekja” e saj u trajtua me seriozitet të madh.
IPHONE DHE MBUSHJA E BATERISË PËRMES MIKROVALËS!
E tëra filloi kur në Facebook u shfaq një “reklamë” me logon Apple. Shumë shfrytëzues e morën seriozisht njoftimin në lidhje me këshillën se bateria e telefonit mund të mbushet përmes mikrovalës, kështu që shumë shpejt në Facebook u publikuan mijëra fotografi të telefonave të djegur, me ankesat drejtuar kompanisë Apple se kjo metodë nuk po funksionon.
PLUTONI ËSHTË PËRSËRI PLANET!
Sërish u keqinterpretua lajmi. Gjegjësisht, në departamentin e qendrës së astrofizikës, shkencëtarët e Qendrës Harvard-Smithsonian po diskutonin nëse Plutonin duhet ta rikthejnë në radhët e planetëve.
Kjo ishte e mjaftueshme që disa media të publikojnë lajmin se Plutoni po mendohet që sërish të bëhet planet, ndërsa shpejt lajmi u shndërrua në atë se Plutoni sërish është planet.
FACEBOOK DO TË BËHET ME PARA!
Kjo nuk është hera e parë që brenda këtij viti u publikua një thashethem se Facebooku së shpejti do të bëhet me pagesë – me 2,99 dollarë në muaj. Ky “lajm” u shpërnda në Facebook nga 2.3 milionë shfrytëzues, pavarësisht faktit se kompania disa herë ka bërë të ditur se anëtarësimi është falas dhe se gjithmonë do të jetë ashtu.
LËVOZHGA E LIMONIT SHKATËRRON KANCERIN!
Kjo është vetëm një nga shumë pretendimet e bëra nga faqja “Natural News”, që merret me teori komploti. Lajmi është përhapur me qindra-mijëra herë. Autor i kësaj është Mike Adams, që i teket të shkruaj shpesh për medicinën alternative.
ARRESTIMI I ARTISTIT BANKSY!
Ky ishte një nga “lajmet” më të bujshme të vitit 2014, jo vetëm në Facebook, por edhe në rrjetet e tjera sociale dhe shumë media të botës. Nga kureshtja për të zbuluar identitetin e artistit më misterioz në botë, shumëkush e ka anashkaluar faktin se lajmi mund të jetë i rremë.
Por, Banksy nuk është arrestuar, e gjithashtu ende nuk dihet se kush është ai – ose ajo (megjithatë, është i vërtetë lajmi se artisti legjendar u shpall njeriu i vitit e se fitoi çmimin “Webby Awards (18)”).
SULMI I 11 SHTATORIT KURRË NUK KA NDODHUR!
Ky është një nga ato “lajmet” që qartazi nuk ka afat-skadimi. Në Facebook këtë vit u shfaq edhe videoja që sjell “fakte te pakundërshtueshme”, se sulmi mbi Kullat Binjake në New York nuk ka ndodhur në të vërtetë. Videoja dhe lajmi është shpërndarë 380 mijë herë.
FOTOGRAFIA E RREME E POLICIT DARREN WILSON!
Disa javë pasi polici Darren Wilson Ferguson vrau në 18-vjeçarin afroamerikan, Michael Brown, në rrjetet sociale u shfaq fotografia se gjoja polici ishte plagosur.
Fotografia e një njeriu të shtrirë në shtrat me dëmtime në kokë, doli të jetë një fotografi e cila ishte bërë në vitin 2006. Ndërsa ai nuk ishte Wilson, por garuesi i motoçikletave Jim McNeil.
I BURGOSURI DO TË BËHET MODEL!
Disa javë pasi fotografia e arrestimit të tij u postua në Facebook, Jeremy Meeks u tha se nënshkroi kontratën me kompaninë e modelimit Blaze Modelz. Por, më vonë doli se gjithçka ishte gënjeshtër.


Instagram tani më i madh se Twitter

11/12/2014
Instagram i ka thënë Newsbeat se rrjeti social i blerë nga Facebook ka potencial për të "ndryshuar botën", sepse siç u tha tani e ka zënë rivalin Twitter me 300 milion përdoruesit e saj, raporton BBC.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Kevin Systrom e përshkroi këtë arritje të kompanisë si moment historik dhe "emocionues" dhe tha se kompania të cilën ai e menaxhon do të "vazhdojë të rritet".Twitter pretendon të ketë 284 milionë përdorues aktiv në rrjetin e saj për çdo muaj. Ndërsa, lideri Facebook, që krenohet me 1.35 miliardë përdorues aktivë mujor, e bleu Instagramin në 2012.Instagram gjithashtu ka filluar me prezantimin e llogarive të vërtetuara, të cilave do t’ua vë simbolet e zakonshme me ngjyrë të kaltër, siç bëjnë sot Facebook dhe Twitter. 

Candy Crush dhe aftësitë e mendjes njerëzore për të përpunuar disa “gjëra” njëkohësisht
11/12/2014
Një deputet britanik kohët e fundit iu desh të kërkonte falje sepse kishte luajtur me lojën Candy Crush gjatë një mbledhjeje. 

Por a është kjo e drejtë? A mundet që një lojë si Candy Crush ti ketë larguar vëmendjen nga mbledhja? Epo kjo është e diskutueshme. Deputetit në fjalë, Nigel Mills, është një njeri (normalisht). Problemi i vetëm është se tek meshkujt nuk mund të ketë vend në mendjet e tyre për dy gjëra ose më shumë njëkohësisht, por femrat munden. Ky fakt është thjesht një sterotip i bazuar në prova shkencore. Por përgjithësisht, meshkujt dhe femrat e menaxhojnë shumë keq këtë gjë.Shpesh herë mund të keni dëgjuar se interneti dhe teknologjia janë duke rrënuar përqendrimin tonë, por fakti real është se vëmendja njerëzore ishte e limituar gjersa erdhën smartfonët. Studimet sugjerojnë se një njeri normal mund të mbajë në kokën e tij vetëm katër “gjëra” njëkohësisht. Kaq e limituar është memoria jonë, saqë në momentin që humbim vëmendjen ne humbim edhe këto “gjëra”. Të gjithë ata që janë drejtuar për tek një dhomë dhe më pas kanë harruar se pse shkuan atje, do e kuptojnë fenomenin në fjalë që po përpiqemi të shpjegojmë.Kapaciteti i vëmendjes sonë është goxha i limituar. Ne mund të përqendrohemi në gjëra vizuale shumë të vogla, ose vetëm në një bisedë mes dy individësh. Përpunimi i informacionit nga shqisat është më i ndërlikuar. Njerëzit janë të ndërgjegjshëm vetëm për një pjesë të vogël të informacionit ndërsa ato që kapin shqisat përpunohen dhe plotësohen nga truri për të bërë njohjen, raporton PCW.Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndajmë vëmendjen tonë për disa gjëra njëkohësisht. Njerëzit vazhdimisht kalojnë vëmendjen nga një gjë tek tjetra dhe anasjelltas. Pra nuk mund të kenë vëmendjen në dy gjëra njëkohësisht. Kjo do të thotë se ju mund të shkruani një e-mail ose të ngisni makinën nëse po bisedoni në telefon. Ndërsa subkoshienca jonë vazhdimisht monitoron për çdo gjë që mund të jetë e rëndësishme dhe e dobishme për ne. Për këtë, gjërat monotone janë të vështira për tu mbajtur mend si për shembull takimet ose seminaret që jeni të detyruar ti ndiqni.Gjithsesi, nëse diçka ndodh, vëmendja jonë zhvendoset menjëherë. Pra nëse vëmendja juaj është kilometra larg një mbledhjeje, dhe bosi juaj thërret në emrin tuaj, menjëherë përqëndroheni sidomos kur krahas emrit tuaj përmenden edhe fjalë si “përgjegjës për” ose “nga”. Gjithsesi, është e mundur që smartfonët dhe ngjashëm të ofrojnë më shumë gjëra për ti pasur në konsideratë, por në rastin e Nigel Mills i cili po luante Candy Crush, me shumë gjasa çdo gjë e rëndësishme ka kaluar pa u ndjerë fare. Dhe të themi të vërtetën, nëse ai e konsideronte mbledhjen aq të parëndësishme saqë të luante lojëra në tabletin e tij, ai po njësoj do kishte pasur vëmendjen në takim edhe pa tabletin e tij.

Sulmet e piratëve kibernetikë iranianë vënë në alarm botën
10/12/2014

Piratët kibernetikë iranianë janë infiltruar në rrjetin e disa prej kompanive më të mëdha në botë, si në fushën e energjisë, transportit, telekomunikacionit dhe agjencitë qeveritare. 

Ata kanë marrë të dhëna të rëndësishme, si informacione mbi punonjësit, fotot ID, informacione rreth sigurisë së fluturimeve dhe aeroportet, informacione të rëndësishme mbi infrastrukturën etj. Alarmin e ngriti kompania amerikane e sigurisë kibernetike, “Cylance”, e cila tha se ata janë në gjendje që të shkaktojnë dëme të mëdha te kompanitë që kanë sulmuar. Piratët kibernetikë nga Teherani kanë përdorur një sërë mjetesh për të kompromentuar të dhënat e 50 kompanive të nivelit botëror, pavarësisht sistemeve të larta të sigurisë që ato zotërojnë. Në listë përfshihen kompani ajrore, universitete, kompani energjetike dhe telekomunikacioni, kompani teknologjike dhe spitale, në vende të ndryshme të botës, si Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Kina, Arabia Saudite, India, Gjermania, Franca, Anglia, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Meksikë etj.Piratët kanë depërtuar edhe në universitete, sidomos tek universitetet mjekësore, duke marrë informacione mbi studentët e huaj, si fotot e pasaportave dhe kartat sociale të sigurisë.

Njihuni me smartfonin më të hollë në botë, Oppo R5
10/12/2014
Zyrtarisht Oppo R5 është smartfoni më i hollë në botë.

Ai është 2 milimetër më i hollë se iPhone 6, madje as nuk mund të përdorët me kufje.Në pjesën e pasme është tepër i ngjashëm me iPhone 5 dhe 5S dhe është i ndërtuar nga materiali plastik dhe alumini.Ky smartfon doli në treg zyrtarisht në fund të tetorit dhe momentalisht është i disponueshëm vetëm në disa shtete të botës.Pritet që shumë shpejt të hyjë dhe në tregje të reja globale duke përfshirë këtu dhe Shtetet e Bashkuara, por kompania kineze akoma nuk ka dhënë detaje rreth kësaj.Oppo R5 mund të blihet me një çmim prej 450$, kjo do të thotë që ai është më i lirë se iPhone 6, çmimi i të cilit fillon nga 500 $.

Rrjedhin karakteristikat e Moto E
05/12/2014
Në të kaluarën është folur për Moto E, ndërsa tani me sa duket brenda disa javëve do ta shohim versionin e ri të teelfonit mobil.

Së fundmi, disa nga specifikimat e telefonit të ardhshëm të Motorola, Moto E janë publikuar në internet, dhe siç thuhet versioni i ri i telefonit do ti sjell disa përmirësime.Raporti thotë se Moto E do ta ketë ekranin me diagonalen prej 4.5-inç në rezolucionin prej 540 x 960 pikselëve, kamerën e pasme me 5MP në LED flash, si lidhjen për rrjetin LTE, që mungonte në modelin paraprak.Edhe pse ende nuk dihet asgjë për procesorin e pajisjes, thuhet se Moto E do ta ketë procesorin e Moto G, që domethënë quad-core Snapdragon 400 apo 410.Sa i përket softuerit, pritjet janë që Moto E do ta sjell Android 5.0 Lollipop, me çmimin e njëjtë që e kishte paraardhësi i tij në lansim. 

Ja sa do kushtojë ora e Artë e Apple
05/12/2014
Ora e artë e Apple, e cila pritet të hidhet në treg vitin e ardhshëm do të ketë një çmim prej 5 mijë dollarësh.

Shefi ekzekutiv Tim Cook ka lajmëruar edhe çmimet për llojet e tjera të orëve.Ora sportive do të kushtojë rreth 350 dollarë, ndërsa versioni prej hekuri rreth 500 dollarë.Ora prej ari, e cila do jetë edhe më e shumëpritura, do të kushtojë midis 4 mijë deri në 5 mijë dollarë.Koleksioni i ri i orëve Apple pritet të hidhet në treg në pranverë të vitit 2015.Pas produkteve shumë të suksesshme teknologjike që Apple ka hedhur në treg, tashmë ata po përgatisin edhe një tjetër risi, orët e dorës.Të tre modelet ishte menduar të hidheshin në treg pikërisht ditën e Shën Valentinit, por duke qenë se Apple nuk ishte e kënaqur me jetëgjatësinë e baterisë së orëve, u është dashur të bëjnë edhe një modifikim tjetër, ndersa do të jenë në treg jo më vonë se muaji prill i vitit 2015.

Njekomb.com regjistron 1 milionë shqiptarët e parë
04/12/2014
Faqja “Njekomb.com” e cila është hapur nga dy të rinj shqiptarë me synimin e identifikimit të numrit të saktë të shqiptarëve në mbarë botën të martën ka arritur të marrë 1 milion identifikues.

“Një Komb” u nis gjatë verës së këtij viti nga dy të rinj shqiptarë, nga historiani Toti Axhanela dhe dizajneri Armend Berisha, ku çdokujt që e viziton faqen i kërkohet që të identifikohet përmes Facebook-ut ose ta bëjë identifikimin përmes Twitter-it, ose nëse nuk dëshiron përmes tyre apo nuk ka llogari në këto rrjete sociale, mund ta bëjë një regjistrim manual, raporotn PCW.Dihet që shqiptarët janë të përhapur anembanë globit dhe numri i tyre që kanë dëgjuar për këtë faqe tani ka arritur në 1 milion e 14 e 254 persona. Normalisht që ka persona të moshuar që nuk përdorin internet, apo që nuk kanë dëgjuar për këtë faqe, prandaj ky numër mund të mos përfaqësojë numrin e plotë të të gjithë shqiptarëve në botë.Numri më i madh i shqiptarëve të cilët kanë identifikuar veten në këtë faqe deri tani vjen nga Evropa, por ka edhe nga Amerika e Veriut, e më pak ka nga Afrika, Amerika Jugore dhe Latine. Ideatorët e kësaj faqeje bëjnë thirrje për të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e këtij projekti pasi që mund të shërbejë deri diku në mësimin e numrit të përafërt të shqiptarëve.

Ja personi që nuk mund ta bllokoni në Facebook
04/12/2014
Nëse keni menduar se keni të drejtë të bllokoni çdo person në Facebook, po gaboheni. Themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg askush nuk mund ta bllokojë.

Në fakt, nëse ndonjë person përpiqet të bllokojë llogarinë e Zuckerbergut, do të marrin një njoftim ku shkruan “provoni sërish pas disa minutash”. Natyrisht, ekziston edhe linku ku mund të klikoni nëse mendoni se keni marrë mesazhin e gabuar, por besohet se askush nuk ka guxim që shefin e tij ta bllokojë.Nuk është sekret që ka njerëz, të cilët nuk pajtohen me punën e ‘babait’ të Facebook-ut, por si duket ai i është frikësuar faktit se çfarë do të ndodhte me reputacionin e tij, nëse do të publikohej lajmi se i është bllokuar llogaria në rrjetin social që e ka krijuar vetë.

Në fund të janarit del Windows 10 
03/12/2014
Microsoft ka përcaktuar fundin e muajit janar të 2015 si afatin kohor kur do të prezantojë sistemin e ri të operimit, Windows 10. 

Microsoft Windows 10 u prezantua shkurtimisht në një event në San Françisko pak javë më parë, ku sipas asaj që u tha për rreth një orë, pritshmëritë janë të mëdha.E sigurtë është që sistemi do të përshtatet për një sërë platformash, që nga kompjuterat e tavolinës, kompjuterat portativë, tabletët, telefonat e deri tek XBox, platforma e lojërave e kompanisë së Bill Gates.Sipas “The Verge”, portal informativ amerikan mbi zhvillimet teknologjike, Windows 10 do të rikthehet së bashku me “Start Menu”, që Microsoft kishte eleminuar në versionin paraardhës, Windows 8. Megjithatë, për të gjithë kureshtarët më shumë detaje për sistemin e ri pritet të dalin para vitit të ri. 

Teknologjia 5G do ndryshojë botën 
02/12/2014
Teknologjia 4G po përhapet me shpejtësi dhe më së shumti në vendet e zhvilluara që dalëngadalë po braktisin 3G. 

Në kohë që 4G shtrihet vetëm në një pjesë të vogël të tregut, gara globale për ndërtimin e teknologjisë 5G është në kulmin e saj.Shumë mund të mendojnë se me 5G do t’u ofrohet një internet i shpejtë, mundësinë për të hapur disa faqe njëkohësisht në aparatin e tyre celular e të tjera avantazhe si këto. Dhe kanë të drejtë. Por përveç këtyre 5G premton të jetë një revolucion i vërtetë. Rahm Tafazolli, udhëheqës i grupit të punës të financuar nga qeveria britanike në Qendrën e Inovacionit në Universitetin e Surrey-t, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar teknologjinë 5G thotë se 5G do të jetë ‘një harmonizim dramatik i spektrit të radio-valëve’.Çfarë do të thotë kjo? Sipas tij, kjo përkthehet në ‘qytete inteligjente’ të ndërlidhura fort me njëri tjetrin, pavarësisht distancës, operacione kirurgjike të ndërmarra të kryera në distancë, makina që lëvizin pa qenë nevoja për të patur drejtues tek to, por që kontrollohen nga larg nëpërmjet aparatit telefonik e të tjera avantazhe.Shkurt, 5G do të revolucionarizojë mënyrën tonë të jetesës duke u kursyer kohë prindërve për të marrë fëmijët nga kopështi apo shkolla, por ndoshta edhe duke i shtuar të tjera ‘doza’ sedentarizmi shoqërisë moderne.Megjithatë, për momentin është ende shpejt pasi kjo teknologji akoma nuk është gati, megjithëse rruga ku po punohet është ajo e duhura, siç thotë Tafazolli. 

BlackFriday zbret çmimet e Xbox One dhe PlayStation
28/11/2014
Nëse ju pëlqejnë video lojërat, atëherë kjo do të jetë oferta e vitit për ju, të cilën e sjell “E premtja e zezë” ose BlackFriday, siç quhet në origjinal.

Sipas një njoftimi të ri thuhet se konsola e famshme e Microsoft, Xbox One do të shitet përkohësisht për vetëm 299 funta, që i bie se blerësit e rinj do të kursejnë rreth 179 funta nga çmimi aktual.Në çmimin e ri të konsolës do të përfshihen edhe dy titra të Assassins Creed, Lego Marvel dhe Forza 5.Oferta e re e konsolës do të fillojë prej sonte në mesnatë, dhe ende nuk dihet se sa do të zgjasë. Mirëpo, për ata që bëjnë blerje online, ky çmim me siguri se do të jetë i favorshëm.Por edhe fansat e PlayStation nuk duhet të jenë në panikë, sepse thuhet se edhe çmimi i konsolës së Sony do të lirohet dhe do të përfshijë lojërat si Driveclub dhe The Last of Us.Black Friday fillon në mesnatë, dhe shumë blerës do të mund të përfitojnë nga zbritjet e shumta. 

600 përdorues të iPhone 6 dhe 6 Plus ankohen se ekrani i tyre gërvishtet lehtë
28/11/2014
Ka shkuar në 600, numri i përdoruesve të iPhone 6 dhe 6 Plus të cilët janë ankuar për gërvishtje të telefonave të tyre. 

Ata kanë sqaruar se ekranet e iPhone 6 dhe 6 Plus gërvishten shumë lehtë krahasuar me paraardhësit e këtyre dy llojeve të prodhuar nga kompania Apple.Këto ankesa janë bërë në forumin e Apple-it mbi mbështetjen e klientit. Disa madje kanë raportuar se telefoni i tyre është gërvishtur që ditën e parë që e kanë blerë. Prodhimi i paktë i xhamit prej safiri detyroi Apple-in të rimodelojë ekranin për dy modelet e reja, ku është hequr një segment nga anësoret, i cili ofronte në një farë mënyre mbrojtje të ekranit. Ka mundësi që ky problem të shkaktohet edhe nga xhami i lakuar i pajisjeve, duke bërë që ekrani të gërvishtet lehtësisht.Gjatë prezantimit të këtyre telefonave inteligjentë, Apple nuk siguroi që do të zëvendësonte pajisjet e saj nëse gërvishten, kështu që nuk do të gjeni zgjidhje mbi këtë problem nëse shkoni tek dyqanet e Apple.

Aplikacione online kundër depresionit për adoleshentët 
26/11/2014
Adoleshentët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor do të nxiten që të përdorin aplikacionet online për të trajtuar sëmundjen e tyre. 

Kjo është risia më e fundit e qeverisë britanike. Ministri i Shëndetësisë në Britani, Norman Lamb ka thënë se shërbimi i programeve të reja kundër depresionit ka si synim të ofrojë një shërbim të pandërprerë ndaj personave me probleme mendore.Ndërkohë që shumë të tjerë janë shprehur kundër kësaj risie për trajtimin e sëmundjes, pasi sipas tyre, personat me probleme mendore kanë nevojë për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me mjekët dhe nevojën e marrjes së ilaçeve. 


Whatsapp, tani aplikacioni më i sigurtë, anti-përgjim?
25/11/2014
I rritur në Ukrainën sovjetike në vitin 1980, themeluesi i Whatsapp, Jan Koum ka mësuar se si nuk i duhet besuar qeverisë dhe synimeve të saj “ligjore” për mbikqyrjen e njerëzve. 

Pasi ai emigroi në SHBA, vend në të cilin e ka krijuar aplikacionin jashtëzakonisht të famshëm, ai u zotua se Whatsapp kurrë nuk do ta bëjë përgjimin e lehtë për askënd.Tani, Whatsapp është duke u munduar ta mbajë premtimin e themeluesit të saj, në një shkallë të pa provuar më herët.Të martën, Whatsapp njoftoi se është duke e zbatuar enkriptimin e plotë në aplikacion, duke shtuar një përmirësim në mbrojtje të privatësisë së përdoruesve të saj, i cili e bën pothuajse të pamundur leximin e mesazheve të tyre, madje edhe për vetë kompaninë që i mundëson ato.Për tu siguruar për këtë gjë, Whatsapp do ta integrojë softuerin e njohur me burim të hapur, Textsecure, i cili vjen me një çelës kriptografik dhe i cili është krijuar nga Open Whisper Systems.Me kodimin e ri, do të jetë vetëm përdoruesi ai që mund të qaset në llogarinë e tij, dhe askush tjetër përveç tij.Rezultati i këtij kodimi do të vlejë për qindra miliona telefona dhe tabletë që e kanë Whatsapp të instaluar, dhe shihet si masa më e madhe e njohur ndonjëherë për zbatimin këtij standardi të kodimit në një shërbim të mesazheve.

Si të përmirësoni sinjalin WIFI në celular
21/11/2014
Çdo person që përdor sinjalin WiFi e di që ndonjëherë ky sinjal mund të jetë shumë i dobët dhe të shkaktojë shumë probleme, por tashmë zgjidhja për këtë është Linkase. 

Maska e re Linkase me shtojcen për WiFi per iPhone premton se do ta rregullojë këtë problem me nje antenë shtesë në anën e pasme, e cila rrit kapacitetin e sinjalit WiFi. Pas vendosjes së maskës ne iPhone, në anen e pasme gjendet antena e cila nxirret nga lart dhe përmes së cilës bëhet përmiresimi i sinjalit. Sipas asaj që shkruajnë nga fabrika Absolute Technology e cila e zhvilloi kete pajisje, sinjali permes saj rritet për rreth 50% më shumë. Linkase eshte i punuar nga polikarbonati dhe eshte i mbuluar me lekure nga ana e jashtme qe e ben me te pershtatshem per perdorim, ndersa nga ana e perparme eshte i veshur me gome per shkak te mbrojtjes me te mire te qelqit. 

Samsung do të prodhojë më pak telefona në 2015
19/11/2014
Samsung është prodhuesi më i madh në Android, por megjithatë ka parë probleme me shitjet dhe profitin e kompanisë. 

Dhe këto faktorë kanë ndikuar që prodhuesi jugkorean të mendojë të ofrojë më pak modele të telefonave vitin e ardhshëm.Lajmi është bërë i ditur nga Robert Yi, drejtori i Samsung për relacionet me investitorët e kompanisë, i cili ka thënë se Samsung është duke e konsideruar uljen e numrit të pajisjeve që i lanson në treg, për një masë prej 25% deri në 30%. Këtë vit, Samsung ka prezantuar shumë modele të telefonave të mençur në treg, ndërsa së fundmi e ka “goditur” tregun me modelet mesatare të telefonave, Samsung Galaxy A3 dhe Galaxy A5. Megjithatë, edhe këto modele nuk kanë mundur ta parandalojnë rënien e profitit neto për 49% në tremujor.Samsung është gjithashtu duke u përballur me rritjen e konkurrencës nga Motorola e rifreskuar, Xiaomi, Gionee dhe prodhues të tjerë nga vendet në zhvillim.

Facebook po krijon rrjet social për punë
19/11/2014
Shumë kompani e ndalojnë qasjen në facebook aktualisht, mirëpo ju mund të keni shumë arsye produktive për t’u qasur në rrjetin social në punë, në të ardhmen e afërt. 

Burimet e Financial Times thonë se gjiganti i internetit është pikërisht duke e zhvilluar një zgjidhje në këtë drejtim, përkatësisht shërbimin e quajtur ‘Facebook at Work’, një version profesional të rrjetit, që do të shërbejë për të kryer punë. Sipas të gjitha gjasave, shërbimi do të funksionojë sikurse një faqe e zakonshme, mirëpo do të fokusohet në komunikimin e rregullt me kolegët në punë, me partnerët e biznesit apo shkëmbimin e dokumenteve. Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një kombinim i shërbimeve të Facebook, LinkedIn dhe Google Drive. Për momentin, Facebook nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë shërbim, mirëpo merret vesh se disa nga punonjësit e saj tashmë janë duke e testuar shërbimin e ri, i cili me sa duket po funksionon për ata. 

WhatsApp lejon të çaktivizoni veçorinë që tregon mesazhin e lexuar
18/11/2014
Para disa javësh, WhatsApp prezantoi një veçori të re tek aplikacioni i saj për mesazhe, e cila u jep mundësi përdoruesve të kuptojnë nëse mesazhi i tyre është lexuar apo jo. 

Krijimi i kësaj veçorie të re solli reagime të ndryshme tek përdoruesit. Kishte nga ata që e pëlqyen këtë opsion të ri, e disa të tjerë nuk ishin dakord me të, madje e akuzuan WhatsApp-in për mungesë të privatësisë së përdoruesve në aplikacion. Për të gjithë ata përdorues që nuk ishin dakord me këtë veçori të re, kemi një lajm shumë të mirë: Versioni më i ri i WhatsApp-it për Android (versioni 2.11.44) ju lejon të çaktivizoni këtë veçori të re tek menuja “settings”. Me çaktivizimin e saj, përdoruesit nuk do të kenë mundësi më të shohin nëse mesazhi është lexuar apo jo. Kjo vlen si për marrësit e mesazhit ashtu edhe dërguesit e tij. Kështu, nëse ju çaktivizoni këtë veçori, nuk do të keni mundësi të shihni vijat blu edhe kur ju dërgoni një mesazh. Sa i përket bisedave në grup, nuk do të ndryshojë asgjë, pasi pjesëtarët e grupit do të kenë mundësi të shohin nëse mesazhi është parë. Për momentin kjo veçori është e limituar vetëm në aplikacionin në pajisjet Android, por shpresojmë që nuk do të vonojë shumë që të vijë edhe tek pajisjet iOS dhe Windows Phone.

Facebook do të ofrojë internet falas në Afrikë
18/11/2014
Facebook do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë Avanti, e cila do ta ndihmojë të ofrojë qasje falas në internet në zonat e largëta në Afrikë. 

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social vendos të zgjerojë qasjen e internetit në vendet në zhvillim. Kujtojmë këtu projektin Internet.org, një iniciativë e ndërmarrë nga Facebook për t’u ofruar qasje në internet dy të tretës së botës që nuk janë akoma të lidhur. Përveç Facebook-ut, në këtë projekt bëjnë pjesë edhe Ericsson, MediaTek, Nokia, Opera, Qualcomm dhe Samsung.Partneriteti i gjigantit social me kompaninë Avanti do ta çojë edhe më tej këtë iniciativë për të ofruar internet falas në vendet në zhvillim. Avanti është një operator satelitor, dhe ka në pronësi pajisjet që do të përdoren për të përhapur internetin në Afrikë. Kompania zotëron aktualisht dy satelitë, por ka në plan që të krijojë edhe dy të tjera në tre vitet e ardhshme. Sinjalet e internetit do të përhapen nëpërmjet satelitëve të kompanisë Avanti. Kompania shpreson që nëpërmjet iniciativës Internet.org të përhapë qasjen në internet të kombeve në zhvillim dhe të ndihmojë në rritjen e produktivitetit me 25%.

SHBA, iPhone 6 më i suksesshëm se 6 Plus, zotëron 68% të tregut
17/11/2014
Në shtator të këtij viti, Apple zbuloi modelet e saj ikonë të telefonave, përkatësisht modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. 

Të dyja modelet e reja u shfaqën në treg me një ekran më të madh në krahasim me paraardhësit e tyre, me ekranet prej 4.7” dhe 5.5”. Por sipas një raporti të ri thuhet se versioni më i vogël i telefonit të Apple, iPhone 6 është shitur shumë më mirë se iPhone 6 plus. Një raport i publikuar nga Consumer Intelligence Research Partners ka vlerësuar se iPhone 6 është shitur pothuajse tri herë më mirë se sa iPhone 6 Plus. Analisti Steven Milunovich i UBS sugjeron se iPhone 6 zotëron 68 për qind të shitjeve të, ndërsa fableti i Apple llogaritet se merr vetëm 23-24 për qind të shitjes së përgjithshme. Mirëpo si të kombinuar, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus përbëjnë pothuajse 91 për qind të shitjeve totale të iPhone për katër javët e para të disponueshmërisë, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga modelet e vitit të kaluar, iPhone 5S dhe iPhone 5C. 

Facebook do të reduktojë numrin e postimeve reklamuese të faqeve
17/11/2014
Furnizuesi i Lajmeve në Facebook është vendi kryesor ku postohen të gjitha fotot apo videot nga miqtë dhe faqet që kemi pëlqyer në rrjetin social më të madh në botë. 

Kompania pranon rregullisht ankesa apo reagime nga miliarda përdoruesit e saj për Furnizuesin e Lajmeve. Facebook ka bërë së fundmi një njoftim që mund të pritet mirë nga përdoruesit e saj. Kompania ka vendosur të reduktojë numrin e postimeve reklamuese të faqeve në Furnizuesin e Lajmeve duke filluar nga viti i ardhshëm. Facebook pa që përdoruesit nuk ishin shumë të kënaqur me postimet e shumta reklamuese të faqeve që shihnin në Furnizuesin e Lajmeve. Këtu përfshihen edhe postimet e paguara nga faqet që përdoruesit kishin pëlqyer. Duke filluar nga janari i vitit 2015, përdoruesit e Facebook-ut do të shohin më pak postime të këtij lloji në Furnizuesin e tyre të lajmeve. Rrjeti social thekson se kjo nuk do të thotë se përdoruesit nuk do të shohin reklama. Ideja qëndron në ofrimin e përmbajtjeve më të përshtatshme dhe më cilësore, përfshi edhe postime nga faqet që njerëzit shohin në furnizuesin e tyre të lajmeve. 

Pse Apple reklamohet gjithmonë me orën 09:41?!
14/11/2014
A i keni ndjekur reklamimet e produkteve të Apple-s? 

Ndoshta keni vrarë mendjen  pse në reklamat e Apple, iPhone, iPad apo Mac, ekrani i tyre është gjithmonë i vendosur në të njëjtën kohë 09:41?Në fakt, kjo nuk është thjesht një rastësi, por ka lidhje me një histori që daton në 9 janar 2007, ditën kur Steve Jobs njoftoi produktin që do të revolucionarizonte botën e telefonave celularë , iPhone. Konferenca filloi në kohë, në orën 09:00 dhe pas 41 minutave të prezantimit, themeluesi i Apple prezantoi produktin e tij. Që prej asaj dite, Apple vendosi këtë orë simbolike, e cila ka lidhje me krijimin e iPhonit nga Steve Jobs.

Kjo është ora më e famshme në botë
14/11/2014
Ora e xhepit “Graves” e Patek Philippe është shitur sot nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” për 21.3 milionë dollarë. 

Ajo ishte vendosur në ankandet më prestigjioze të muajit nëntor në Gjenevë. “Bëhet fjalë për një rekord tjetër botëror”, deklaroi drejtuesi i shtëpisë së ankandeve ”Sotheby’s”. “Superkomplikacioni i Henry Graves konfirmon statusin e orës më të shtrenjtë në historinë e ankandeve”, nënvizoi ai pas shitjes.Nxjerrë në shitjet e ankandeve të nëntorit organizuar nga shtëpitë e mëdha, ”Sotheby’s”, ”Christies” dhe ”Antiquorum”, ora “Graves”, e cila mban emrin e bankierit nju-jorkez, Henry Graves, i cili e porositi te Patek Philippe, konfirmoi statusin e orës më të shtrenjtë në historinë e ankandeve duke arritur vlerën e 23.4 milionë dollarëve dhe duke thyer rekordin prej 11 milionë dollarësh që ishte vendosur që në vitin 1999. Me 24 komplikacione, ora më e famshme në botë, lidhet me një histori shumë humane dhe ilustron sesi funksiononte industria e orëve zvicerane në shekullin e njëzet.Ora u krijua si rezultat i një gare midis dy burrave jashtëzakonisht të pasur: Henry Graves, një bankier nju-jorkez dhe James Ward Packard, një prodhues makinash nga VVarren, Ohajo. Të dy i donin orat dhe u bënë pjesë e konkursit i cili do të përcakonte cila ishte ora më e komplikuar (Një “komplikacion” i referohet çdo funksioni të orës, përveçse të treguarit e kohës, siç janë kalendari, kronografi, përsëritësi i minutave e kështu me radhë).Në vitin 1916, Packard ia doli me një orë xhepi me 16 komplikacione. Në 1925-n, Graves sfidoi Patek Philippe që të krijonte një orë me 24 komplikacione – ora më e komplikuar e prodhuar deri atërherë, të cilën kompania zvicerane ia dha Graves në janar 1933. Kështu, ai e fitoi konkursin, por ishte i palumtur me të, nga meraku se nipërit e tij do të rrëmbeheshin në këmbim të orës. Ai mendoi ta hidhte orën në një liqen, por për fat të mirë, mbesa e tij, e bindi që ta mbante dhe “Superkomplikacioni” qëndroi në familje deri në 1969-n. 


Misioni “Rosetta”, sonda “Philae” ulet mbi kometë 
13/11/2014

Sonda Philae është ulur me sukses, një ngjarje historike, në një kometë, pasi u shkëput nga anija “mëmë”, moment i cili është raportuar gjatë paradites i fotografuar dhe bashkangjitur me të një mesazh nga shkencëtarët “Hej, ESA Rosetta, e more kartolinën time të parë?” 

Agjencia që po merret me misionin e uljes së sondës në kometën Rosetta njoftoi se “nuk ka më kthim pas tashmë”, pasi Philae u shkëput rreth orës 08:30 me orën europiane (03:30 me orën lokale) për një zbritje prej rreth 7 orësh në kometën që ndodhet rreth 500 milionë kilometra larg Tokës.Zbritja raportohet të jetë bërë me sukses, ndaj dhe kjo është hera e parë që një sondë ulet mbi një kometë. Kontrollorët e misionit thonë se përgatitjet shkuan shumë mirë. Drejtori i operacioneve të fluturimit, Andrea Accomazzo, tha më herët se “e pamë sondën të zbriste në drejtimin e duhur”. Philae, së cilës iu deshën 10 vjet të fiksohej në anë të Rosettas gjatë udhëtimit të saj përreth sistemit diellor, nuk do të mund të komandohet më. Me t'u ulur në kometë, gjithçka që do të ndodhë është në liri të plotë.Shkencëtarët shpresojnë që sonda të ndihmojë në mësimin e më shumë të dhënave mbi përbërjen e kometave dhe se si reagojnë ato kur mbërrijnë pranë Diellit. Sonda Philae, sa për kuriozitet, ka një peshë dhe përmasë përafërsisht të ngjashme me një lavatriçe, por është shumë më e “zgjuar” se sa pajisja elektroshtëpiake.

LG prezanton modelin AKA, telefonin me “sy”
12/11/2014
LG ka prezantuar një model të ri të telefonit të mençur në Android, të quajtur LG AKA, që është i dizajnuar për njerëzit në vendin e saj të origjinës, përkatësisht në Korenë e Jugut, të cilët duan pak më shumë personalitet në pajisjen e tyre mobile. 

AKA do të vijë në katër "karaktere" të ndryshme virtuale nga të cilat përdoruesit mund të zgjedhin. Telefoni i ri i LG vjen me ekranin prej 5 inç dhe mbështjellësin që mbulon tre të katërtat e anës së përparme të pajisjes. Pjesa tjetër e mbetur e telefonit është e rezervuar për të treguar sytë virtual të telefonit që përfaqësojnë katër karaktere. Të gjitha këto karaktere kanë personalitetin e tyre dhe tregimet prapa tyre, dhe me këtë LG shpreson se AKA do tu ndihmojë përdoruesve të telefonit të lidhen më shumë me pronarët e tyre. Karakteristikat harduerike të LG AKA janë të një telefoni mesatar, megjithatë i njëjti ofron Android Kitkat me një procesor prej 1.2 GHz, 1.5GB RAM, 16GB hapësirë të magazinimit të brendshëm, dhe kamerën e pasme me 8MP, si dhe atë të përparmen me 21.MP. LG AKA është planifikuar të dalë në Korenë e Jugut me një çmim prej 460 dollarëve.


Mirëupafshim telefonatave të ndërprera, me një teknologji të re
12/11/2014
Të shkarkosh materiale nga interneti më shpejtë, të kesh thirrje më të qarta dhe pa ndërprerje sepse bie linja.

Do të jetë e mundur falë një versioni të ri të një pajisjeje të quajtur Ciculator për valët e radios, për të transmetuar dhe për të marrë sinjale në të njëjtin brez frenkuencor, të cilat mund të përdoren edhe në telefonat celularë dhe teknologjive të tjera pa telefon.I përshkruar në revistën Nature Physics, rezultati zbulohet nga një grup të koordinuar nga inxhinieri italian Andrea Alu, i cili punon në Shtetet e Bashkuara në universitetin e Teksasit.Pajisja mund të dal në treg, shpjegon Alu, tashmë brenda tre viteve për celularët dhe brenda një viti për aplikacionet e tjera, të tilla si radarët.

Qeveritë rrisin kërkesat për censorim në Facebook
11/11/2014
Tani më shumë se kurrë, qeveritë në mbarë botën janë të etura për të marrë në duart e tyre të dhënat në lidhje me përdoruesit e Facebook - dhe tani më shumë se kurrë, ata duan ta heqin përmbajtjen e padëshiruar, dhe ta zhdukin atë nga rrjeti më i madh social në botë.

Kërkesa globale e mbikqyrjes për të dhënat e përdoruesve të Facebook në gjysmën e parë të vitit 2014 është rritur për 24%, në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2013, thuhet sipas raportit të transparencës së rrjetit social Facebook.Një total prej 34.946 kërkesave janë bërë në mes të janarit dhe qershorit, duke përfshirë mesazhet, IP adresat dhe informacione rreth llogarisë së përdoruesve.Censura po ashtu është në rritje në mbarë botën; krahasuar me qershor deri në dhjetor 2013, sasia e përmbajtjes së censuruar në Facebook është rritur me 19%, sipas raportit.Në raportin e transparencës, është përfshirë edhe Shqipëria duke detajuar kërkesat e qeverisë për të dhëna të përdoruesve. Përgjatë periudhës janar – qershor të këtij vitit, kërkesa për të dhëna e përdoruesve janë 4, ndërsa llogari të prekura janë 6, kur në total këto përbëjnë një rritje me 75 % krahasuar me një vit më parë. Facebook nuk është shërbimi i vetëm që ka parë një rritje të tillë të mprehtë në kërkesat e mbikqyrjes dhe censurës së përmbajtjes së saj.Në shtator, Google zbuloi se kërkesat për të dhënat e përdoruesve të saj nga qeveritë e vendeve të ndryshme të botës janë rritur për 15% në krahasim me gjashtë muaj më parë, që do të thotë një rritje prej 150% gjatë pesë viteve. 


Zyrtare: Microsoft prezanton Lumia 535
11/11/2014
Telefoni i parë i mençur që bazohet në Windows Phone dhe e mban emrin e Microsoft tani është zyrtar. 

Modeli i ri i telefonit për të cilin tashmë kemi raportuar, Microsoft Lumia 535 do të fillojë të shpërndahet në tregjet kryesore, në variantin me një ose dy SIM kartela. Microsoft Lumia 535 posedon procesorin e Qualcomm, Snapdragon 200 me 1.2GHz quad-core CPU. Ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet më tej nëpërmjet një porti për microSD.Ekrani i pajisjes është me diagonalen prej 5” IPS me rezolucionin qHD (960 x 540 piksel), lexueshmërinë më të mirë edhe në diell dhe Corning Gorilla Glass 3. Kamerat në të dyja anët e telefonit sjellin nga 5MP, ndërsa bateria e telefonit do të jetë me 1,905mAh.Microsoft Lumia 535 do të kushtojë rreth 110 euro, pa taksat respektive të vendeve në të cilat do të shitet. 


Piratët kibernetikë vjedhin 53 milionë llogari nga rrjeti i dyqaneve Home Depot
10/11/2014
Home Depot Inc, rrjeti më i madh i dyqaneve në botë është sulmuar nga një grup piratësh kibernetikë, të cilët kanë vjedhur rreth 53 milionë adresa të mesazheve elektronike të klientëve. 

Në skedarët, ku ishin adresat e mesazheve elektronike, nuk përfshiheshin fjalëkalimet, informacionet e kartave të kreditit apo informacione të tjera personale.Ky sulm kibernetikë i ka kushtuar kompanisë një dëm prej 62 milionë dollarësh. Piratët kibernetikë kanë përdorur emrin dhe fjalëkalimin e një shitësi të një pale të tretë për të hyrë në gjithë perimetrin e rrjetit. Më pas morën të drejtën për të naviguar në sistemin e kompanisë. Aktualisht kjo çështje është duke u shqyrtuar deri në detaje nga autoritet përkatëse në bashkëpunim me ekspertët e teknologjisë. 


Ja pse Mark Zuckerberg vesh gjithmonë të njëjtën bluzë 
10/11/2014
Mark Zuckerberg prej kohësh tashmë është në listën e personave më të pasur në botë, por kur vjen puna për të bërë një rënditje të listës së personave të famshëm që vishen më bukur, themeluesi i ‘Facebook’ zor se do të bënte pjesë. 

Thuajse në të gjitha daljet publike 30-vjeçari shfaqet me të njëjtin model bluze dhe ajo që ndryshon është vetëm ngjyra. Për këtë ka patur shumë hamendësime, mes të cilave edhe ajo e fatit. Shumë besonin se Zuckerberg vishte gjithnjë të njëjtën bluzë që e konsideronte fatsjellëse. Por e vërteta është krejt ndryshe.Vetë Zuckerberg ka sqaruar gjithçka duke thënë se mundohet të jetë sa më praktik me gjërat e vogla të jetës për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit të rrjetit të tij social.“Fati më ka vendosur në të tillë pozitë që më duhet çdo mëngjes të zgjohem herët dhe t’i shërbej më shumë se 1 miliard njerëzve. Ndonjëherë më duket sikur s’po e bëj mjaftueshëm detyrën time, herë të tjera sikur po humbas kohë me vogëlsira. Ndaj kur zgjohem dua të jem sa më parë në punë dhe për të hequr qafe dilemën e veshjes, kur blej blej 100 bluza të të njëjtit model dhe të të njëjtës ngjyrë”, tha ai gjatë një sesioni pyetje-përgjigjje të organizuar me përdorures të rrjetit të tij. 


Microsoft do të ofrojë falas paketën Office për pajisjet iOS
08/11/2014
Nën udhëheqjen e Satya Nadella-së, Microsoft po ndërmerr disa hapa të rëndësishëm. 

Vetëm pardje kompania njoftoi se do të integrojë aplikacionin Dropbox me Office, kështu skedarët e ruajtur në re mund të hapen dhe të redaktohen direkt nga aplikacionet Office në pajisjet mobile. Microsoft ka bërë një tjetër njoftim sot, që lidhet me paketën Office. Kompania njoftoi se, duke filluar nga sot, Microsoft Office për pajisjet iOS do të jetë falas. Aplikacionet kanë qenë gjithmonë falas, por ata lejonin përdoruesit vetëm të shihnin përmbajtjet. Ata që donin të redaktonin dokumentet në iPhone-in e tyre apo iPad duhet të abonoheshin në Office 365. Por jo më. Aplikacionet Office për pajisjet iOS do të lejojnë tani përdoruesit të shikojnë dhe redaktojnë dokumentet e tyre edhe nëse nuk kanë një abonim në platformën Office 365. Kjo nuk do të thotë se abonuesit e platformës Office 365 nuk do të kenë më shumë privilegje. Ata do të vazhdojnë të përfitojnë nga veçoritë e paketës Office në të gjitha pajisjet, dhe do të përfitojnë veçori më të mira për redaktimin e dokumenteve, përveç hapësirës palimit në OneDrive, integrimit Dropbox etj.


Mark Zuckerberg synon të ndërtojë “Gazetën e Përsosur të Personalizuar” për çdo person në botë
08/11/2014
Gjatë sesionit të vet të parë publik me pyetje dhe përgjigje, shefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg shpjegoi vizionin e tij për furnizuesit me përditësime, që është faqja ku përdoruesit e rrjetit social shohin një rrjedhë të vazhdueshme të “ngjarjeve”. 

“Objektivi ynë është ta ndërtojmë gazetën e përsosur të personalizuar për çdo person në botë,” tha Zuckerberg. “Ne jemi duke provuar që ta personalizojmë atë dhe të ju shfaqim gjërat që do të jenë më interesantet për ju.” Ai tha që çdo përdorues i sheh më tepër se 1,500 ngjarje çdo ditë, por një përdorues mesatar do të mund të shihte vetëm rreth 100 të tilla gjatë ditës në Furnizuesin e Përditësime. Për ta rritur atë përvojë, Zuckerberg është duke punuar me një skuadër të inxhinierëve për të mësuar veprimtaritë e përdoruesve dhe për të marrë sinjale që tregojnë se në çfarë lloje përmbajtje janë të interesuar përdoruesit më së tepërmi. “Kjo nënkupton që nëse bizneset janë duke shpërndarë përmbajtje që mund të jetë e dobishme për ta (përdoruesit e Facebook-ut), atëherë ne do ta shfaqim atë. Por nëse kjo nënkupton që bizneset janë duke shpërndarë përmbajtje që nuk do të jetë e dobishme për ta, ne mund të mos e shfaqim atë, sepse mbase është më e rëndësishme që ata të mësojnë rreth një shoku i cili ka pasur një foshnjë dhe që foshnja e tyre është e shëndetshme,” tha ai. Ai po ashtu dha disa këshilla për bizneset që janë duke provuar të arrijnë tek një audiencë më e gjerë përgjatë faqeve të tyre në Facebook. “Nëse jeni një posedues i biznesit duke menduar se si të përdorni faqen tuaj pa pagesë në Facebook, unë do të përqendrohesha vetëm në publikimin e përmbajtjes vërtet të mirë që do të jetë tërheqëse për konsumatorët dhe njerëzit që janë duke ju ndjekur juve.” Kjo është një pikë e rëndësishme për shumë kompani, në veçanti për ato në bizneset e lajmeve. Sipas një artikulli të publikuar së fundi nga New York Times, rreth 30 për qind e adoleshentëve në SHBA i marrin lajmet e tyre në Facebook, ndërsa deri 20 për qind e trafikut të faqeve të lajmeve vjen nga Facebook. Facebook e ka një skuadër të tërë të përkushtuar për ta ndërtuar algoritmin e përkryer që do të mund ta parashikonte dhe ta ofronte llojin e përmbajtjes të cilën përdoruesit do të donin ta shihnin në Furnizuesit e tyre me Përditësime, qofshin ato artikuj të lajmeve ose ndonjë fotografi e ndonjë miku. Por Zuckerberg e theksoi që në fund të fundit, e tëra ka të bëjë me cilësinë e përmbajtjes. “Ka më tepër konkurrencë për atë që përdoruesit shohin, kështu që vetëm përmbajtja me cilësinë më të lart do të shfaqet në fakt për ta njerëz,” tha Zuckerberg. 


Virusi Wirelurker” ka infektuar mijëra iPhone
07/11/2014
Një virus i ri ka infektuar pajisjet që operojnë me platformat OS X dhe iOS. 

Virusi i quajtur “Wirelurker” është zbuluar nga ekspertët e sigurisë pasi ai infektoi qindra aplikacione Mac OS X tek Maiyadi Store, një dyqan virtual kinez për aplikacione në pajisjet Mac. Nëpërmjet shkarkimeve të aplikacioneve në këtë dyqan, ky virus mund të përhapet në pajisjet iMac dhe Macbooks. Ekspertët e sigurisë tek Rrjetet Palo Alto kanë zbuluar programin e quajtur WireLurker, i cili mund të përdoret për të spiunuar përdoruesit. Ky virus ka prekur aktualisht qindra e mijëra përdorues në Azi. WireLurker mund të infektojë çdo iPhone që lidhet me anë të USB-së me kompjuterët Mac, dhe instalon automatikisht aplikacione me viruse. Ekspertët njoftojnë se aplikacionet me virus janë shkarkuar deri tani mbi 350 mijë herë, duke infektuar kështu qindra mijëra iPhone. 

Risia e “WhatsApp” 
07/11/2014
Aplikacioni  “WhatsApp”, i cili përdoret rëndom tashmë për të komunikuar nëpërmjet telefonave, ka futur një risi. 

Tashmë nuk ka më justifikime se ‘nuk i kam parë mesazhet e “WhatsApp”-it’, pasi një dritë blu në krah të mesazhit dëshmon qartë nëse ai është lexuar nga ana tjetër ose jo dhe kohën kur ai është lexuar.“Daily Mail” shkruan se avancimi i kësaj teknologjie mund të arrijë deri në nivelet më të larta. “WhatsApp’-i është një program i blerë edhe ky nga krijuesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg.

Tinder tremb Facebook 
06/11/2014
Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po fragmentizohen dhe çdo ditë hidhen në treg platforma dedikuar një qëllimi të caktuar. 

Prej disa kohësh njëra prej tyre është edhe Tinder, që për 2014 ka rivalizuar me sukses edhe Facebook. Tinder është platformë e dedikuar vetëm për “të vetmuarit” që janë në kërkim të një partneri apo partnereje. Për këtë vit aplikacioni mobil i kësaj platforme ka qenë më i klikuari, pas Facebook, ndërsa studimet tregojnë se përdoruesit e Tinder kalojnë mesatarisht 90 minuta në këtë rrjet social, më shumë se sa 40 minutëshi që harxhojnë në Facebook. Aktualisht Tinder prej pak kohësh ka kapur 50 milionë përdorues dhe të dhënat janë premtuese për themeluesin Sean Rad. 


Microsoft publikon “Skype Translator” 
06/11/2014
U prezantua në muajin maj si një risi e Microsoft, ndërsa tani kompania e Bill Gates ka nisur hedhjen në terren të përkthyesit universal zanor. 

Bëhet fjalë për një program që do të ndihmojë përdoruesit e tij që të flasin në distancë nëpërmjet Skype me persona në gjuhë tjetër. Programi përkthen me titra në anglisht atë që bashkëbiseduesi e thotë në gjuhën e tij.Niveli i përkthimit vlerësohet mbi mesataren, por për momentin numri i gjuhëve që mundësohen nga ky shërbim është i kufizuar, po ashtu edhe vetë programi, që fillimisht do t’u shitet përdoruesve mbi bazën e porosive dhe në një të ardhme të afërme pritet të lëshohet në internet kundrejt një pagese.Për momentin Skype Translator mundësohet vetëm për përdoruesit me sistem operimi Windows 8.1, ndërsa përdoruesit e sistemeve të tjera duhet të presin edhe pak kohë. 


Teknologjia e parashikimit të motit
04/11/2014
Një ekspozitë meterologjike në Bruksel pasqyroi teknologjinë e fundit në ndihmë të përmirësimit të aftësive për të parashikuar motin.

Të premten, më 17 tetor uragani Gonzalo goditi ishullin e Bermudës, duke rrëzuar pemë dhe shtylla të tensionit dhe duke i bërë rrugët të vështira për t’u kaluar. Dëmet ishin të mëdha. Por falë paralajmërimeve banorët ishin në gjendje të përgatiteshin dhe nuk u njoftua për asnjë vdekje apo të plagosur.Shkencëtarët thonë se sistemet e motit janë tejet të vështira për t’u parashikuar pasi duhet të merren në konsideratë shumë faktorë. Por përmirësimi i teknologjisë dhe përhapja më e gjerë e superkompjuterave, i ka bërë parashikimet më të lehta.Administrata amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) thotë se sistemi i saj i ri i parashikimeve, i quajtur NEIS mbledh miliona të dhëna nga e gjithë bota për të krijuar një model katër dimensional për motin në botë.Drejtori i agjencisë Alexander MacDonald thotë se fotografitë satelitore të stuhive të mëdha që goditën Kinën në tetor të 2010-ës, në të majtë të ekranit, janë të ngjashme me ato të krijuara nga modeli i kompjuterit në të djathtë:“Pra kjo tregon aftësitë që janë zhvilluar me modelet kompjuterike dhe vetë natyra krijon të njëjtët skenarë në botën reale. Jemi shumë të entuziazmuar nga këto përmirësime.”Ndotja e ajrit është një tjetër fatkeqësi e botës moderne që ndikon në qytetet e mëdha dhe zonat industriale. Kështu efekti negativ mbi shëndetin e bën matjen e ndotjes në kohë reale të rëndësishme.Alan Taylor, drejtor i kompanisë Turnkey Instruments me bazë në Britani, thotë se pajisja e tyre e quajtur Topas përdor rrezet lazër për të monitoruar grimcat në ajër.Por ai thotë se matja e saktë nuk zgjidh problemin:“E rëndësishme është si veprojnë qytetet kur e dinë këtë. A ndalin trafiku, a ndalojnë kamionët? Pra ne e japim informacionin, por çfarë bën qyteti me këtë informacion, është një çështje tjetër.”Edhe në qytete që nuk kanë problem ndotjen, është e rëndësishme të maten kushtet atmosferike, si niveli i polenës që mund ta bëjë jetën të mërzitshme për ata që vuajnë nga alergjia.Drejtuesja e ekipit kërkimor në Universitin e Gjenevës Svetlana Afonina thotë se instrumenti i tyre i ri, i quajtur zbulues optic, përdor me teknologji të rrezeve ultravjollcë:“Pajisja është shumë specifike dhe lejon identifikimin e grimcave të ndryshme në atmospherë. Ne jemi në gjendje të matim dhe të dallojmë polenet e ndryshme në kohë reale.”Ekspozita e Brukselit, tani në vitin e pestë, tërhoqi më shumë se 2,500 njerëz nga mbarë bota për të parë teknologjitë e fundit të parashikimit të motit dhe ndryshimeve klimatike.


Sfidat e industrisë së fluturimeve në hapësirë
03/11/2014
Planet për dërgimin e turistëve në hapësirë mund të shtyhen pas rrëzimit të anijes hapësinore SpaceShipTwo të kompanisë Virgin Galactic dje gjatë një fluturimi testues. 

Ky është shpërthimi i dytë i një anije hapësinore komerciale në Shtetet e Bashkuara këtë javë. Siç na njeh materiali në vazhdim, dy incidentet kanë ngritur pyetje lidhur me të ardhmen e fluturimeve komerciale në hapësirë në Shtetet e Bashkuara.Pamjet televizive të marra nga një helikopter tregojnë mbetjet e anijes hapësinore të shpërndara në shkretëtirën Mohave në Kaliforni. Autoritetet lokale thonë se piloti i dytë u vra, ndërsa piloti kryesor u shtrua në spital me lëndime të rënda.“Kjo ishte vetëm një provë. Nuk ishte një ngjarje publike. Nga ajo që kam parë, nuk ka patur asgjë të parregullt. Unë u informova se në dallim nga provat e tjera kësaj radhe shtëllungat e tymit dukeshin më ndryshe. Dhe ashtu ndodhi”.Virgin Galactic tha se prova e parë e anijes hapësinore pati një “anomali serioze”. Pronari i kompanisë, miliarderi britanik Richard Branson, shpresonte të fillonte udhëtimet turistike në hapësirë brenda disa muajve.SpaceShipTwo u nis me ndihmën e avionit WhiteKnightTwo të premten në mëngjes nga një vend në shkretëtirë. Menjëherë pas ndarjes nga avioni transportues, anija hapësinore u rrëzua në tokë.Rreth 800 njerëz kanë rezervuar vende për të fluturuar në orbitë.Ndërkohë, zyrtarët po hetojnë se çfarë e shkaktoi dështimin e anijes së tyre hapësinore të transportit të mallrave të martën në Wallops Island të Virxhinias. Në bazë të një kontrate 1.9 miliardë dollarëshe me NASA-n, anija e kompanisë Cygnus, e ndihmuar nga një raketë Antares, ishte e ngarkuar me më shumë se dy ton ujë, ushqime dhe pajisje që duhej të dërgoheshin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Gjithçka u shkatërrua gjatë rrëzimit të saj.Dy fluturime të mëparshme orbitale në hapësirës për NASA-n ishin të suksesshme dhe industria e fluturimeve në hapësirë nuk pranon të lejoj këto dy incidente ta ndalojnë përparimin e saj.“Ky është një hap prapa, një pengesë afatshkurtër, por Orbital do të organizoj edhe katër udhëtime të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe ne presim që ato të jenë një sukses i madh”.Është e qartë, megjithatë, se Orbital Corporation do të pësojë humbje financiare. Përveç humbjes së një anije hapësinore, është dëmtuar edhe pista e vetme e kompanisë në Virxhinia.NASA ka një kontratë me një tjetër kompani private, Space X Corporation, me bazë në Kalifornia automjeti i së cilës ka në plan të dërgojë furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në dhjetor.

Londër, kabinat jeshile ku mund të karikosh telefonin
03/11/2014
Kabinat e kuqe emblematike të Londrës po pësojnë një ndryshim. 

Ato po transformohen në stacione për karikimin e telefoneve nëpërmjet energjisë diellorë. Shërbimi është i lirë megjithëse përdoruesve do t’i tregohen reklama teksa presin për karikimin e telefonit.Dy të diplomuar për gjeografi nga shkolla e ekonomisë e Londrës konceptuan këtë ide. Me ndihmën e fondacioneve nga skema të ndryshme, ata kanë krijuar këtë shtesë të re në rrugët e Londrës. Kabinat punojnë gjatë ditës dhe mbyllen gjatë natës.Ideja për solarbox erdhi për 3 arsye në të vërtetë. Pra, arsyeja e parë ishte se kabinat e telefonit nuk po përdoren më dhe janë shndërruar në vende për sjellje anti sociale. E dyta, sepse bateritë e telefonëve modernë nuk mundet të qëndrojnë me energji për kohën që na nevojitet ne dhe të gjithë bien pre e të tilla situatave. Dhe arsyeja e tretë ishte sepse nuk ka asnjë vend për të karikuar telefonin në hapësirën publike. Kështu që në bëmë një kërkim, morëm disa grupe fokusi dhe sollëm këto tre arsye në një produkt final, shpjegon Kirsty Kenney, bashkëthemelues i Solarbox.Teksa shumë kabina telefonike në kryeqytetin britanik shpesh nuk përdoren ose prishen, Solarbox është duke i dhënë këtyre kabinave të famshme londineze edhe shtytjen që i duhet. Kabinat janë lyer në ngjyrë jeshile dhe janë pajisur me një panel solar prej 86 cm në pjesën e sipërme. Dhe koha e lagësht e Londrës nuk do të ndikojë në rastet emergjente të karikimit të telefonave.Na duhet vetëm 3 orë drite dielli në ditë për të operuar një vit të tërë. Dhe arsyeja pse na duhet kaq pak është sepse kemi një bateri të integruar. Kështu që gjatë muajve të verës ose në ditët më me diell bateria mbledh të gjithë energjinë e tepërt për ta përdorur gjatë vitit, thotë Kirsty Kenney.Solarbox mund të karikojë deri në 100 telefonë në ditë, duke ofruar 20 përqind karikim për 10 minuta. 6 kabina janë funksionale deri tani me 5 të tjera në plan për tu hapur vitin tjetër.

Sa fiton Zuckerberg në ditë? 
01/11/2014
Njëra prej shkëputjeve më të mëdha të Facebook ndodhi vitin e kaluar, kur për katër orë me radhë përdoruresit e rrjetit social më të përhapur në botë nuk mundeshin të hapnin llogaritë e tyre. 

Por përtej ankesave të përdoruesve që s’hapin dot llogaritë e tyre zhvillohet edhe një debat financiar që thuajse asnjëherë nuk merret në konsideratë kur bëhet fjalë për probleme të tilla teknike.Sipas “Atlantic” Facebook në 3-mujorin e fundit ka fituar 3.2 miliard dollarë. Nëse shuma ndahet në 91 ditë zbulohet se Zuckerberg fiton 35 milion dollarë në ditë, 1.5 milion në orë ose 24.5 mijë dollarë në minutë.Në bazë të këtyre të dhënave është e thjeshtë të mbërrish në përfundimin se Zuckerberg bëhet me dhimbje koke edhe nëse krijesa e tij sociale del offline për pak minuta. 


Zgjedhja e gjinisë së fëmijës është e mundur!
31/10/2014
Po! Zgjedhja e gjinisë së fëmijës është e mundur. 

Duke qenë se ka një mori burimesh online lidhur me këtë temë, duhet të kemi parasysh se shumica e tyre nuk bazohen mbi prova shkencore dhe për rrjedhojë janë thjesht humbje kohe, shkruan Gazeta Shendeti.Ekzistojnë vetëm 2 mënyra të provuara shkencërisht për zgjedhjen e gjinisë (seksit) së fëmijës suaj. Njëra prej tyre është seleksionimi i spermatozoideve dhe Fertilizimi in Vitro me PGD (pre-implantation genetic diagnosis). Kjo teknikë është përdorur në shumë forma në 30 vitet e fundit. Principi i kësaj teknike është ndarja e spermatozoideve X dhe Y përmes centrifugimit. Fillimisht spermatozoidet ndahen nga fluidi seminal, më pas identifikohen spermatozoidet më të shëndetshme dhe më të lëvizshme. Në fund të teknikës, spermatozoidet X (më të rënda) ndahen nga spermatozoidet Y (më të lehta). Në një mashkull të shëndetshëm, gjysma e spermatozoideve janë bartës të kromozomit X dhe do të mund të japin vetëm embrione femra nëse do të fertilizojnë ovocitet (vezët) e partneres, ndërkohë që gjysma tjetër, duke qenë se është bartëse e kromozomit Y, do të mund të japë vetëm embrione meshkuj nëse fertilizojnë vezët e partneres. Në këtë mënyrë, në fund të procedurës do të kemi një mostër spermatozoidesh, e cila do të ketë shanse të larta për shtatzëni dhe sipas gjinisë së dëshiruar. Kjo teknikë përdoret në shumë vende si proces standard në procedurat artificiale të riprodhimit (inseminim artificial – IUI dhe fertilizim in vitro – IVF). Shanset e suksesit për të pasur një djalë variojnë nga 78-85%, ndërkohë që për një vajzë variojnë nga 73-75 %. 


Ja si ta zbuloni kush ju ka fshirë nga lista e miqve në ‘Facebook’
31/10/2014
Facebook refuzon të shtojë opsionin i cili të tregon se kush ju ka larguar nga lista e miqve në rrjetin social, sepse kjo ka impakt negativ tek përdoruesit.

Por, ekziston një skript i thjeshtë i cili do t’ju ndihmojë dhe tregojë se me cilin person keni pasur mosmarrëveshje apo zënka që ju ka fshirë nga lista e miqve. Metoda është fare e thjeshtë, duhet të ndiqni këto hapa për të mësuar kush ju ka fshirë nga Facebook nëpërmjet Chrome dhe Firefox. 

1.Instaloni Unfriend Notify for Facebook. 
2. Klikoni te shokët dhe aty mund të shihni opsionin e ri Lost Friends. 
3. Klikoni në ‘’Lost Friends” dhe do të shihni emrat dhe fotot e shokëve që i keni pasur më parë në Facebook por ju kanë hequr. 

Super kostumi që shërben për të gjetur thesaret nën ujore greke
31/10/2014
Prape në Antikythera është projekti më i ri kërkimor detar i organizuar nga instituti oqeanografik The Woods Hole i Massachusetts, në partneritet me eforatën greke të antikiteteve nën ujore. 

Projekti synon të eksplorojë një zonë ku, më shumë se 2000 vjet më parë, një anije u mbyt duke marrë me vete thesare dhe vepra arti.Anëtarët e skuadrës po përdorin një kostum të ri zhytjeje që quhet Exokostum i cili lejon zhytësit të zbresin më shumë se 300 metra nën ujë dhe të qëndrojnë aty për orë të tëra pa patur nevojë të dekompresohen gjatë udhës për në sipërfaqje. Exokostumi 240 kilogramësh ka 1.6 kuaj fuqi, kontroll me këmbë për shtytje dhe 18 nyje rrotulluese në këmbë dhe krahë për të dhënë liri në lëvizje.Në fakt Theotokis Theodoulou një arkeolog detar në këtë program thotë se nuk është një kostum aspak. Megjithëse Exokostumi duket si një kostum hapësinor shumë i komplikuar, në realitet është shumë i thjeshtë. Nuk është më çështja tek zhytja. Ne aktualisht po veshim dhe po drejtojmë një nëndetëse.Sendi më i famshëm i rekuperuar nga rrënojat e anijes është mekanizmi antikitera, i cili tashmë është në muzeun arkeologjik kombëtar në Athine. Mendohet të jetë ndërtuar rreth vitit 100 para krishtit duke qenë kështu makina llogaritëse më e vjetër e botës.Megjithëse deti ka shumë më shumë thesare për të zbuluar dhe arkeologet shpresojnë se ky mision do të drejtojë të tjera gërmime në rrënojat e anijeve të vjetra. Në fund të fundit, deti grek është muzeu më i madh i paeksploruar në Europe.

Google ka plane për të hyrë brenda trupit të njeriut!
30/10/2014
Duket se e ardhmja e Google do të jetë larg rrënjëve të saj si një mjet i kërkimit në internet, pasi gjiganti i teknologjisë ka vendosur të futet brenda trupave tanë! 

Shefi i shkencave jetësore në laboratorin kërkimor Google X, Endrju Konrad, bëri publik lajmin në një konferencë për shtyp në Kaliforni.Ai zbuloi se kompania po punonte për shpikjen e një pilule të ngarkuar me nanogrimca, të cilat do të programohen për të dërguar sinjale për çka ndodh brenda trupit njerëzor. Këto mikropajisje do të përdoren për studime kërkimore për kancerin dhe sëmundje të tjera.“Nanogrimcat dhe nanoteknologjia janë terma të përdorura për të përshkruar pjesëza tej mase të vogla, një e miliarda e metrit. Ato janë aq të vogla sa mijëra prej tyre mund të futen në qelizat e gjakut, miliona në një grimcë rëre. Ideja që kemi është që t’i bëjmë funksionale këto nanogrimca e t’i programojmë që të bëjnë atë që duam ne”, tha Konrad.“Në thelb ideja është e thjeshtë: nanogrimcat gëlltiten bashkë me një antibiotik ose ilaç tjetër. Ato më pas rrjedhin në gjak dhe duke qenë se sipërfaqja e tyre do të jetë e përbërë me magnet ato mund të lokalizohen thjesht duke vendosur një magnet mbi damarë. Më pas, mund të marrësh informacionin që ato mbartin”.


Avionët e telekomanduar po përdoren për të luftuar sëmundjen e Malaria-së
30/10/2014
Në një zonë të largët të Azisë Juglindore, avionët e telekomanduar po luftojnë, jo kundra terroristëve apo kryengritësve, por kundër sëmundjeve infektive. 

Shkencëtarët në ishullin e Borneo-së po përdorin avionët e telekomanduar për të regjistruar zonat e prekura me një parazit të Malaria-së, që zakonisht prek majmunët.Gjatë këtyre viteve të fundit, janë shtuar shumë rastet e infektimit të njerëzve me këtë parazit vdekjeprurës, i cili përhapet nëpërmjet mushkonjave nga majmunët tek njerëzit.“Duke regjistruar komunitetet ku po ndodhin këto raste, shkencëtarët shpresojnë të kuptojnë se përse ky parazit përhapet kaq shpejt nga majmunët tek njerëzit,” deklaroi Chris Drakeley, profesor në Shkollën e Higjienës në Londër.Drakeley dhe kolegët e tij kanë përdorur një kamera të vogël, të vendosur tek një avion i telekomanduar, për të marrë pamje nga zonat e prekura me këtë sëmundje infektive.Avioni mund të fluturojë për 50 minuta, dhe mban një kamera me rezolucion 16 megapikselë. Shkencëtarët do të mund të shohin lëvizjet e njerëzve dhe majmunëve në këto zona, të cilat do të nxirren nga të dhënat e GPS-it.Shkencëtarët shpresojnë që me të dhënat e GPS-it do të mund të zbulojnë se në cilat vende ndërveprojnë më shumë këto dy specie, dhe do të mund të kuptojnë se përse ata vizitojnë më shpesh këto zona.

iPhone 6 më i shitur se Note 4 edhe në terrenin e Samsung-ut
28/10/2014
Porositjet për telefonat inteligjentë të Apple-it, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, në Korenë e Jugut filluan të premten e kaluar. 

Tre dyqanet më të mëdha në këtë shtet filluan të pranojnë porositjet për këta telefona më 24 tetor. Që nga atëherë, numri i porositjeve për këta telefona ka qenë shumë i lartë, shumë më tepër seç kemi parë në shtetet e tjera të botës. Carrier KT Corp. raporton se duke kombinuar porositjet për të dyja modelet u porositën 10 mijë njësi për vetëm 1 minutë, ndërsa për 30 minuta u porositën më shumë se 50 mijë njësi. Një tjetër dyqan theksoi se ishin porositur 20 mijë njësi në 20 minutat e para. Ndërsa operatori më i madh në vend për rrjetin e pajisjeve mobile, SK Telecom, nuk zbuloi shifrat ekzakte, por vetëm tha që ka pasur një numër rekord porositjesh për këta telefona. Analistët vlerësojnë se janë porositur rreth 100 mijë njësi deri tani, që do të thotë se kanë tejkaluar bindshëm porositjet e njësive të Galaxy Note 4, meqë u porositën vetëm 30 mijë njësi brenda tri ditëve. Selia e Samsung-ut gjendet në Korenë e Jugut, prandaj pritej që pajisjet e kësaj kompanie të shiten më shumë sesa modelet e tjera, por sipas këtyre raportimeve, shohim që ka ndodhur e kundërta. Në fundjavë është thënë se Samsung ka shitur 4.5 milionë njësi të Galaxy Note që 4 në muajin e parë të daljes në treg, ndërsa Apple njoftoi se ka arritur të shesë 10 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus që në fundjavën e parë të daljes në treg.


Rusi, për të shmangur mikrobet mos bëni… selfie!
28/10/2014
Selfiet, autoportretet e marra nga smartfonët, janë një prej shkaqeve të përhapjes së mikrobeve tek fëmijët dhe adoleshentët, theksoi sot agjencia ruse e mbrojtjes së konsumatorëve, që këshillon t’i jepet fund kësaj praktike. 

“Transmetimi i mikrobeve tek adoleshentët është shkaktuar, sipas ekspertëve, nga mania për selfiet”, theksoi në një komunikatë një qendër rajonale e agjencisë Rospotrebnadzor. ”Këto selfie, marrë disa apo dy herë, lehtësojnë transmetimin e parazitëve sepse autorët e tyre fusin në kontakt fytyrat e tyre ”, theksoi ajo. ”Bëhet fjalë për rrugën kryesore të transmetimit të mikrobeve mes fëmijëve dhe adoleshentëve”, nënvizoi agjencia duke shtuar se fëmijët duke pasur mikrobe duhet të jenë të izoluar për të shmangur transmetimin tek shokët e tyre. Shumë e përdorur nga të rinjtë rusë, selfie është një autoportret i marrë me ndihmën e një smartfoni, i shpërndarë shpesh menjëherë në rrjetet sociale.


Njihuni me FitBit Surge, super-ora me GPS
23/10/2014
Kompania FitBit, e cila merret me prodhimin e pajisjeve që vishen, ka në plan të prezantojë tri pajisje të reja gjatë javës së ardhshme. 

Sipas The Verge, përveç pajisjeve Fitbit Charge dhe Charge HR, kompania do të prezantojë së shpejti edhe orën inteligjente Fitbit Surge, e krijuar posaçërisht për sportistët.Përveç monitorimit të shëndetit, pajisja do të shfaqë edhe thirrjet telefonike dhe njoftimet tekst, një veçori që gjendet zakonisht tek orët inteligjente.Nga fotoja e mësipërme kuptojmë që FitBit i referohet pajisjes Surge si një “super-orë”. Pajisja do të ketë GPS, dhe do të shfaqë të dhëna nga aktivitetet fizike në kohë reale.Përdoruesve do t’u paraqiten statistika mbi distancat, vrapimin, ritmin e të ecurit, intensitetin e rrahjeve të zemrës etj. Gjithashtu do të regjistrojë kaloritë e djegura, shkallët e ngjitura, minutat gjatë të cilave bëni aktivitet apo cilësinë e gjumit.Këto të dhëna do të shfaqen nga një aplikacion i posaçëm FitBt. Super-ora FitBit Surge vjen me tri versione ngjyrash dhe kushton 249 dollarë.

iPad-ët kushtojnë më shumë në Evropë sesa në SHBA
21/10/2014
Kur doli iPad-i i parë në treg, në vitin 2010, ai kushtonte 499 dollarë për modelin bazë me 16GB hapësirë të brendshme. 

Për 100 dollarë më shumë, klientët mund të merrnin modelin tjetër me më shumë hapësirë. Skema e çmimit ka ngelur pothuajse e njëjtë përgjatë viteve, kështu modeli bazë i Pad Air 2, i prezantuar javës së shkuar, kushton 499 dollarë. Nëse shtoni edhe taksën e shitjeve, çmimi shkon në 550 dollarë. Por, e dini që çmimet e iPad-ve ndryshojnë edhe nga njëri shtet në tjetrin? Po, dhe diferenca është shumë e dukshme në tregjet evropiane. Në Hungari, për shembull, një model bazë i Pad-it kushton 689 dollarë, ndërsa në Britani, çmimet fillojnë nga 399 paundë ose 642 dollarë. Po të kalojmë tek shtetet nordike, modeli bazë i iPad-it me ekran 9.7 inç kushton 650 dollarë. Në Francë dhe Itali, klientët duhet të paguajnë 637 dollarë për modelin bazë të iPad-it, ndërsa çmimi i tij në Gjermani dhe Francë arrin në rreth 624 dollarë. Cila është arsyeja e këtyre çmimeve të larta? Ka një sërë faktorësh që përcaktojnë çmimin e një iPad-i. Së pari, këtu përfshihet kostoja e transportit. Kostot e importit duhet të paguhen sipas shteteve përkatëse, dhe nuk duhet të harrohen këtu as taksat.  Të blesh një iPad në SHBA, taksat do e rrisin çmimin jo më shumë se 9.45 % të vlerës, ndërsa në Evropë kjo shkon deri në 25 %. Herën tjetër kur të mendoni se një iPad i cili kushton 499 dollarë është i shtrenjtë, mendohuni mirë, sepse kjo është për tregun amerikan ku pajisjet kushtojnë më pak. 


Trajnimi për udhëtimet me aeroplan
21/10/2014
Avancimi teknologjisë aeronautike dhe masat e rrepta të sigurisë e bëjnë fuluturimin mënyrën më të sigurtë të udhëtimit në ditët tona. 

Por për ata që ende kanë frikë të udhëtojnë me aeroplanë, kompania British Airways ofron kurse për sigurinë e fluturimeve ku ata mund të mësojnë me imtësi se si duhet të veprojnë në raste emegjence.Që nga fillimi në 2004 si një kurs trajnimi për punonjësit e kompanive të naftës që udhëtojnë shpesh në zona të largëta, rreth 15 mijë njerëz janë trajnuar për situata emergjente.Shumica e tyre janë dërguar nga kompania, por kursi pranë aeroportit Hithrow në Londër, është i hapur kundrejt pagesës për këdo.Trajnimi realizohet brenda një kabine simulimi me lëvizje të plotë. I njëjti model që përdoret për trajnimin e ekuipazhit të British Airways. Ndjesia e të qënit në bordin e aeroplanit gjatë fluturimit është autentike. Kursi fillon si një fluturim i zakonshëm.Por gjërat përkeqësohen menjëherë. Pas një uljeje emergjente, pasagjerët duhet të evakuojnë aeroplanin.Instruktori Andy Clubb thotë se përsëritja e procedurës së sugrisë shton besimin tek pasagjerët.“Fillojmë me një ushtrim emergjence dhe evakuimi që i bën njerëzit të mendojnë. Ata mësojnë se duhet ti kushtojnë vëmendje masave të sigurisë.” Pjesmarrësit po ashtu praktikojnë uljen në ujë, hapjen e derës së emergjecës dhe rrëshqitjen në tubacionet me ajër. Ata shikojnë demostrimin e përdorimit të paisjeve të emergjencës. “Kur dinë se si duhet të veprojnë, kjo u jep njerëzve një ndjesi më të madhe se ata janë në kontroll.”Sarah Pearson thotë se trajnimi i ndryshoi mendimin kur është fjala për të udhëtuar me avion.“Pas kursit, ndryshova tërësisht qendrimin tim dhe tani i vlerësoj më shumë masat e sigurisë dhe punën e ekuipazhit.”Zonja Pearson thotë se tani do të ketë një ide të qartë se çfarë duhet të bëjë në rast emergjence.

Gargantuan, teleskopi 30 metra po ndërtohet në Hawaii
20/10/2014
Pas vitesh planifikim, ndërtimi i teleskopit 30 metra  me një kosto prej 1.4 bilion dollarësh ka filluar në Hawaii. 

Ky teleskop i gjeneratës tjetër do të pajisë astronomet me fuqi të padëgjuara më parë, rreth 10 herë më shumë se rezolucioni i Hubble, për të observuar kompleksitetin e universit nga komoditeti që ofron toka. Sidoqoftë vendndodhja e tij në majë të vullkanit Mauna Kea në Hawaii ka disa rezidentë pranë.Ashtu sikurse emri i këtij instrumenti tregon, teleskopi 30 metra do të ketë një sipërfaqje totale reflektuese që është 30 metra në diametër. Do të jetë në fakt i përbëre nga 492 pasqyra hexagonale që shërbejnë si pjesë e sistemit të ri të optikave të adaptuara të teleskopit. Kjo mund të jetë inovacioni me i rëndësishëm i tmt sepse mund të na shpëtojë nga lancimi i teleskopëve të shtrenjtë në hapësirë. Të paktën shumicën e herëve.Optikat adaptive në punë të tmt janë të bazuara mbi teknologjinë që është eksperimentuar në teleskopet binjake keck të cilët janë gjithashtu të lokalizuar pranë majës së malit kea. Teleskopi 30 metra do të jetë i aftë të bëjë përshtatje të mira ndaj fokusit të tij për të eleminuar efektet e zbehjes që ka atmosfera e tokës. Për këtë arsye këto teleskopë janë pozicionuar si Hubble dhe teleskopi i ardhshëm James Webb në hapsirë ku atmosfera nuk mund të interferojë me pamjen tonë të universit.Sistemi i optikave adaptive që po zhvillohet për përdorim në tmt përdor një palë pasqyrash të deformueshme për të korrektuar veten ndaj pengesave atmosferike. Në thelb forma e pasqyrave në vetvete mund të ndryshojë për të korrigjuar efektet e turbullimeve atmosferike në kohë reale. Në mënyrë të ngjashme me Keck, tmt do të përdorë një sensor wavefront për të provuar dritën që vjen dhe për të përcaktuar modelin e shtrëmbërimit.Tmt do ti japë astronomeve një mjet të fuqishëm mjaftueshëm për të bërë studime afatgjata mbi lëndën e errët të university, vrimat e zeza supermasive dhe formimin galaktik. Gjithashtu mund të asistojë në gjetjen e exoplaneteve në univers derisa instrumente më të specializuara të teleskopit Webb të jenë të gatshëm.Astronomet nuk presin ndonjë problem me funksionimin e optikave adaptive në tmt, pasi në thelb është një version i zmadhuar i teknologjisë që është zbatuar me sukses në observatorin Keck, ku ky i fundit përdor pasqyra 10 metërshe. Sidoqoftë problem qëndron se vendasit Hawaiian besojnë se zonat e vullkaneve janë të shenjtë dhe si të tillë nuk duhen prekur me ndërtime, pavarësisht se çdo gjë mendohet se do të jetë gati për vitin 2022.Tmt nuk është pa konkurrencë në sferën e mega teleskopëve. Disa projekte në andet kiljane janë aktualisht duke u planifikuar, projekte të cilët do të zënë 24 deri në 39 metra hapësirë për mbledhje drite. Secili nga këta 3 projekte teleskopësh pritet të kenë specialitete të ndryshme bazuar mbi instrumentat që do të kenë. Këta lloj teleskopesh janë të dizenjuar të investigojnë pyetjet më të mëdha të universit, kështu që ka vend për të tre.


Doli në treg telefoni inteligjent Sony Xperia E3
20/10/2014

Sony Xperia E3 është telefoni inteligjent me lidhjen LTE më i liri në treg. 

Ai përmban karakteristikat e një telefoni inteligjent me parametra mesatarë, si procesori Snapdragon 400, 1GB RAM, kamera 5 megapikselë dhe ekran 4.5 inç me rezolucion 480×854 pikselë. Ky telefon inteligjent do të operojë me sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat. Sa i përket baterisë, kompania premton se ajo do të zgjasë dy ditë me një karikim të vetëm.


Në qytetin e zgjuar të Santander muret kanë vesh
17/10/2014
Zhurmat urbane mund të jenë një shqetësim për banorët, por ato gjithashtu mund të japin informacion të rëndësishëm për nevojat e një qyteti. 

Një eksperiment unik në qytetin spanjoll të Santander po përpiqet të përcaktojë se si këto të dhëna mund të përdoren për të përmirësuar jetët e qytetarve. Ky eksperiment përfshin inxhinierë dhe shkencëtare nga një projekt kërkimi europian.Pedro Malo, kordinator i projektit EAR-IT shpjegon se si mund të përmirësohet situata. Siç mund ta shohim në një ambulancë përshembull ka nevojë të shkojë shpejt në spital, pasi jetët mund të jenë në rrezik. Kështu që ne propozojmë një zgjidhje teknologjike, pajisje akustike të cilat mund të orientojnë ambulancën në spitalin më të afërt përshembull duke ndryshuar edhe dritat e semaforëve.Sensorët kanë shumë avantazhe, thotë Gyorgi Nagy, një kërkues në teknologjitë akustike në institutin Fraunhofer për Teknologjinë e medias dixhitale. Ato janë eficente në kosto dhe mund të përdoren për shumë qëllime. Madje sensorët akustikë nuk kanë nevojë për fushëpamje edhe nëse ne nuk e shohim ambulancën, ne mundet ende ta njohim nga tingulli që lëshon.Sensorët inteligjent akustikë janë shtesa më e fundit në rrjetin e gjerë të pajisjeve elektronike të qytetit që e bëjnë Santander, shembullin më të mirë në Europë të një qyteti të zgjuar. Por çfarë është në fakt një qytet i zgjuar? Me qytet të zgjuar nënkuptohet një sistem që mbledh të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së qytetit. Mund të ndihmojë për të menaxhuar trafikun, konsumimin e energjisë ose parametra të ndryshëm të lidhur me ambjentin. Këto sisteme e bëjnë qytetin më shumë të përshtatshëm dhe më shumë të qëndrueshëm, thotë Luis Munoz, një kërkuëse në rrjetet wireless në universitetin e Cantabrise.Ka benefite të tjera, me praktikë për qytetarët e rëndomtë nga këto sensorë. Kështu të paktën pretendohet. Një shembull janë edhe sensorët elektromagnetik në parkingjet e makinave të cilët numërojnë vendet e lira. Njerëzit i marrin informacionet nga smartphonet e tyre.Po përsa i përket privatësisë dhe shqetësimeve të lidhura me të? Kërkuesit thonë se edhe pse muret në Santander tani kanë veshë, asnjë bisedë personale nuk regjistrohet. Annika Sallstrom, një eskperte në anagazhimin e përdoruesve në Universitetin e Teknologjisë Lulea, në qendrën për teknologjinë në distancë të zgjatur, beson se njerëzit nuk do të ndihen sikur po spiunohen.Njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjohen, por akoma mund të pranojnë se audio mund të regjistrohet nëse vihet në lojë siguria e tyre. Ne kemi gjetur në studimin tonë se ata mundet madje të japin edhe pjesë të privatësisë të tyre për sigurinë, kështu që nëse ata ndjejnë që ka një qytet të sigurtë, mund të japin pjesë nga privatësia e tyre.


Shërbimi i ri i Google-it ju lejon të kontaktoni doktorin në internet
16/10/2014
Google po punon për krijimin e një shërbimi të ri që do të integrohet brenda aplikacionit Google Search në telefonin tuaj.

Në çdo moment që ju do të kërkoni për ndonjë sëmundje, aplikacioni do t’ju sugjerojë një doktor të cilin ju mund ta kontaktoni nëpërmjet një video thirrjeje, dhe mund ta pyesni rreth problemit që ju keni.Sipas Google-it: “Kur ju kërkoni për informacione bazike mbi shëndetin, për probleme të ndryshme si pagjumësia apo nëse jeni helmuar nga ndonjë ushqim, qëllimi ynë është që t’ju sigurojmë informacionet e duhura mbi to. Ne do ta eksperimentojmë këtë veçori për të parë nëse do të jetë e dobishme për njerëzit.”Për momentin ky shërbim do të jetë në dispozicion vetëm tek disa vende në SHBA, dhe në fazën e provës do të jetë falas. Kur të prezantohet zyrtarisht ky shërbim mund edhe të kushtojë.


Teknologjia e diodës që perhap dritë
16/10/2014
Këtë vit, Çmimi Nobel për Fizikën ju dha shpikësve të diodës që emeton dritë, e njohur ndryshe si LED dhe që tani përdoret në mbarë botën. 

Megjithatë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë dhe Bankës Botërore, më shumë se 1 miliard njerëz në botë nuk kanë energji elektrike. Pas perëndimit të diellit, shumica prej tyre përdorin dritën e kandilit apo llampave me vajguri. Një kompani në Hollandë po mundohet ta ndryshojë këtë situatë duke u bazuar pikërisht tek teknologjia LED.Një nga temat e diskutimit në takimin e fundit të Bankës Botërore ishte energjia e ripërtëritshme në botë. Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe mungesa e energjisë elektrike në vendet e varfëra si për gatim ashtu edhe për ndriçim. Por në horizont po shfaqen disa teknologji të reja me kosto të ulët që mund të ndihmojnë në kapërcimin e situatës.Kur bie nata, shumë fëmijë në pjesët rurale të Haitit, Ruandës apo në këtë kamp refugjatësh në Siri, lexojnë apo bëjnë detyrat nën dritën e kandilit apo llampës me vajguri. Shpesh herë, ato shkaktojnë zjarr ndërsa tymrat toksike shkaktojnë probleme tek rrugët e frymëmarrjes.Drita portative elektrike është më e sigurtë, më e shëndetshme dhe tani më pak e kushtueshme. Camille van Gestel drejton kompaninë holandeze WakaWaka.“Është hera e parë që drita artificiale apo solare LED është më pak e kushtueshme se vajguri.”LED është shkurtimisht për diodë që transmeton dritë, burim i sigurtë dhe efikas drite që përhap ndriçim të bardhë të fortë.Van Gestel thotë se WakaWaka, që nënkupton dritë që shkëlqen në gjuhën swahili, sot për sot në botë është burimi më efikas me energji diellore dhe karikuesi i telefonave. Pas karikimit të plotë, ajo jep ndriçim deri në 16 orë. Financiarisht është e përballueshme dhe bateria ka jetëgjatësi të madhe. Mund të vihet në çdo sipërfaqe të rrafshët, të varet në tavan apo të vihet mbi një shishe qelqi. Van Gestel thotë se kjo teknologji është për njerëzit më të varfër.“Synimi kryesor janë shtresa më e varfër që jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë.”Van Gestel thotë se kompania e tij vepron si çdo biznes tjetër, por fitimet kryesore nga produktet e tjera i përdor për të bërë paisjet ndriçuese WakaWaka për njerëzit e varfër. Ai thotë se nisma mbështetet nga organizata ndërkombëtare joqeveritare. “Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ishte një prej të parëve që çoi në Siri paisjet WakaWaka, për të ofruar ndriçim dhe elektricitet për refugjatët dhe tani kjo paisje është më e vlerësuara përveç ushqimit.”Gjatë dy viteve të fundit, kompania ka shpërndarë rreth 300 mijë paisje në vende si Siria, Haiti, Ruanda, Indonezia dhe Filipinet. Kompania synon që deri në vitin 2030 të shpërndajë paisje për 1.2 miliard njerëz.


Zuckerberg dhuron 25 milionë dollarë për të parandaluar përhapjen e Ebola-s
15/10/2014
Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njoftoi sot se ai dhe bashkëshortja e tij Priscilla kanë dhuruar 25 milionë dollarë pranë qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës Ebola. 

“Ne duhet të mbajmë nën kontroll sëmundjen e Ebola-së në mënyrë që ajo të mos përhapet më shumë dhe të mos bëhet një sëmundje globale për të cilën do të duhen dekada të tëra për ta luftuar, ashtu si sëmundja HIV,” shkroi Zuckerberg në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook. Paratë e dhuruara nga Zuckerberg do të përdoren për të punësuar specialistë dhe për të blerë pajisje të ndryshme që do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes Ebola. Shefi ekzekutiv dhe presidenti i Fondacionit CDC, Charles Stokes, gjatë një deklarate të dhënë për shtyp, falënderoi Mark Zuckerberg dhe bashkëshorten e tij Priscilla Chan për kontributin e dhënë dhe mbështetjen që ata po japin për shpëtimin e shumë jetëve të njerëzve.


YouTube ka infektuar mbi 100 mijë përdorues
15/10/2014
Gjatë këtyre 30 ditëve të fundit, janë shfaqur disa viruse në uebsajtin YouTube, të cilat kanë infektuar mbi 100 mijë përdorues. 

Sipas Trend Micro, ata kanë monitoruar aktivitetin në YouTube gjatë këtyre muajve të fundit dhe kanë zbuluar se sulmi vjen në formën e disa reklamave që janë prezentë në faqe. Reklamat në vetvete nuk përmbajnë viruse, por problemi ndodh kur klikohet tek reklama. Edhe pse këto reklama duhet të monitorohen nga YouTube, disa si duket janë infektuar nga viruset duke shkaktuar kështu probleme edhe tek pajisjet e përdoruesve. Në mënyrë që të bëjnë që aktiviteti i tyre të duket legjitim, sulmuesit kanë përdorur informacione të modifikuara të DNS-së nga faqja e qeverisë polake. Sulmuesit nuk rrezikuan këtë faqe, por ata patën mundësi të ndryshojnë informacionet e DNS-së duke shtuar domenë që gjenden tek serverët e tyre.(Se si patën mundësi ta bëjnë këtë është e paqartë.) Trafiku kalon nëpërmjet dy serverëve ri-drejtues (që gjenden në Holandë) para se të përfundojnë tek serverët e infektuar me viruse, që gjenden në SHBA. Ky virus si duket ka si shënjestër shfletuesit Java, Internet Explorer dhe Flash. Ata që e kanë përditësuar platformën e tyre nuk do të preken nga ky virus. Duhet që të siguroheni nëse i keni përditësuar produktet e juaja Java dhe Adobe në versionet e tyre më të fundit. Nuk dihet akoma se sa mund të qëndrojnë këto reklama tek YouTube, por shpresojmë që ekipi i kompanisë të gjejë së shpejti një zgjidhje.


Njihuni me makinën fluturuese të së ardhmes
14/10/2014
Ka qenë një ëndërr fantastiko- shkencore për dekada me radhë, një makinë e cila ngrihet krejt thjesht në ajër për të shmangur trafikun. 

Megjithatë një firmë sllovake tha që më në fund e ka zgjidhur këtë problem. Aeromobili mund të fluturojë rreth 700 metra me një serbator benzinë dhe kur i mbledh krahët, e nxë një hapësirë normale parkimi. Aeromobili është një makinë fluturuese që i përmbush standardet e hapësirës së parkimit dhe mund të ngrihet ose të ulet në cilindo aeroport në botë. Kur është si makinë, mund të parkohet në një hapësirë normale dhe gjithashtu mbushet me benzinë në çdolloj karburanti. Tatiana Veber, zëdhënësja e AeroMobilit tha: “Kemi që në vitin 1990 që punojmë mbi konceptin e një makine fluturuese. Modeli ynë i parë dukej goxha i çuditshëm dhe do të kishte probleme në përdorimin e përditshëm. Kjo ishte një shenjë për të përmirësuar konceptin e makinës fluturuese në mënyrë që të përshtatej me trafikun e zakonshëm rrugor. Kemi marrë mendime pozitive nga disa ekspertë të avionëve, të cilët e vlerësuan dizajnin dhe zgjidhjen teknike të procesit të transformimit.”. Makina është ndërtuar të mbushet me benzinë në një karburant çfarëdo duke përdorur motorin Rotax 912 ULS. Prototipi i tretë i AeroMobilit është gati të prezantohet më 29 tetor në Festivalin e Pionierëve në Austri. Megjithatë dizajni akoma nuk është i përsosur, krahët mblidhen prapa drejtuesit kur mjeti është si makinë. 


Huawei prezantoi zyrtarisht telefonin Honor 6 Extreme Edition
14/10/2014
Huawei prezantoi sot zyrtarisht telefonin Honor 6 Extreme Edition, i cili ka procesorin më të fundit të kompanisë, Kirin 928. 

Ai vjen me tetë bërthama me shpejtësi 2GHz, 3GB RAM dhe kartën grafike Mali T628MP4. Telefoni ka pothuajse të njëjtën pamje si paraardhësi i tij, dhe përmban të njëjtën madhësi ekrani, 5 inç me rezolucion 1080 pikselë. Ky telefon do të operojë me sistemin e fundit operativ Android 4.4 KitKat, dhe ofron lidhjen LTE-A Cat.6 për rrjetet që e mbështesin atë. Hapësira e brendshme është 32GB, por mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Në anën e pasme ka një kamera 13 megapikselë, ndërsa në anën ballore ka kamera 5 megapikselë. Bateria është me kapacitet 3,100mAh si tek origjinali Honor 6. Ky telefon do të kushtojë 489 dollarë dhe porositjet për të fillojnë më 21 tetor. 


Samsung Galaxy A7 sjell ekranin Full HD
13/10/2014
Seria e telefonave Samsung Galaxy A pritet të zbulohet brenda disa ditëve, dhe thuhet se modelet e telefonave të kësaj linje do të jenë të kualitetit të lartë sikurse ai i Galaxy Alpha. 

Kjo linjë pritet të sjellë tre modele të reja të telefonave, përkatësisht modelet Galaxy A3, Galaxy A5 dhe Galaxy A7.Deri tani është folur vetëm për modelin Galaxy A5, ndërsa kanë filluar të publikohen edhe detaje për Galaxy A7, model për të cilin besohet se do të jetë më i miri i kësaj serie të re.Sipas SamMobile, Galaxy A7 do të sjell ekranin në full HD, ndërsa Galaxy Alpha posedon ekranin me 4.7-inç në 720p HD, për dallim nga Galaxy A5 që pritet të vijë me ekranin prej 5 inçnë Super AMOLED.Galaxy A5 besohet se do të lançohet në Kinë gjatë muajit nëntor, për tu pasuar më pas edhe në vendet tjera. Ky model pritet të sjell kamerën e pasme me 13MP bashkë me atë të përparmen me 5MP, procesorin Qualcomm Snapdragon 400, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 2,330 mAh.


Karrigia e padukshme që mund ta vishni
13/10/2014
Është si një karrige që nuk ndodhet aty, por në mënyrë magjike shfaqet kurdo që keni nevojë. Quhet karrigia pa karrige dhe e vesh në këmbë si një ekzoskelet. 

Kur nuk është e aktivizuar mundeni të ecni normalisht ose edhe të vraponi. Dhe më pas me prekjen e një butoni, aktivizohet në vend dhe ju mund të uleni. Si një karrige por që tani është aty.Ideja erdhi nga dëshira për tu ulur kudo dhe kurdo dhe nga puna në një fabrike paketimesh në mbretërinë e bashkuar kur unë isha 17 vjeç, shprehet Keith Gunura, 29 vjeçari që është drejtues dhe themelues i NOOEE, iniciatorja e këtij projekti që është e bazuar në Zurich. Qëndrimi për orë të tëra dhe tension shkakton shumë stres në pjesën e poshtme të gjymtyreve, por shumë punëtorë kanë shumë pak pushime dhe karriget nuk jepen shpesh, sepse zënë shumë vend. Kështu që mendova se ideja më e mirë është të lidhim një karrige që nuk pengon me veten time.Pajisja kurrë nuk prek tokën, çka e bën akoma edhe më të lehtë për tu veshur. Një rrip e siguron me belin dhe ka lidhëse që mundësojnë lidhjen me vithet. Një kllape angazhon dhe mbështet peshën e trupit, që drejtohet drejt thembrave të këmbëve. Këto janë pjesë të mekanizmit të cilat janë të dizenjuara në mënyrë speciale, por një version tjetër funksionon me çdo veshje dhe prek tokën vetëm kur je në pozicion të palevizshëm. Përdoruesi thjesht lëviz në pozën e dëshiruar dhe më pas aktivizon pajisjen, e cila funksionon për rreth 24 orë me një bateri 6 volt.


9 të vërteta interesante rreth pasurisë së Bill Gates
11/10/2014
Me kaq pasuri të madhe që ka, Bill Gates përbën një shtet më vete. Në shkrimin e mëposhtëm po ju paraqesim disa hollësi interesante rreth pasurisë së tij. 

1. Bill Gates fiton 250 dollarë çdo sekondë, pra 20 milion dollarë në ditë dhe 7.8 miliardë dollarë në vit! 
2. Nëse do t’i bien 1000 dollarë në tokë, nuk do ta marrë mundimin të përkulet e t’i marrë, pasi do t’i ketë fituar brenda 4 sekondave. 
3. Borxhi kombëtar i SHBA-së është rreth 5.62 triliardë dollarë. Nëse do ta shlyente Bill Gates, do t’i merrte më pak se 10 vjet! 
4. Me pasurinë që ka, Gates mund t’i dhurojë çdo banori të planetit 15 dollarë dhe t’i teprojnë për vete 5 milion dollarë. 
5. Michael Jordan është sportisti i paguar më shtrenjtë në SHBA. Nëse nuk do kryente asnjë shpenzim, as për ushqim dhe do të mblidhte pagën e tij vjetore, pra 30 milion dollarë, do t’i duheshin 277 vjet që të bëhej aq i pasur sa është Bill Gates sot. 
6. Nëse Gates do të ishte shtet, atëherë do i renditej i 37-ti në listë si shteti më i pasur në rruzullin tokësor. 
7. Nëse gjithë pasurinë e tij Bill do ta kthente në monedha 1 dollarëshe, atëherë mund të ndërtonte një rrugë nga Toka për në Hënë plot 14 herë (si edhe kthimin. Por për t’u ndërtuar do të duhej që për 1.400 vjet të punohej pa ndërprerje dhe të përdoreshin 713 aeroplanë Boeing 747 për transportin e monedhave. 
8. Nëse supozojmë se Bill Gates do të jetojë edhe 35 vjet të tjerë, atëherë i bie që të shpenzojë 6.78 milion dollarë në ditë, që t’i mbarohet pasuria që ka. 
9. Nëse përdoruesit e Microsoft Windows do të merrnin 1 dollar sa herë që kompjuteri i tyre bllokohej, atëherë Bill Gates do të kishte falimentuar brenda 3 viteve!!! 


Apple shtyn prodhimin e iPad-eve me ekran më të madh
11/10/2014
Prodhuesit e Apple kanë shtyrë prodhimin e gjeneratës së re të iPad-eve për fillimin e vitit të ardhshëm, raportoi The Wall Street Journal sipas disa burimeve të afërta me kompaninë. 

Prodhuesit kishin në plan të fillonin me prodhimin e iPad-eve me ekran më të madh me një volum të lartë në dhjetor, por duke qenë të detyruar të prodhojnë më shumë smartfonë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, e kanë shtyrë fillimin e prodhimit për tabletët. Kompania Apple ka raportuar se vetëm fundjavën e parë të lançimit të iPhone 6 ajo ka shitur 10 milionë smartfonë. Foxconn Technology Co Ltd, e cila merret me prodhimin e iPhone-ve dhe iPad-eve, ka 200.000 punëtor në Kinë që ndërtojnë iPhone-t edhe kasat metalike. Apple pritet të lançojë iPad-et e rinj në eventin që do të mbajë më 16 tetor. Furnizuesit kinezë mendojnë se iPad-et e rinj do të kenë ekran 12.9 inç liquid crystal me një rezolucion afërsisht të njëjtë me iPad Air e lançuar vitin e shkuar. Firma kërkimore IDC, u shpreh në gusht se kishte parashikuar një rënie globale të shitjeve të tabletave në vitin 2014, por nuk dihet nëse pjesë e këtij raporti kanë qenë dhe iPad-et që priten nga Apple. 


Zbulohen detajet e Samsung Galaxy Alpha 5 dhe Alpha 3
10/10/2014
Para disa ditësh u shfaqën në internet telefonat inteligjentë të linjës Galaxy Alpha të Samsung-ut, si Galaxy Alpha 5 dhe Glaxy Alpha 3. 

Tani këta dy telefona janë shfaqur në një video promocionale që zgjat vetëm 2 minuta. E gjithë linja Alpha do të përmbajë korniza prej metali, ashtu si Galaxy Alpha. Këta dy telefona do të operojnë me sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat me ndërfaqen TouchWiz. Ata do të fuqizohen nga procesori Qualcomm Snapdragon 410 64-bit, me katër bërthama Cortex-A53, dhe kartën grafike Adreno 306. Telefoni Galaxy Alpha A5 ka ekran 5 inç 720 pikselë, ndërsa versioni më i vogël, Galaxy Alpha A3, ka ekran 4.5 inç Quad HD. Ekranet e dy të telefonave janë Super AMOLED. Këta telefona do të kenë gjithashtu 1GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme. Kamera e pasme tek telefoni Alpha A5 do të jetë 12 megapiskelë, ndërsa tek telefoni Alpha A3 do të jetë 8 megapikselë. Kamera ballore do të jetë e njëjtë tek të dy këta telefona, 5 megapikselë. Nuk e dihet se kur mund të dalin në treg, por dihet vetëm që Galaxy Alpha A5 do të kushtojë rreth 400-450 dollarë, ndërsa Galaxy Alpha A3 do të kushtojë më lirë, rreth 300-350 dollarë.


Kanceri i mushkërive
10/10/2014
Hulumtuesit mjekësorë kanë zbuluar se kanceri i mushkërive mund të mbetet i fjetur për më shumë se 20 vjet para se papritmas të kthehet në vdekjeprurës. 

Ekspertët që kanë shkruar në revistën 'Science' thonë se kjo ndihmon të shpjegohet përse sëmundja është aq e vështirë për t’u trajtuar. Studiuesit thonë se ajo që ata e përshkruajnë si një defekt gjenetik mund të kalojë pa u vënë re për vite para se një tjetër difekt papritur të shkaktojë rritjen e shpejtë të kancerit. Hulumtuesit thonë se pirja e duhanit është shkaku kryesor i defektit fillestare. Ata thonë se studimi mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si evolon kanceri i mushkërive. Kanceri i mushkërive është forma më vdekjeprurëse në botë e sëmundjes. Mjekët thonë se shkalla e mbijetesës është "tmerrësisht e ulët."

Gmail përshtatet me ekranet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus
08/10/2014
Në ekranet e mëdha të produkteve të fundit nga kompania Apple, shërbimet e Gmail nuk janë përshtatur si duhet. 

Në mënyrë që klientët të mos kenë probleme dhe pamja e tyre të jetë më e pastër, Gmail ka bërë disa ndryshime për aplikacionin iOS. Në iPhone 6 dhe tek ‘vëllai tij i madh’ që janë në shitje për më se dy javë, kur kanë ardhur meilat, ka pasur probleme në lexim, sepse ekrani i madh bënte që të deformohej struktura. Në formatin e ri, që është në dispozicion falas për iOS, është dedikuar vetëm për telefonat e zgjuar që janë lëshuar së fundmi në qarkullim nga Apple.


Kritikohet Apple, iPhone është “spiun”
08/10/2014
Sikur të mos mjaftonin kritikat për “elasticitetin” e modelit të fundit të iPhone, Apple është vënë së fundmi në qendër të kritikave për shkeljen e privatësisë. 

Ekspertët shprehen “të tmerruar” mbi aftësinë e iPhone për të përgjuar dhe mësuar gjithçka rreth zotëruesit të tij. Në qendër të kritikave është “Frequent Locations”, që Apple e prezantoi një vit më parë, telefonat janë në gjendje të analizojnë të dhënat dhe të identifikojnë se ku punoni dhe jetoni, transmeton Indeksonline. Apple thotë se të dhënat e grumbulluara nga ky shërbim nuk dalin jashtë telefonit, madje nuk ruhen as tek serverët e saj. Noel Sharkey, njëri prej specialistëve më me zë të informatikës në Britaninë e Madhe thotë se me futjen e GPS dhe hartave çdo telefon inteligjent ishte në gjendje të gjurmonte lëvizjet e zotëruesit, por ajo që bëri Apple me “Frequent Locations”, që është pjesë e sistemeve iOS 7 dhe 8, shkon përtej kësaj. Sharkey thotë se ky shërbim regjistron pastër çdo lëvizje tenden, kur dhe ku je nisur dhe kur e ku ke mbërritur, madje edhe se sa herë ke qenë në një vend të caktuar. “Kjo është ëndrra e avokatëve të divorcit”, thotë me shaka specialisti britanik, duke shtuar më pas se bëhet fjalë për një pajisje të pastër “spiunazhi”.


Samsung goditet nga konkurrenca e madhe
07/10/2014
Samsung nuk ka shitur aq shumë telefona të mençur siç kishte pritur, dhe tani kompania ka lëshuar një tjetër udhëzues për të ardhurat për tremujorin e tretë të vitit.

Samsung ka thënë se të hyrat e kompanisë për tremujorin e tretë të vitit mund të bien deri në 4 miliardë dollarë, shifër kjo e cila paraqet një rënie prej 60 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.Samsung i cili ka qenë krijuesi më i madh i pajisjeve mobile në Android tani po përballet me konkurrencën nga krijuesit e tjerë të telefonave të mençur mobil, dhe kompania po përballet me rritjen e konkurrencës nga modelet tjera të telefonave në Android të cilët kanë çmim më të ulët.Përveç pajisje të lira në Android, Samsung është duke u përballur me konkurrencë të fortë edhe nga iPhone i ri, përkatësisht modelet e reja të telefonave të Apple, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.Në ta kaluarën, Samsung ishte prodhuesi kryesor i fabletëve dhe telefonave me ekrane të mëdha, sikurse linja e Samsung Galaxy Note. 

iPhone 6 Plus më i kërkuar se iPhone 6
07/10/2014 
Sipas një raporti të fundit të publikuar nga “DigiTimes”, thuhet se kërkesa për iPhone 6 Plus është më e lartë nga sa pritej.

Telefoni iPhone 6 duket se do të jetë modeli më popullor i telefonit të ri, edhe pse Apple ende nuk ka dhënë asnjë statistikë apo ndarje zyrtare rreth asaj se cili model i telefonit është shitur më shumë.Raporti është bazuar në shitjet nga prodhuesit e njësive të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Foxconn Electronics dhe Pegatron Technology, sipas burimeve të industrisë. Sipas raportove, Foxconn është përgjegjës për prodhimin e iPhone 6 Plus, ndërsa Pegatron ka prodhuar iPhone 6.Shitjet e iPhone 6 Plus thuhet se janë më të larta se sa pritej, duke marrë rreth 60% të dërgesave totale të modeleve të reja të gjeneratës së re të telefonave iPhone 6.


Komisioni Evropian i hap dritën e gjelbër riblerjes nga Facebook të WhatsApp-it
06/10/2014
Komisioni Evropian i hapi sot dritën e gjelbër, pa kushte, blerjes për 19 miliardë dollarë të shërbimit të mesazheve për smartfonët ”WhatsApp” nga gjiganti amerikan Facebook. 

”Studimi i komisionit, mbrojtës i konkurencës në Evropë, ka treguar se entiteti i unifikuar do të vazhdojë të përballet me një konkurencë të mjaftueshme”, sipas një komunikate të publikuar nga Brukseli. “Edhe pse ”Facebook Messenger” dhe ”WhatsApp” janë dy aplikacionet më popullore, pjesa më e madhe e njerëzve nuk përdorin një aplikim të vetëm komunikimi, por disa”, theksoi në një komunikatë komisioneri evropian i ngrarkuar me Konkurencën, Joaquin Almunia. “Ne kemi shqyrtuar këtë projekt të blerjes me shumë kujdes dhe arritëm në përfundimin që nuk do të ndërhynte në lojën e konkurencës të këtij tregu dinamik dhe në zgjerim të plotë. ”Ky zgjerim karakterizohet nga cikle të shkurtra të inovacionit që çrregullojnë shpesh qëndrimet në treg”, theksoi gjithashtu Komisioni. Mes aplikimeve konkuruese bëjnë pjese veçanërisht Line, Viber, iMessage, Telegram, WeChat dhe Google Hangouts. Facebook kishte njoftuar në muajin shkurt qëllimin për të riblerë ”WhatsApp” për 19 miliardë dollarë. Operacioni mori miratimin nga autoritetet amerikane të konkurencës në muajin prill. WhatsApp numëron rreth 600 milionë përdorues ndërkohë që Facebook, rrjeti i parë social në botë, numëron rreth 1,3 miliardë anëtarë aktiv, rreth 300 milionë prej të cilëve përdorin aplikacionin Facebook Messenger.

Automjetet prototip në panairin e Parisit

06/10/2014
Bota e automobilave mirëpriti hapjen e një prej aktiviteteve më të rëndësishme të kalendarit. 

Një herë në dy vjet, prodhuesit e makinave mblidhen në Ekspozitën e Parisit, të gatshëm për të paraqitur modelet e tyre të fundit me katër rrota në skenën botërore. Mes makinave luksoze dhe atyre sportive, kompanitë prodhuese do të shfaqin gjithashtu vizionin e tyre të së ardhmes. Citroen Divine DS shkëlqen në Panairin Botëror të Makinave në Paris. Pas shitjes së mbi gjysmë milioni automjetesh në mbarë botën në katër vjet, linja DS e kompanisë franceze të makinave tani po ndërton mbi suksesin e saj, duke u bërë një markë më vete. Ky proces kulmoi me, një makinë prototip e quajtur DS Divine. Ky model nuk ka logo të dukshme Citroen, por atë që duket si një simbol futuristik me shkronjat “DS”. Makina është rezultat i bashkëpunimit me kompani të ndryshme, duke përfshirë atë të bizhuterive Swarovski. Citroen thotë se produkti përfundimtar është një kombinim i përsosur mes të sofistikuarës dhe luksit. DS Divine është vetëm një nga automjetet e shumta që debutojnë në Panairin e Parisit. Përveç modelit DS Divine, një tjetër prodhues francez makinash – Peugeot –paraqitet me automjetin e vet prototip. Modeli me 5-dyer, quajtur ‘Exalt’, është përshkruar si elegante dhe sportive.Ajo peshon 1 mijë e 700 kg dhe mund të përdoret si makinë elektrike dhe hibride. Kjo video tregon veriantin e Pekinit, me pjesën e pasme ngjyrë të kuqe. Modeli i Parisit do të ketë një efekt gri.Në zyrat e revistës javore britanike Auto Express, kryeredaktori Steve Fowler thotë se Exalt tregon elementë të planeve të ardhshme të Peugeot-së.Kompania Peugeot thotë se modeli Exalt bashkon përvojën franceze dhe kineze, duke shmangur çdo material të panevojshëm dhe duke u përqendruar tek efikasiteti. Një tjetër prototip është edhe modeli i ri MINI Superleggera Vision. Kjo makinë është një bashkëpunim mes MINI-t dhe kompanisë italiane të projektimit dhe prodhimit të karrocerive Touring Superleggera.

Njihuni me krevatin që vishet
03/10/2014
Nëse jeni duke pritur në radhë për iPhone-in e ri ose keni shkuar për kamping në mal, ju me siguri do të donit të kishit aty një shtrat të rehatshëm për të fjetur. 

Po sikur t’ju themi se kemi një zgjidhje për këtë problem? Një kompani japoneze ka krijuar një krevat që vishet të cilin mund ta mbani me vete. Krevati si mbulesë është plot me material mbushës, kështu ju mund të pushoni lehtësisht mbi dysheme, dhe mund të mblidhet gjithashtu si një krevat për të fjetur. Pajisja mund të lidhet në qafë dhe në pjesën e fundit të këmbëve duke u përthyer sipas gjatësive të ndryshme. Mund të ndryshojë gjithashtu edhe përbërja e mbulesës në varësi të sezonit. Me të vjen edhe një mushama me ajër duke siguruar kështu një shtresë të rehatshme për të fjetur. Pajisja është bërë me material najloni, polietileni dhe poliesteri. Në total produkti peshon 700 gramë, që do të thotë se është relativisht i lehtë për t’u mbajtur dhe veshur nga njerëzit. Sa i përket përmasave, ai është 1.6 metra i gjatë, 0.6 metra i gjerë, ndërsa mushamaja me ajër është 2.88 metra e gjatë dhe 0.7 metra e gjerë. Ky produkt ka dalë në treg dhe kushton 40 dollarë. 


Coca Cola vs. Pepsi, nis "beteja jeshile" 
03/10/2014
Pepsi dhe Coca Cola po përpiqen të tërheqin konsumatorët që kujdesen për shëndetin me kanoçe ngjyrë të gjelbër, që përmbajnë stevia, një ëmbëlsues natyral. 

Kompanitë më të mëdha të sodave në botë që fitojnë miliarda me pijet e tyre, me përqindje të ulët të yndyrnave, kanë një përbërës të përbashkët: stevia-n, një bimë e përdorur si ëmbëlsues. Etiketat mbi këto produkte kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: ngjyrën e gjelbër, si vetë bima. Pepsi do ta hedhë produktin në treg “Pepsi True” në mes të tetorit, por ai mund të blihet vetëm përmes sajtit Amazon. Ndërsa Coca-Cola ka filluar tashmë të tregtojë sodan stevia, “Coca-Cola Life” në Argjentinë, Kili, Britaninë e Madhe dhe meksikë. Në nëntor, ky produkt mund të tregtohet në të gjithë botën. Sipas Pepsit, pija e vet me stevia ka 30% më pak sheqer se Pepsi i zakonshëm dhe nuk përmban surup me përmbajtje të lartë fruktoze, ose ëmbëlsues natyralë. Ndërsa sipas Coca-Cola-s, një shishe 1.5 litra përmban 60 kalori, pra, 35% kalori më pak se sodat e tjera. Mbetet për t’u parë sesa pijet me stevia do arrijnë t’i tërheqin konsumatorin. 


Kina miraton shitjen e iPhone 6
02/10/2014
iPhone-i i fundit i kompanisë Apple mund të shitet tani në Kinë pasi kompania amerikane siguroi Pekinin se nuk do të ndajë informacionet me qeveritë e tjera.

Regullatori telefonik i Kinës miratoi shitjen e iPhone-it sot duke thënë se Apple premtoi të rregullojë reziqet potenciale të sigurisë në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.Siguria pason njoftimet se Agjencia amerikane e Këshillit Kombëtar ishte në gjendje të hynte në serverat e kompanisë Apple duke përdorur programet sekrete të përgjimit.Media shtetërore në Kinë ka akuzuar se produktet e Apple-it se kërcënojnë sigurinë në vendin komunist, njëkohësisht tregu më i madh i telefonëve inteligjentë në botë.Në një deklaratë, Apple mirëpriti miratimin duke thënë se iPhone-ët e rinj do të jenë në treg në 17 tetor.


Bateria e kësaj ore inteligjente do të zgjasë për një vit me vetëm një karikim
02/10/2014
Nëse u janë bezdisur pajisjet teknologjike që duhet të karikohen çdo ditë, ora inteligjente No-Charge mund të jetë për ju. 

Siç sugjeron edhe emri, kjo orë nuk ka nevojë për t’u karikuar çdo ditë, pasi bateria e saj mund të zgjasë për një vit me vetëm një karikim.Ora inteligjente No-Charge përdor një set baterish, si një orë normale. Këto ndihmojnë në ndezjen e ekranit të orës dhe funksionimit të saj, si dhe në lidhjen e orës nëpërmjet Bluetooth-it me iPhone-in ose një pajisje tjetër Android.Ora do të shfaqë edhe emrin e dikujt që ju telefonon dhe përdor ikona për t’ju njoftuar në lidhje me mesazhet tekst, elektronike dhe aktivitetet në rrjetet sociale. Ora do të shfaqë gjithashtu thirrjet e humbura, kalendarin.Butonat anash orës ndihmojnë për të ndezur dhe fikur muzikën, si dhe për të kontrolluar kamerën e telefonit. Ora inteligjente No-Charge përmban anësore prej çeliku të pandryshkshëm, xham që është rezistent ndaj gërvishtjeve dhe një rrip elastik. Ajo kushton 180 dollarë.


Indonezia zhvillon teknologjinë e skanerit të trurit në 4D
29/09/2014
Indonezia është tani në front të përparimeve të reja në neuroshkencë dhe teknologji. 

Në një laborator të zhvendosur 2 orë nga kryeqyteti Indonezian, shkencetarët janë duke punuar mbi teknologjinë për kërkime në tru. Një shkencëtar 47 vjecar, Warsito Purwo Taruno, ka themeluar qendrën për laboratorin kërkimor për tomografinë në Alam Sutera.Ky laborator është themeluar në vitin 2010. Qendra ndërmer kërkime mbi aplikimet praktike të ECTV, një teknologji e avancuar skanimi që përdor një sinjal elektrik. Kërkuesit pretendojne se janë të parët në botë që përdorin imazheri truri 4D, pra në 4 dimensione dhe metoda kodimi kaos, pasi e tillë quhet teknologjia.Warsito Purwo Taruno shpjegon se ata mund të regjistrojnë në shpejtesi të lartë aktivitetin e trurit, nga 32 000 piksel, truri në mënyrë simultane dhe se ata do të dokumentojnë nivele të ndryshme të aktivitetit nga pika të ndryshme në trurin tonë.Teksa ata marrin të dhëna 3D nga vetë truri, ata e kombinojnë atë me diferencat e aktivitetit të trurit për të prodhuar të dhënat 4D të trurit. Shkencetarët indonezianë kanë zbuluar se truri njerëzor reagon shumë ndryshe ndaj aktiviteteve të ndryshme të përditshme, si psh fjetja, leximi, degjimi i muzikës dhe bërja e punëve të ndryshme të shtëpisë.Tani ata po investigojnë teknologji që mund të lejojë komunikimin dixhital përmes trurëve njerëzorë, si psh një pajisje helmete, wireless, etj. Një person mund të vendosë një helmetë skanuese truri që mund të lexojë trurin e tij ose të saj. Helmeta do të ngarkojë të dhënat dixhitale nga truri në një server cloud duke pqërdorur internetin. Më pas këto të dhëna do të shkarkohen nga një helmetë e vendosur nga një tjetër person dhe do të dërgohen në trurin e marrësit.Ky skenar truri do të bëjë që komunikimet mes trurit njerezor, kompjuterit dhe një truri tjetër njerëzor të jenë shumë të mundshme ne te ardhmen, parashikon Purwo Taruno. Skaneri i trurit i Warsitos punon në një mënyrë të ngjashme me një makinë skanimi CT, por ai thotë se është më i sigurtë sepse zëvendëson përdorimin e radiacionit me sinjale elektrike.


Ekspansioni i Amazon
29/09/2014 
Me iniciativa gjithnjë të reja, Amazon po e ndryshon në mënyrë radikale tregtinë e librit. 

Me një flatrate për librat elektronikë, Amazon po zgjeron monopolin e saj. Por synimet e gjigantit shkojnë më tej se kaq.Nga laboratori i Amazon në SHBA vijnë vazhdimisht përzierje të habitshme shpërthyese. Ideja më e rë është një flatrate për E-Book: për 9,99 dollarë në muaj klientët amerikanë prej disa ditësh mund të zgjedhin nga një katalog me më shumë se 600.000 tituj. Për ata që lexojnë shumë kjo tingëllon si fillim një ofertë e shkëlqyer. Pasi për këtë shumë mund të blesh e shumta një libër të vetëm më lidhje të thjeshtë.Për pjesën tjetër të tregtisë së librit oferta mund të ketë pasoja shkatërrimtare. Pasi kështu pakësohen gjasat që njerëzit t‘i drejtohen librarive; librat elektronikë (E-Book) përfitojnë, ndërsa librat e shtypur po kalojnë gjithnjë e më shumë në prapavijë. Oferta me sloganin „Kindle unlimited“ që fillimisht vlen vetëm për klientët e amazon.com, herët apo vonë do të fillojë edhe në Gjermani, tregu i së cilës pas atij amerikan konsiderohet si më i rëndësishmi në gjithë botën.


Tashmë lejohen telefonat gjatë udhëtimeve në avion  
27/09/2014
Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Evropian në Gjermani ka nxjerrë udhëzime të reja sa i përket përdorimit të telefonit në avion.

Tashmë është e lejueshme që të përdoren telefonat dhe tabletat vetëm për internet Wi-Fi.Ndërkohë nuk ka ndryshuar ligji për përdorimin e telefonave për të folur gjatë udhëtimit. Disa kompani fluturimesh Evropiane kanë filluar që të lejojnë përdorimin e internetit në avion.Por, linjat ajrore do të duhet të vërtetojnë se aeroplanët e tyre nuk janë të prekur nga sinjale të transmetimit para se të lejojnë pajisjet që do të përdoren.Edhe Administrata e Aviacionit Federal të SHBA-së janë dakord me këtë plan.Ndërkohë, ata përpara një viti patën dhënë urdhër që të bëhej kontroll i rreptë për telefonat përpara udhëtimeve duke konfiskuar telefonat ose duke penguar udhëtimin për ata që dispononin telefonin.Ata kanë deklaruar së fundmi se do t’i shpërndajnë personave përkatës pajisjet e konfiskuara.Por edhe për përdoruesit e internetit në avion ka kufizime pasi nuk lejohet përdorimi i tij për lartësi shumë të mëdha.Ndërkohë, ky plan do të jetë i kompletuar në fund të vitit gjerësisht.


Sony prezantoi telefonat Xperia Z3 dhe Xperia Z3 Compact në Indi
27/09/2014
Sony prezantoi dje dy telefona të rinj inteligjentë, të quajtur Xperia Z3 dhe Xperia Z3 Compact. 

Këto dy modele të reja vijnë jo shumë larg pas prezantimit të paraardhësve të tyre, si Xperia Z2 i cili u prezantua në muajin maj, dhe Z1 Compact i prezantuar në muajin shkurt. Xperia Z3 kushton 846 dollarë, ndërsa Xperia Z3 Compact kushton 732 dollarë. Xperia Z3 është më i hollë dhe i shndritshëm, ka procesor më të shpejtë dhe bateria do të zgjasë më shumë. Telefoni Z3 Compact ka ekran më të madh, procesor më të shpejtë, bateri më të mirë dhe altoparlantë. Z3 vjen në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe kafe, ndërsa Z3 Compact do të jetë në dispozicion në ngjyrë të bardhë, të zezë, portokalli dhe të gjelbër. Të dy këta telefona kanë dalë tani në shitje. 


Motrat hedhin në gjyq “snapchat” sepse i quan ato k*rva
26/09/2014
Dy motra janë paksa të mërzitura për faktin se kur kënkon në Google “snapchat sluts” u del fotografia e tyre.

Sarah dhe Elizabeth Turner pretendojnë  se në vitin 2011 ato ishin kontaktuar nga Evan Spiegel, i cili në atë kohë ishte një student Stanford dhe zhvilloi një aplikacion për iPhone të quajtur “Picaboo.”Vajzat kanë thënë se Evan i ka fotografuar ato duke luajtur në plazh, dhe sipas tyre ky ishte një nder falas vetëm për të promovuar Picaboo.Por tashmë Picaboo është pjesë e Snapchat që sipas motrave vlen 10 bilion dollarë.Ato duan shpërblim për prishjen e imazhit të tyre sepse të jesh në një aplikacion chati për seks është një gjë e rëndësishme.Motrat duan pjesën e tyre të parave të cilat përfshijnë një shumë të madhe parash.


“iPhone6 Plus”, përdoruesit ankohen për deformime 
25/09/2014
Blerësit e smartphone-t të ri “iPhone 6 Plus” kanë shfaqur irritimet e tyre nëpër rrjetet sociale, pasi kanë kuptuar se telefonat e tyre janë shtrembëruar gjatë futjes së tyre në xhepa. 

Që nga e premtja, kur u lançua modeli i ri, një numër i vogël por gjithnjë e në rritje përdoruesish të “iPhone 6 Plus” kanë raportuar probleme, që ndryshojnë ndjeshëm pamjen e telefonit celular. Problemi, i mbiquajtur “kërrusje” nga disa faqe interneti të rrjeteve sociale, ndodh për shkak të veshjes së hollë alumini të telefonit, por mund të zgjidhet duke u siguruar që të mos ushtrohet forcë e madhe në pjesën qendrore të telefonit. Besohet se modeli më i hollë i telefonit, shto këtu përdorimin e metalit alumin në dizajnin e saj, shkakton edhe deformimin e telefonit.Deformimi i tyre është bërë vetëm pak ditë përdorimi nga lançimi dhe blerja e telefonit të ri.

BlackBerry Passport, rivali i iPhone 6? 
25/09/2014
Nëse do të ktheheshim pas në kohë, atëherë kur Steve Jobs prezantonte serinë e parë dhe të dytë të telefonave inteligjentë të Apple, rivali më i madh ishte Blackberry. 

Kompania kanadeze kishte krijuar një identitet të vetin në treg dhe ishte zgjeruar falë këtij identiteti. Por me rritjen e konkurrencës dhe me hyrjen në lojë të Samsung dhe të kompanive të tjera, BlackBerry nisi të humbasë terren. U përpoq për disa kohë të rivalizonte ndaj dy gjigantëve Samsung dhe Apple që zgjeroheshin vazhdimisht, por produktet tërhiqeshin me vështirësi nga tregu. Kishte nga ata që fajësonin mungesën e aplikacioneve, por të shumtë ishin edhe ata që u zhgënjyen me produktet Z10, ku kompania kanadeze iu bashkua aparatëve me prekje duke hequr dorë nga tastjera. Kjo lëvizje u cilësua një strategji e gabuar dhe kreu i ri i BlackBerry, John S. Chen, që mori detyrën në kohën kur kompania ishte në prag falimentimi, tha se politika e tij e ringritjes qendronte tek rikthimi në identitet. Nën këtë politikë drejtimi së shpejti pritet të dalë në treg BlackBerry Passport, telefoni inteligjent që mund të rivalizojë me prodhimet e fundit të Apple dhe Samsung. Ende pa dalë mirë disa prej përparësive të BlackBerry Passport kanë nisur të qarkullojnë në internet. E para është bateria më jetëgjatë dhe ekrani 4.5 polësh, (iPhone 6 e ka 4.7 polësh), kamera gjithashtu pritet të jetë më e kthjellët dhe me rezolucion më të madh. Sa i përket sigurisë, kompania kanadeze ka emër për të dhe ky është një tjetër avantazh, por i shoqëruar pas me dizavantazhin që shumë aplikacione nuk janë të përshtatura ende për sistemet BlackBerry OS. E në fund për të mos harruar avantazhin më të madh, çmimi që pritet të jetë rreth 200 dollarë më i lirë se iPhone 6. Është ende shpejt për të folur nëse ky produkt me të cilin kompania kanadeze kërkon t’i rikthehet lavdisë së dikurshme, do të jetë ai i duhuri, ajo që mund të thuhet tani për tani është se pritshmëritë janë të larta. 


India çon të parën sondë në Mars 
24/09/2014
India ka hedhur me sukses një satelit në orbitën përreth Marsin, duke u bërë vendi i katërt që bën diçka të tillë. 

Sonda robotike “Mangalyaan”, një prej misioneve më të lira ndërplanetare në histori, do të nisë së shpejti punën për të studiuar atmosferën e planetit të kuq.Djegia 24-minutëshe e motorit ngadalësoi sondën në zbritje, mjaftueshëm për ta lejuar atë të kapej nga graviteti i Marsit. Kryeministri indian Narendra Modi tha se vendi kishte arritur “pranë të pamundurës”.Duke folur në qendrën e kontrollit të misionit, në qytetin jugor të Bangalores, ai tha: “Parashikimet ishin tërësisht kundër nesh. Nga 51 përpjekjet për misione të bëra në botë, vetëm 21 kanë pasur sukses. Ne ia dolëm mbanë”.Vetëm SHBA, Europa dhe Rusia kanë dërguar në të kaluarën misione në Mars, por India është i pari vend që ia del mbanë që në përpjekjen e parë. Sateliti i fundit amerikan Maven mbërriti në Mars ditën e hënë.Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, përgëzoi homologët indianë ISRO, Organizata indiane për Hapësirën dhe Kërkimet, për suksesin e arritur të mërkurën. “Përgëzojmë ISRO për mbërritjen në Mars. Le t’i bashkohet misioneve të studimit të planetit të kuq”, shkroi në Twitter agjencia amerikane.


Fluturimet amerikane në hapësirë
19/09/2014
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rifillimit të dërgimit të astronautëve në orbitë nga territori i Shteteve të Bashkuara.

Agjencia e hapësirës, NASA ka ngarkuar kompanitë private Boeing dhe SpaceX për të ndërtuar dhe lëshuar anije për vajtje-ardhje në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.Shefi i NASA-s Charles Bolden tha dje se administrata e Presidentit Obama e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të varen nga vende të tjera, për të dërguar astronautë në hapësirë.Boeingut iu akordua një kontratë prej 4.2 miliardë dollarësh, ndërsa kompanisë SpaceX iu dhanë 2.6 miliardë.


NASA teston anijen kozmike që do të çojë njeriun në Mars
19/09/2014

Një anije kozmike e dizenjuar që një ditë të dërgojë austronautët në planetinj mars do të jetë gati në dhjetor për të kryer testet e para. 

Agjencia Amerikane e Aeronautikës ka bërë të ditur se në fund të vitit anija, e quajtur Orion, do të fluturojë deri në 5800 kilometra nga toka, 14 herë më larg se Stacioni Ndërkombëtar Hapsinor. Më pas ajo do të lëshohet të bjerë në tokë me një shpejtësi rreth 32000 kilometra në orë për të testuar sistemin mbrojtës të saj.Testimet me pilotë në bord nuk pritet të fillojë para vitit 2021 dhe destinacioni i parë i saj do të jetë një asteroid që është zbuluar se po rrotullohet rreth hënës. “Orioni është anija e parë kozmike e ideuar për të çuar njerëzimin përtej orbitës së tokës, më larg se sa kemi bërë në 40 vitet e fundit.Prandaj po punojmë fort për të testuar aftësitë rrezistuese të anijes. Orioni duhet të mbajë një ekuipazh të përbërë deri në shtatë vetë, të cilët do të mund të eksplorojnë hapsirën përtej orbitës së tokës dhe në një të ardhme të arrijë të shkojë deri në Mars, synim ky që shpresojmë ta realizojmë deri në vitin 2030”, tha administratori i NASA-s. Çarls Bolden.Të hënën, një test rikuperimi i anijes kozmike u zhvillua në brigjet e Kalifornisë mes NASA-s dhe Marinës amerikane. Deri tani, NASA ka shpenzuar 9 miliardë dollarë në projektin e anijes Orion.

Apple, iOS 8 në dispozicion përpara lançimit të iPhone
18/09/2014
Apple do të lançojë iOS 8 sot, sistemin operativ që pretendohet të ofrojë karakteristika të reja dhe aplikacione të “pabesueshme” për përdoruesit e iPhone dhe iPad.

Software u vu në dispozicion dy ditë përpara lançimit zyrtar të iPhone 6, i cili u ekspozua javën e kaluar nga Apple së bashku me pajisjen e saj iWatch.Shkarkimi do të përfshijë një stil të ri të aplikacionit Whatsapp me sistem mesazhesh të drejtpërdrejta dhe një kuti pajisjesh për ndarjen e të dhënave biologjike me ofruesit e kujdesit shëndetësor.Apple e përshkroi softwaren si “lançimin më të madh të bërë ndonjëherë në App Store” e cila i mundëson përdoruesit “mjetet që u duhen për të krijuar aplikacione të reja të mahnitshme”.Karakteristikat të tjera përfshijnë Handoff, aplikacioni i cili u lejon përdoruesve të fillojnë punën në një projekt tek një pajisje dhe pastaj të vazhdojnë të punojnë në atë projekt por me një pajisje tjetër.Pavarësisht nga karakteristikat e reja sistemi nuk është riorganizuar vizualisht dhe për këtë arsye do të ngjasojë pak a shumë i njëjtë me versionin iOS 7.

Vjen roboti-leopard 
17/09/2014
Është më pak i shkathët fizikisht, por i aftë dhe në gjendje të përshpejtojë vrapin, duke e shoqëruar me një stabilitet të mirëfilltë. 

Bëhet fjalë për robotin e parë të ndërtuar sipas modelit të leopardit në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit e që ka kaluar testet e para duke kaluar 50 kilometra në orë. I prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të Robotëve dhe Sistemeve Inteligjente që po zhvillohet në Cikago, roboti-leopard arrin të vrapojë duke e rritur shpejtësinë nga 16 deri në 50 kilometra në orë falë alegoritmit të zhvilluar nga grupi i inxhinierëve mekanikë, të koordinuar nga Sangbae Kim. Sipas studiuesve, sekreti qëndron në programimin e çdo putre të robotit, në mënyrë që ajo të ushtrojë një sasi force sa herë që prek terrenin. Në këtë mënyrë është e mundur të ruhet një shpejtësi konstante, ndërsa për ta rritur duhet që roboti-leopard të ushtrojë më shumë forcë. “Shumica e robotëve të ndërtuar deri më sot janë dembelë dhe të rëndë, prandaj nuk mund të kontrollojnë forcën në situata shpejtësie. Kjo është ajo çka e bën leopardin tonë kaq të veçantë. Mund të kontrollojë profilin e forcës të çdo putre në momentin që prek tokën. Ky alegoritëm e bën atë më të qëndrueshëm dhe më dinamik”, ka sqaruar Kim. 


Mikrosoft afër blerjes së Mojang
17/09/2014
Mikrosoft duket se është afër një marrëveshjeje për të blerë Mojang, kompania suedeze që prodhon lojën popullore Minecraft.

Këtë gjë e raporton Wall Street Journal duke cituar disa burime, sipas të cilit marrëveshja do të ketë nje vlerë prej më shumë se 2 miliardë dollarë.Blerja do të ndihmojë Mikrosoft për të ringjallur platformën e lojës Xbox, “duke i dhuruar” një lojë që është në gjendje të afrojë platformën më shumë te të rinjtë.Mojang ka shitur mbi 50 milion kopje të Minecraft që në kohën që u lançua në vitin 2009.

Tre kosmonautë kthehen nga hapësira pas 6 muajsh
12/09/2014
Dy kosmonautë rusë dhe një amerikan kanë zbarkuar sot në Kazakistan, pasi kanë kaluar afro gjashtë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. 

Aleksandr Skvortsov,  Oleg Artemyev dhe Steve Sëanson janë kthyer me kapsulën ruse Soyuz, ndërsa në hapësirë kanë mbetur edhe dy kolegë të tyre. Ekipi i ardhshëm pritet të niset për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fund të këtij muaji. Kosmonautja ruse, Elena Serova, do të jetë pjesë e atij ekipi dhe njëherësh gruaja e katërt ruse që fluturon në hapësirë.


Produktet e reja Apple
12/09/2014
Që nga prezantimi i dy telefonave të rinj, tek një sistem i ri për të paguar, deri tek ora e dorës i-watch, kompania Apple nuk i zhgënjeu adhuruesit e saj që prisnin me padurim konferencën e djeshme. 

Disa thonë se iPhone-ët e rinj, më të shpejtë dhe me ekran më të madh, do ta bëjnë kompaninë më konkurruese me telefonët e tjerë inteligjentë me përmasa të ngjashme që gjenden në treg. Ndërsa disa vëzhgues të tjerë të elektronikës thonë se ora Apple, produkti i parë i ri, i krijuar nën drejtimin e drejtorit ekzekutiv Tim Cook, mund të sinjalizojë një kapitull të ri në historinë e kompanisë.Ekosistemi elektronik i Apple-it u zgjerua me prezantimin zyrtar të dy telefonave të rinj – iPhone 6 me ekran 4,7 polsh dhe iPhone 6 plus me 5,5. Gjithashtu, me procesorë më të shpejtë dhe bateri më të fuqishme, blogeri i teknologjisë Dan Ackerman thotë se telefonat e fundit mund të ndryshojnë rrjedhën e eksodit të konsumatorëve që janë larguar nga Apple.“Mendoj se ka shumë njerëz që patën zilinë e ekranit të madh dhe braktisën Apple duke marrë telefona Android me ekrane 5″, të cilët janë me të vërtetë të mrekullueshëm për të lexuar libra, për të kërkuar në kalendar apo për të lexuar faqet e internetit. Nëse Apple futet në atë kategori, mendoj se ka shumë njerëz që presin të rikthehen tek produktet e saj.”Në këtë dyqan Apple në Nju Jork, nuk mungojnë konsumatorët që janë të gatshëm të presin në rradhë për orë të tëra për të blerë produktet e fundit të kompanisë, kryesisht iPhone 6.Por ndoshta jo të gjithë do të jenë gati të përdorin sistemin e ri Apple për pagesat me celular. Me sistemin NFC të iPhone 6, ose çipi Near Field Communication, përdoruesit e iPhone-it do të jetë në gjendje të bëjnë pagesa të sigurta në qindra dyqane, thjesht me një lpvizje të telefonit të tyre.Por anketat e fundit tregojnë se shumica e amerikanëve janë ende skeptikë ndaj përdorimit të telefonave celularë për të kryer blerje. Ne folëm me analistin e CreditCards.com Matt Schultz, përmes Skype-it.“Do të ketë shqetësime për sigurinë dhe mendoj se njerëzit do të jenë pak dyshues për të përdorur këtë sistem të pagesave me celular, sepse me çdo gjë të re njerëzit priren të jenë të kujdesshëm.”Por disa thonë se nëse ka ndonjë kompani që mund t’i kthejë telefonat celularë në portofolë, Apple me bazën e saj të madhe të përdoruesve është më e përshtatshmja për ta bërë këtë.Specialisti i mirënjohur i marketingut global Erich Joachimsthaler thotë se për Apple, përfitimet janë të mëdha.“Së pari, është natyrisht komoditet nga perspektiva e konsumatorit, por më e rëndësishmja është se ndryshohet modeli i përfitimit të të ardhurave për Apple. Apple ka tani një shans të fitojë para për çdo pagesë që kryhet dhe kjo është diçka me një potencial të madh për Apple.”Diçka shumë fitimprurëse mund të jetë dhe prezantimi zyrtar i orës Apple, përpjekja e parë e kompanisë për të hyrë në tregun e veshjeve elektronike. Ekspertët e industrisë thonë e ora inteligjente dhe integrimi i saj i përkryer me iPhone-in mund të jenë një pikë kthese për Apple.Por Matt Schultz thotë se mbetete për t’u parë nëse produktet e reja mund ta bëjnë Tim Cook trashëgimtarin legjitim të themeluesit të Apple, Steve Jobs.“Performanca e tij nuk ka shumë rëndësi. Ajo që do të ketë rëndësi vërtet është se sa të suksesshme do të jenë këto produkte të reja.”Me një çmim fillestar prej 349 dollarësh, ora inteligjente ‘Apple Watch’ del në shitje në fillim të vitit të ardhshëm. Porositë për iPhone 6 fillojnë më 12 shtator, por nuk dihet ende se kur mund të dalë në treg iPhone 6 Plus, me ekranin më të madh.



Sulme masive ndaj Google, vidhen miliona adresa në Gmail
11/09/2014
Piratët kibernetikë kanë qenë shumë të zënë këtë muaj. 

Pas vjedhjes dhe shpërndarjes në internet të disa fotove nga shërbimi iCloud të disa personazheve të famshëm, sulmi i radhës nga piratët kibernetikë ka qenë ndaj gjigantit të kërkimit, Google. Google është sulmuar nga një grup piratësh kibernetikë rusë, të cilët kanë vjedhur mbi pesë milionë llogari në Gmail. Ata kanë publikuar 5 milionë emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh të llogarive në Gmail në një forum rus për Bitcoin. Nuk është zbuluar akoma se nga janë marrë këta adresa në Gmail. Por një gjë është e sigurt, sulmi nuk është kryer në sajë të thyerjes së sigurisë në sistemet e Google-it. Si duket këto adresa janë zbuluar nga një uebsajt i palës së tretë, ose një grumbullues i uebsajteve të tilla ku njerëzit regjistrohen duke përdorur kredencialet në llogarinë e tyre Google Mail. “Siguria e informacioneve të përdoruesve tanë është prioriteti ynë kryesor,” tha një zëdhënës i Google-it për TNW. “Nuk kemi evidenca që sistemet tona janë rrezikuar, por sapo informohemi se llogaritë mund të jenë sulmuar, ne marrim masa për të ndihmuar përdoruesit të ruajnë dhe sigurojnë llogaritë e tyre.” Mendohet që shumica e këtyre llogarive nuk kanë qenë të vlefshme. 

Prezantohet “iPhone 6″ dhe “iPhone 6 Plus”
11/09/2014
Është prezantuar brezi i ri i telefonëve të zgjuar të prodhuar nga Apple, iPhone 6 dhe 6 Plus. 

Të dy telefonët janë më të mëdhenj se sa paraardhësi, iPhone 5S – cilësi kjo, që sipas ekspertëve do të tërheqë më së shumti të apasionuarit pas lojërave dhe biznesmenët. Telefonët e rinj gjithashtu janë edhe gjysmë milimetri më të hollë se paraardhësi.Apple gjithashtu ka përmirësuar ndjeshëm rezolucuionin e ekranit, ka përdorur procesorë më të shpejtë, ka shtuar stabilizimin e pamjeve gjatë përdorimit të kameras dhe, të paktën ka premtuar, se telefonit të ri do t’I zgjasë edhe më shumë bateria.Dizajni i telefonit të ri është mbështetur shumë te varianti iPad Air, me cepa të harkuar. Varianti i vogël, iPhone 6, do të ketë ekran 4,7 inch (11,9 cm) ndërsa i madhi, 5,5 inch (14 cm).Pritet që ekrani i zmadhuar të ndihmojë Apple të mbajë ritimin e konkurrentit më të madh të saj, Samsung, që ka rritur ndjeshëm pjesën e vet të tregut me modelin Galaxy S5. Sipas ekspertëve, përfitimi më i madh për Apple me ndryshimin që i ka bërë ekranit nuk do të jetë tërheqja e klientëve të rinj, por mbajtja e atyre ekzistues, që po kalonin gjithnjë e më shumë nga Samsung Galaxy Note.Apple më parë është justifikuar se telefonët e prodhuar me ekranet 3,5 dhe 4 inch, ishin më të përshtatshëm për t’u përdorur me një dorë. Madje i ndjeri Stiv Xhobs pati thënë në 2010-n se askush nuk dot ë blinte kurrë një telefon që nuk mbahej dot me një dorë.


Xhupa me GPS për fëmijët e prindërve në ankth
10/09/2014
Xhupa ”të armatosur” me GPS për fëmijë nga tre deri në 10 vjeç, që do të sigurojnë prindërit në ankth për vendndodhjen e fëmijëve të tyre, po prodhohen nga kompania ”Eram”, edhe pse media transalpine e ka pritur me skepticizëm këtë risi teknologjike që të bën të mendosh për ”vëllain e madh” të Orwellit.

Në xhupin e fëmijëve, djem dhe vajza, do të futet një dispozitiv i vogël gjeolokalizimi, gjashtë centimetra i gjatë dhe 55 gramë i rëndë, falë të cilit prindërit mund të lokalizojnë djalin apo vajzën 24 orë në 24.Xhupi kushton 100 euro dhe ka një abonim mujor prej gjashtë muajsh falas. Ai do të dalë në shitje pas mesit të shtatorit.


Twitter teston opsionin “bli tani”
10/09/2014
Twitter ka filluar testimin për opsionin “buy now”, bli tani, duke lëvizur zyrtarisht në hapat e parë në eCommerce. 

Këtë gjë e raporton CNBC, duke vënë në dukje se Twitter planifikon të zgjerojë biznesin e shitjes edhe në qoftë se nuk vlerësohet në ndikimin e të ardhurave.Twitter ka për qëllim të inkurajojë përdoruesit e saj për të bërë blerjet përmes platformës së saj në përpjekie për të bindur kompanitë reklamuese që të investojnë më shumë.Twitter është duke punuar me Stripe, start up-i për pagesat, për të lejuar përdoruesit që të paguajnë përmes tweet pa pasur nevojë për të dhënë çdo herë të dhënat e kreditit në celular.Iniciativa e Twitter ndjek instruksionet e opsionit “buy” të Facebook në fillim të verës. Testi i Twitter është bërë fillimisht me një grup markash si Burberry dhe këngëtarë si Eminem.Ndër partnerët e tjerë të “buy now” figurojnë Fancy, faqet sociale eCommerce që mbështeten në bashkëthemeluesin e Twitter Jack Dorsey, si pjesë e bordit dhe investitorit, dhe Musictoday.

Phorce, çanta e cila karikon smartfonat 
08/09/2014
Çanta Phorce lejon përdoruesit të karikojnë smartfonat ndërsa janë duke ecur. 

Çanta është portative, dhe përveçse ruan pajisjet tuaja, ajo edhe mund t’i karikojë ata. Kjo çantë u shfaq në panairin IFA 2014, që u zhvillua në Berlin më 4 shtator.Një nga veçoritë kryesore të çantës është bateria e brendshme me tre porta USB-je që mund të përdoren për të karikuar telefonat, tabletët dhe kompjuterët. Bateria është me kapacitet 26,000 mAH, e mjaftueshme sa për të karikuar një herë kompjuterin, ose 10 deri në 12 herë një telefon inteligjent.Kjo çantë vjen në ngjyrë të kuqe dhe të zezë dhe kushton 549 dollarë për versionin për kompjuterë dhe 599 dollarë për versionin për pajisjet Mac. Çantat mund të porositen në uebsajtin e kompanisë Porche.


Windows Xp gjendet në 1/4 e kompjuterave në planet

08/09/2014
Mikrosoft Windows Xp reziston. 

Kundra çdo përditësimi dhe kundra çdo logjike, sistemi operativ që Mikrosoft nxorri në pension në prill, është akoma i instaluar në një të katërtën e kompjuterave në planet.Sipas të dhënave nga Net Applications, në gusht ka Windows Xp regjistruar rënie në 1% ( duke kaluar në 23.89% nga 24.82% që ishte në korrik).Windows 7 mbetet konstant me 51.21% të tregut, ndërsa Windows 8 dhe 8.1 mbledhin së bashku 13.38% të tregut. Platformat e tjera të Mikrosoft si Vista mbetet me 3%. Mac OsX 10.9 i Apple rritet lehtë me 4.29% ndërsa Linux ndodhet në 1.67% të tregut.Braktisja e Windows Xp rezulton për shkak se është shumë i avashtë. Duke marrë parasysh se në mars sistemi operativ kishte një pjesë të tregut prej 29.53% ,do të duhen disa vite për ta zhdukur këtë sistem operativ nga të gjitha makineritë.Windows Xp gjendet kryesisht në kompjuterat privat, ndërsa në ato të biznesit kuota e tij është inferiore me 10%. Problemi qëndron në faktin se mungesa e përditësimeve të sigurisë i bën përdoruesit e Xp të jenë në rrezik nga hackerat.


Berlin, ekranet e së ardhmes me hark dhe Ultra HD
06/09/2014
Ekranet gjithnjë e më të mëdha, me hark dhe me një rezolucion shumë të lartë, me çmimin përkatës që kanë, nuk janë gjithmonë në dispozicion për të gjithë.

Në IFA të Berilinit dalin në skenë televizorët e së ardhmes, i cili synon të marrë përsëri vendin e parë në përdorimin e përmbajtejes multimediale pas ardhjes së kompjuterave, smartfonëve dhe tabletave që kanë ndryshuar dietën tek konsumatorët.Bëhet fjalë për 4K, të cilët vijnë në Ultra HD, televizorët standart dixhital që e marrin këtë emër falë 4 mijë piksela horizontal të rezolucionit.Por projektimi nuk është shumë i rëndësishëm, për ti bërë këto ekrane protagonist në dhomën e ndejnjes. Samsung befason me një televizor të sheshte me hark prej 105 inç, më i madhi në botë në kategorinë e saj.Nga Philips vijnë katër propozime me Ultra HD dhe sistem operativ Android për televizorat Smart.Modeli “bazë” është 7900, me 44 deri në 55 inç, i dyti është 8900 me 55 inç, i treti është 9100 që vjen në dy shkurtime, nga 55 deri 65 inç dhe modeli i fundit 9800 që është vetëm 65 inç. Të katër këto modele do të jenë në dispozicion në Evropë në tremujorin e tretë.Sony prezanton Bravia S90 e ri në dy modelet, 65 dhe 75 inç, të dy të lakuar dhe Ultra HD, dhe zbarkojnë në treg në tetor.Panasonic nxjerr në terren serinë e AX900, me ekranet plazma nga 55 deri në 65 inç, së bashku me një model më të lirë, AX630, gjithmonë me ekran Ultra HD duke filluar nga 40, 48 e deri në 5 inç.LG prezanton televizorin OLED me ekran gjigand dhe të lakuar që vjen nga 65 deri në 77 inç, por gjithashtu ai vjen dhe me një krijimtari të re, me një OLED 55 inç që është i zbukuruar me kristale Swarovski.

Google Glass do mund të lexojnë emocionet 
05/09/2014
Google Glass do të jenë në gjendje për të lexuar emocionet.

Falë një aplikacioni të Fraunhofer Institute, syzet hi-tech të Mountain View do të analizojnë, përmes kamerës, shprehjet e fytyrës të personit që do keni përballë, duke sinjalizuar përdoruesin nëse partneri juaj është i lumtur, i zemëruar, i trishtuar apo i befasuar.Aplikacioni i zhvilluar në institutin gjerman, i quajtur Hore Human Emotion, do të tregojë gjininë dhe të llogarisë edhe moshën e personit që inkuadrohet nga syzet.Aplikacioni është në gjëndje të japë informacion në lidhje me njerëzit që inkuadrohen tek syzet, duke zbuluar emocionet e secilit.Për tu qetësuar rreth privatësisë, institute siguron se ajo nuk është projektuar për njohjen e fytyrës, domethënë nuk i japin emër apo mbiemër fytyrës.


“Unaza e zgjuar” që ju lajmëron për thirrjet dhe mesazhet
05/09/2014
Kompania kaliforniane Mota ka zbuluar kohët e fundit disa stoli të teknologjisë së lartë që ju lajmëron juve kur dikush ju ka përmendur në Facebook ose kur ju kanë shkruajtur ndonjë mesazh.

Grupi i zbulimit pretendon se “Unaza e zgjuar” do t’ju ndihmojë juve të filtroni mesazhe nga puna, me miqtë apo familjen pa patur nevojë që të ngrini një gisht.Menjëherë pasi lidhet me një Android ose iPhone, përdoruesit e SmartRing mund të marrin njoftime për thirrjet, mesazhet me tekst, njoftimet e kalendarit dhe emailet.“Njoftimet e thirrjeve, mesazheve dhe informacionet e aplikacioneve janë funksioni më i rëndësishëm për një telefon celular”, tha themeluesi i Mota, Kevin Faro.Unaza, e cila u zbulua këtë javë në IFA në Berlin, i shfaq njoftimet në formë teksti duke lejuar përdoruesin të lëvizi lart-poshtë nëprëmjet fjalëve.


Ja godina e re e ‘Apple’, do të kushtojë 5 miliard dollarë
04/09/2014
“Ata po ndërtojnë një anije transportuese”, këto ishin komentet e para kur ‘Apple’ njoftoi se ka në plan të ndërtojë një godinë të re. 

Ky është projekti që ka nisur, dhe pritet të përfundojë në vitin 2016, projekti do të kushtojë pesë miliard dollarë, ndonëse në fillim u tha që do të shpenzohen rreth 3 miliardë dollarë, por më vonë kjo shifër u rrit në pesë. Pamjet e para të këtij ndërtimi janë shfaqur në Twitter, nga @jmcminn, i cili i bashkëngjiti avionit të tij të telekomanduar DJI Phantom 2 një kamera GoPro, dhe e vendosi të fluturojë mbi godinën e Apple-it për të parë punën e bërë deri tani. 


Nokia do testojë rrjetin 5G në Finlandë
04/09/2014
Edhe pse Microsoft bleu divizionin e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-së, dhe si rezultat u shkurtuan mijëra vende pune, si duket divizioni që merret me rrjetin e internetit funksionon ndaras me Microsoft, meqë drejtuesi teknik i Nokia-së, Juha Maatta, njoftoi së fundmi se kanë në plan të testojnë rrjetin 5G në Oulu, Finlandë. 

Mata shpreson që ky rrjet të jetë gati në fillim të vitit 2015, nëse gjithçka do të shkojë sipas planit. Në aspektin e shpejtësisë dhe mbulimit, rrjeti 5G ofron më shumë mundësi në krahasim me rrjetet aktuale. Standardi i ri pritet të përmirësojë kapacitetin e zonës së internetit me valë nga 1000 dhe të ofrojë 10 deri në 100 herë normën aktuale të të dhënave. Konsumi i energjisë luan gjithashtu një rol të rëndësishëm, qëllimi kryesor i rrjetit 5G është rritja e energjisë me 90%. Nokia nuk do të jetë e vetme në këtë hap që ka ndërmarrë. Qyteti Oulu, Universiteti Oulu dhe Qendra Kërkimore Teknike Finlandeze do të marrin pjesë gjithashtu në këtë projekt. Ky rajon dikur është njohur si qendra e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, por me largimin nga puna të disa punonjësve nga Microsoft, Finlanda humbi shumë pikë. Me zhvillimin e rrjetit 5G, kompania Nokia shpreson që ta bëjë qytetin Oulu sërish një qendër të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nokia njoftoi gjithashtu se do të shpërndajë API-në e saj me të tjerët, përfshirë këtu edhe rivalët e saj.

BE heton marrëveshjen Facebook-WhatsApp
03/09/2014
BE-ja është duke hetuar nëse shuma e madhe e parave që Facebook ka paguar për blerjen e WhatsApp është e mirë për publikun, dhe do të vendosë në fillim të muajit të ardhshëm nëse do ta ratifikojë marrëveshjen. 

Facebook e bleu aplikacionin e famshëm të komunikimit për 16 miliardë dollarë në shkurt të këtij viti, mirëpo Bashkimi Evropian ende duhet ta rishikojë këtë marrëveshje mes palëve, për të marrë një qëndrim rreth saj. BE pritet të vendosë nëse blerja nuk ka asnjë problem për qytetarët e saj ose mund të kërkojë një rishikim të plotë të marrëveshjes, varësisht nga reagimet që merr nga palët e treat, të cilat gjithashtu ofrojnë aplikacione të mesazheve dhe kompanitë e telefonisë mobile.


Lamtumirë messenger Microsoft, Msn mbyllet pas 15 vitesh
02/09/2014
E lindur në 1999 si rivale e AOL Instant Messenger, pas 15 vitesh me një shërbim shumë të mirë MSN Messenger, ose Live Messenger, do ti lërë përfundimisht rrugë të lirë Skype. 

Vendimi ishte marrë që në 2013, edhe për shkak të krizës së ndodhur nga konkurenca me rrjetet sociale dhe me të tjera chat, por në Kinë shërbimi ka vazhduar të funksionojë. Tani kursi ndryshon dhe prej 31 tetorin, Messenger do të mbyllet edhe në Kinë. Skype është blerë nga Microsoft në mes të vitit 2011, me një çmim prek 8.5 miliard dollarësh.



Ora iWatch nga Apple mund të kushtojë rreth 400 dollarë
02/09/2014
Në fillim të kësaj jave, Apple filloi të shpërndajë ftesat për eventin që do të zhvillojë më 9 shtator, ku pritet të prezantohet një model më i madh i Phone-it, si dhe një pajisje që vishet.

 Kësaj pajisjeje i jemi referuar si ‘iWatch’, megjithatë, sa kohë që nuk kemi një konfirmim zyrtar nga kompania, edhe për emrin e kësaj pajisjeje dyshojmë se mund të jetë i tillë. Është folur shumë në internet për këtë orë inteligjente. Një tjetër çështje e rëndësishme që lidhet me këtë pajisje ka të bëjë me çmimin. Shumë kompani teknologjike kanë krijuar pajisje që vishen që nuk janë shumë të shtrenjta, duke synuar vetëm të zënë një pjesë të tregut, ndërsa Apple gjithmonë ka synuar që të krijojë pajisje të cilësisë së mirë, por që janë edhe të kushtueshme. Siç Re/code raporton, edhe pse nuk është vendosur akoma çmimi përfundimtar i iWatch, ekzekutivët e Apple-it kanë deklaruar se kjo pajisje e re mund të kushtojë më shumë se 400 dollarë, kur të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm. Re/code thekson gjithashtu se Apple do të krijojë disa versione të ndryshme të pajisjes, duke përfshirë edhe versionet që kushtojnë më lirë. Sigurisht, si çdo informacion i dalë deri tani për orën iWatch të Apple-it, edhe ky informacion është thjesht një spekulim, prandaj nuk duhet ta marrim si të mirëqenë. Urojmë që gjatë prezantimit zyrtar të orës iWatch, Apple të zbulojë edhe çmimin që do të ketë kjo pajisje.


Google s’do të shfaqë më autorin e përmbajtjes gjatë kërkimit

01/09/2014

Para gati tre vitesh, Google filloi të përfshinte edhe autorët e përmbajtjeve tek rezultatet e kërkimit. 

Në rezultatet e kërkimit tek Google shfaqej emri i autorit të një artikulli të caktuar, blogu ose faqeje ueb, fotoja e tij, si dhe profili i tij në Google+. Google ka vendosur që ta heqë këtë veçori, sepse sipas saj, ishte e padobishme për përdoruesit, madje i shpërqendronte ata. Shfaqja e autorit të përmbajtjes i bënte rezultatet e kërkimit shumë personale.Google e pati shumë të vështirë implementimin e autorëve të përmbajtjes tek rezultatet e saj të kërkimit. Aplikantët duhet të kishin një llogari personale në Google+, një foto profili, duhej të lidhnin faqen e tyre në ueb nëpërmjet Google+, duhet të verifikonin me mesazh elektronik faqen e tyre ueb, si dhe duhet të shkruanin një skript në çdo faqe, ku përshkruhej autori i përmbajtjes. Pasi t’i bënin të gjitha këto, aplikantët pjesëmarrës duhej të prisnin për një kohë të pacaktuar, ndoshta edhe muaj, që të shfaqej emri i autorit të përmbajtjes në rezultatet e kërkimit tek Google. Me pak fjalë, kjo veçori ishte një dështim për Google-in. 


Si do të jetë iPhone6? 
01/09/2014
Ka filluar tashmë të flitet për produktin më të ri të firmës Apple, iPhone6. Ai do të prezantohet për herë të parë më 9 shtator, në Cupertino, të Californisë. 

Kompania Apple e ka ngacmuar imagjinatën e publikut në ftesat e shpërndara për ditën e prezantimit, duke thënë "Do të donim t'ju jepnim më tepër infromacion…" Faqet në internet për teknologjinë kanë folur tashmë për produktin e ri të firmës Apple, duke thënë se mundet që ai të jetë një iPhone i ri me ekran më të madh se ai i mëparshmi, që është 10 centimetra. iPhone6 thuhet se do të jetë pak më i gjerë, rreth 12 centimetra. Po ashtu flitet për mundësinë e një iWatch-i, një ore dore inteligjente, që mund t'i ndihmojë njerëzit të monitorojnë shëndetin dhe të kontrollojë pajisjet elektronike të lidhura me internetin, në shtëpi. Në se ato që thuhen në faqet teknologjike janë të vërteta, produkti i ri Apple do të jetë i pari me veti të reja elektronike të sofistikuara, që nga vii 2010, kur kompania nxori në treg iPad-in. Që nga ajo kohë, Apple ka ridizenjuar dhe i ka shtuar veti të reja iPhone-ve, iPad-eve, iPod-eve dhe kompjuterave Mac. Këto veprime kanë ngritur shqetësim tek investitorët, se kompania nuk ka më ide të reja, që nga vdekja në tetor të 2011-ës e kryevizonarit të saj, Steve Jobs.


Marrëveshje Apple-Samsung
07/08/2014

 Dy gjigantët e teknologjisë, Apple dhe Samsung ranë dakort që të tërhiqen nga të gjitha betejat ligjore jashtë Shteteve të Bashkuara për çështjen e patentave.
Prej vitesh kompania amerikane dhe ajo koreano-jugore janë përfshirë në një sërë gjyqesh në Britania, Francë, Gjermani dhe në Korenë e Jugut mbi çështjen e patentave për shërbimet që ofrojnë tek produktet e tyre.Në deklaratën e përbashkët të njoftuar pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy kompanive ato zotohen të heqin dorë nga betejat ligjore jashtë Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që paditë dhe kundër-paditë e ngritura në gjykatat e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë.Apple dhe Samsung kontrollojnë pjesën dërmuese në tregun e telefonave inteligjentë dhe të tabletëve. Amerikanët funksionojnë me sistemin e tyre iOS, ndërsa Samsung me Android. Produktet dhe mënyra se si ofrohen ato në këto dy sisteme ka qenë beteja kryefjala në betejën ligjore disa-vjeçare mes dy kompanive

 Sekretet e ADN-së njerëzore
04/08/2014

Një projekt, i cili ka në qendër zhbllokimin e sekreteve të ADN-së njerëzore, është në proces në qendrat mjekësore, në Britaninë e Madhe.
Ato janë ngritur në të gjithë Anglinë, duke përfshirë edhe Njukasëllin, Kembrixhin dhe Londrën, nga ku kryeministri David Cameron ka thënë se “do ta shihni se si Anglia do të çojë botën në hulumtimin gjenetik brenda disa viteve”.Zbërthimi i kodeve gjenetike të njerëzve me kancer, apo sëmundje të rralla, janë ndër objektivat kryesorë të tyre. Kështu do arrihet të kuptohet, nëse sëmundjet në fjalë janë gjenetikisht të trashëguara, apo jo, dhe sa do të jetë jetëgjatësia e personave të preku

LG prezanton edhe modelin G Vista
01/08/2014
Operatori mobil amerikan Verizon sot e ka prezantuar modelin e ri të telefonit të LG, LG G Vista. 

Ky është një model mesatar i telefonit të mençur me një ekran të madh, dhe Android 4.4.2 KitKat.Në fakt, ekrani i LG G Vista vjen me diagonalen prej 5.7 inç, rezolucionin me 720 x 1280 piksel, procesorin 1.2 GHz quad-core dhe .5 GB RAM.Kamera e përparme e telefonit sjell 1.3MP, ndërsa ajo e pasme vjen me 8MP për foto dhe video me rezolucion të mirë. Bateria e LG G Vista sjell 3200 mAh, ndërsa bashkë me të vijnë edhe 8GB për ruajtjen e të dhënave. Operatori amerikan këtë model e shet për 99 dollarë, pas nënshkrimit të kontratës 2 vjeçare me të. 

Njihuni me veçoritë e telefonit “selfie”, Nokia Superman.

01/08/2014
Divizioni i pajisjeve mobile të Microsoft-it po merret me krijimin e dy telefonave të rinj inteligjentë që do të dalin së shpejti në treg. 

Telefoni i parë quhet Superman. Ky telefon është krijuar posaçërisht për të bërë ‘selfie’. Thuhet se telefoni Superman do të ketë një kamera ballore 5 megapikselë dhe një kamera të pasme 6.5 megapikselë. Ai do të vijë me ekran me prekje 4.7 inç me rezolucion 720 pikselë. Pajisja do të fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz, ka shumë mundësi që të jetë procesori Qualcomm Snapdragon 400, si dhe do të ketë bateri me kapacitet 2200 mAh. Telefoni do të ketë gjithashtu 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, si dhe do të ofrojë mbështetje për lidhjen LTE. Pajisja tjetër ka nofkën Tesla, dhe ka shumë mundësi që të jetë Lumia 830 (ku thuhet se do të mbajë markën “Nokia by Microsoft” në anën e pasme. Stephen Elop deklaroi gjatë një mbledhje të kompanisë këtë javë se Tesla do të jetë “një pajisje e cilësisë së lartë” me kamera PureView. Do të jetë pothuajse i ngjashëm me paraardhësin Lumia 930, por do të jetë më i hollë. Elop shfaqi edhe telefonin inteligjent Superman në mbledhjen e kompanisë, së bashku me videot përkatëse të dy telefonave inteligjentë. Këto telefona mund të prezantohen së shpejti, meqë janë bërë edhe pjesë e mbledhjes së organizuar nga Microsoft.

Instagram prezanton aplikacionin Bolt
31/07/2014

Milionave të shumta të aplikacioneve mobile tani i është shtuar edhe një tjetër, i cili fillimisht është në dispozicion për përdoruesit e sistemit operativ Android, dhe i cili vjen nga aplikacioni më i famshëm për shpërndarjen e fotografive, rrjetit social Instagram, tani në pronësi të Facebook.

Bëhet fjalë për aplikacionin e ri Bolt, i cili u mundëson përdoruesve shkëmbimin e mesazheve dhe fotografive, ngjashëm sikurse rivali i tij i famshëm Snapchat, të cilin Facebook dha 3 miliardë dollarë për ta blerë, por ishte refuzuar me ofertën e saj.Me Bolt, përdoruesit mund ta shkrepin një fotografi apo të incizojnë një video, dhe më pas ta dërgojnë tek një person i vetëm, dhe ky tipar është dallimi i vetëm mes Bolt dhe Snapchat. Pas pranimit të mesazhit, fotografisë apo videos, pranuesi mund ta fshijë përmbajtjen me një klik dhe e njëjta shlyhet përgjithmonë.Për momentin, Instagram ka vendosur që aplikacionin e saj ta lëshojë në Zelandën e Re, Afrikën e Jugut, dhe Singapor, ndërsa pritet që shërbimi i njëjtë tu ofrohet edhe amerikanëve. 


Samsung Galaxy Alpha del më 4 gusht, i mbështjellur me metal?

31/07/2014
Samsung Galaxy Alpha është modeli i parë i llojit të vet për kompaninë Samsung – pasi telefoni i liderit botëror do të vijë me trupin e metaltë, një material që gjithnjë është konsideruar më i avancuar se plastika e zakonshme, me të cilën deri më tani Samsung i ka mbështjellur të gjitha modelet e saj të telefonave.

Disa nga pamjet e Galaxy Alpha në fakt kanë rrjedhur tashmë në internet, për të dhënë një ide në lidhje me dizajnin që do ta ofrojë ky model i ri i telefonit të Samsung, ndërsa lajmi i fundit për këtë pajisje mobile është se i njëjti do ta ketë një përurimin zyrtar për më pak se një javë, përkatësisht më 4 gusht.Data është zbuluar nga SamMobile, e cila raporton se java e parë e muajit gusht është caktuar për lansimin zyrtar të Galaxy Alpha.Megjithatë, duhet të thuhet se Galaxy Alpha nuk pritet të jetë një model premium i telefonit, edhe përkundër faktit se do ta ketë trupin e metaltë.Më saktësisht, pritjet janë që Samsung Galaxy Alpha të vijë me ekranin me diagonale prej 4.8”, 32GB memorie të brendshme e cila nuk mund të rritet më shumë, si dhe skanerin për gjurmët e gishtërinjëve. 


Këpucët inteligjente që mund të ndihmojnë të verbrit të ecin

30/07/2014
Nga kufjet dhe orët inteligjente në rripin e dorës për palestër dhe syzet inteligjente, kompanitë teknologjike po eksplorojnë të gjitha mënyrat për të krijuar pajisje që vishen, edhe pse jo të gjitha do të dalin në treg.

Disa nga këta, në një farë mënyre, mund të zëvendësojnë telefonat inteligjentë dhe tabletët që ne mbajmë gjatë gjithë kohës me vete, ndërsa disa të tjera janë krijuar për të plotësuar ata, me shtimin e veçorive dhe lidhjeve për mundësi të reja, për ta bërë jetën më të lehtë. Pas telefonit inteligjent, syzeve inteligjente, vijnë këpucët inteligjente, të quajtura Lechal. “Këpucët janë shumë të nevojshme për trupin e njeriut,” tha bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Krispian Lawrence. ”Ju mund të largoheni nga shtëpia pa orën ose rripin e dorës, por ju nuk mund të largoheni asnjëherë pa këpucët tuaja. ”Këpucët inteligjente lidhen me telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet Bluetooth-it dhe ju drejtojnë juve ndërsa ecni në rrugë. Ky telefon duhet të ketë të instaluar një aplikacion drejtimi në pajisjet Android, iOS dhe Windows. Të dizenjuara nga Anirudh Sharma dhe Krispian Lawrence, inxhinierë të diplomuar në Universitetin e Miçiganit, të cilët jetojnë në Indi, këpucët inteligjente janë planifikuar të përdoren kryesisht nga të verbrit. Këto këpucë do të drejtojnë përdoruesin nga vendndodhja e tyre aktuale për tek destinacioni që ata duan të shkojnë, duke transmetuar sinjale vibruese tek këmba e majtë kur duhet të kthehen majtas, dhe tek këmba e djathtë kur duhet të ecin djathtas. E gjithë teknologjia qëndron tek sholla, që mund të çmontohet dhe t’i vihet çfarëdolloj këpuce që dëshironi. Sipas krijuesve të tyre, këto këpucë inteligjente janë antibakteriale dhe mund të lahen. Këpucët Lechal gjithashtu do të mundësojnë monitorimin e statistikave të aktivitetit fizik, si për shembull, numri i kalorive të djegura, numri i hapave dhe miljeve që përdoruesi ka ecur, si dhe do të ndihmojnë në reduktimin e peshës. Do t`ju shërbejnë gjithashtu për t`ju sinjalizuar kur keni harruar celularin ndokund apo për t`ju njoftuar për ndonjë vend me rëndësi turistike. Këpucët inteligjente Lechal kushtojnë 100 dollarë. 


Bateria e së ardhmes

30/07/2014
Në vitin 2012, Zyra e Shkencës e Departamentit të Energjisë, i dha një grant prej 120 milionë dollarësh një qendre të re teknologjike për krijimin e baterive, në Laboratorin Kombëtar të Argonit në Çikago. 

Qendra e Përbashkët për Studimin e Ruajtjes së Energjisë bashkon shkencëtarë dhe inxhinierë nga qeveria, laboratorët kombëtarë dhe industria duke u siguruar atyre mjetet, fondet dhe ambientet për zbulime të reja që çojnë në kursimin e energjisë. Më të vogla, më të lehta dhe me më shumë jetëgjatësi. Këtë duan konsumatorët tek bateritë që përdorin për objektet personale elektronike. Në Qendrën e Përbashkët për Studimin e Ruajtjes së Energjisë, ose JCESR studiuesit shpresojnë t’i plotësojnë këto kërkesa. Në këtë vend, është shpikur teknologjia e baterisë me ion litium, por shkencëtarët dhe inxhinierët e kësaj qendre, po punojnë për objektiva më të mëdha dhe më të vogla. “...Energji pesë herë më e dendur, me një të pestën e kostos”, thotë zëvendës drejtori Jeffrey Chamberlain, i cili shton se e gjitha kjo do të realizohet për pesë vjet. Celularët, thotë ai, janë pajisjet ku ky ndryshim do të bjerë në sy në fillim. “Në vend që të karikohen çdo ditë, ato mund të karikohen një herë në disa ditë, ose një herë në javë. Ose nga një kapacitet të kufizuar energjie, mund të kalojmë në një sasi energjie të paimagjinueshme”. Zoti Chamberlain thotë se synimi final është të ndryshohet tregu botëror i automjeteve. “Misioni kryesor është të grumbullojmë energji me efektivitet kostoje dhe pa rrezikshmëri, në mënyrë që të konkurrojmë motorin me djegie, duke përdorur elektricitet ose përcjellje elektrike”. Drejtori i Divizionit të Sistemeve me Energji Argoni, Don Hillebrand thotë se është e thjeshtë të bësh për vete konsumatorët për objekte elektronike me më shumë kapacitet, por kërkesa ndryshon kur bëhet fjalë për makinat. "Disa konsumatorë duan makina krejtësisht elektrike. Debati i madh është se sa të tilla ka aktualisht? Numri ndryshon në bazë të çmimit të benzinës. Kur arrin benzina të bëhet aq e shtrenjtë saqë t’i bëjë konsumatorët t’u drejtohen makinave me sistem elektrik?” Zoti Hillebrand thotë se shifrat e shitjeve këtë vit, rreth 10 mijë makina elektrike çdo muaj në Shtetet e Bashkuara, janë nën nivelin e dëshiruar nga industria, por se bateria që po zhvillon qendra mund ta ndryshojë gjendjen. “Po shfaq rritje të qëndrueshme. Ai numër pritet të jetë 10 herë më i lartë, që të mund ta quajmë këtë program të suksesshëm, dhe për të arritur këtë synim, duhet që bateria të plotësojë ato kushte që duam ne”. Por nëse zhvillimi i baterisë është i suksesshëm dhe shitja e makinave elektrike rritet, do të rritet kërkesa për rrjetin aktual elektrik që ato të mund të rikarikohen, një problem me të cilin po merren shkencëtarët dhe studiuesit e qendrës, duke zhvilluar një bateri në shkallë të gjerë për rrjetin. 


Kthejeni fytyrën tuaj në një ikonë bisede në internet

29/07/2014
Ju pëlqen të bëni foto dhe t’i postoni ato në internet, dhe doni që të shihen nga shumë njerëz? 

Me aplikacionin e ri për pajisjet mobile, i quajtur Imoji, ju do të keni mundësi të habisni të gjithë ata, me të cilët dërgoni mesazhe, me simbolet e fytyrës tuaj. Programi është shumë i thjeshtë: gjithçka që ju duhet është t’i bëni një foto fytyrës tuaj (ose kujtdo tjetër) dhe ta ngarkoni tek aplikacioni Imoji. Ju duhet të fshini sa më shumë hapësirën përreth fytyrës tuaj, dhe ruajeni në telefonin tuaj. Pastaj mund ta tërhiqni foton në mesin e ekranit të aplikacionit dhe ‘urraaaaa’. Ju do të keni mundësi të bombardoni miqtë tuaj me simbolet e fytyrës tuaj. Ky aplikacion është aktualisht në dispozicion vetëm në pajisjet iOS, kështu nëse keni një iPhone dhe mendoni që të tjerët do të pëlqenin të shikonin fytyrën tuaj aq sa ju, atëherë duhet ta shkarkoni këtë aplikacion, citon krokodili. 


Aplikacionet e celularit do të zëvendësojnë së shpejti portofolin

29/07/2014
Kompania prestigjioze e pajisjeve teknologjike “Apple” po përgatitet të bëjë publik një aplikacion, i cili quhet “iWallet” dhe që mendohet se do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë blerje me celularin e tyre. 

Mendohet se projekti ka bindur korporatën e shërbimeve financiare “Visa” t’i bashkohet risisë. E gjithë shpikja do të bëhet e mundur falë sensorit të gjurmëve të gishtave të “Apple”, që do të verifikojë identitetin e përdoruesit. Aplikacioni mund t’i shërbejë publikut në vjeshtë, kohë kur mendohet se do të publikohet edhe modeli më i fundit i celularëve iPhone 6. Harrojini kartat e kreditit! Teknologjia po punon për t’jua bërë jetën shumë më të thjeshtë. Me “iWallet” do të mund të paguani pa i futur duart në xhepa. Sipas blogut të teknologjisë “The Information”, bisedimet mes kompanisë celulare dhe kompanive të pagesave janë shtuar në muajt e fundit. Disa persona të përfshirë në bisedime janë shprehur se ekzekutivët e “Apple” kanë diskutuar mbi një celular “portofol” që pritet të dalë këtë vjeshtë. Sipas projektit, njerëzit do të mund të përdorin “iPhone” për të paguar në dyqane. Sipas raportimit, celularët e rinj do të përfshijnë një element sigurie për të ruajtur të dhënat delikate. Për më tepër, shërbimi nuk do të jetë i varur nga kompanitë celulare. “Apple” u ka thënë disa partnerëve se sistemi i saj do të përfshijë një të ashtuquajtur element sigurie në celularë, një harduer ku do të ruhen të dhënat delikate të zotëruesit të celularit, siç janë kredencialet financiare. Pritet të jetë i njëjti sistem sigurie që përdoret aktualisht për të ruajtur informacionin e shenjave të gishtave, që funksionon edhe për të ruajtur të dhëna shëndetësore. “iPhone 6” del në shtator .“Apple” do ta zbulojë “iPhone 6” në mesin e shtatorit, por mund të vonojë dy modelet më të mëdha për nga përmasat. Modeli më i fundit do të jetë i disponueshëm në dy lloje – një version 11.9 cm dhe një tjetër 13.9 cm. Pagesat e kartave të kreditit .Në fillim të këtij muaji, “Visa” publikoi një shërbim të ri që eliminoi disa hapa në pagesat online. Kompania dhe partnerët e saj shpreson se një procedurë më e shkurtër e pagesave do të bëjë që më pak persona të braktisin kartat e blerjeve online. Shumë klientë preferojnë të bëjnë blerje jo më përmes vitrinave por nëpërmjet ekranit të vogël të celularit, problemi i futjes së numrave të kartës së kreditit dhe adresës së faturës, po bëhet një çështje që kërkon punë të madhe për të lehtësuar procesin. Shërbimi i ri i “Visa”-s përdor shërbime të ngjashme me atë të “Paypal”, “MasterCard” dhe atë të “Amazon” që kryhet me një klikim të vetëm. “Visa” ka punuar për shumë gjatë që të zgjerojë ndikimin e saj në biznesin e përpunimit të pagesave. Kompania gjithashtu po hap një qendër teknologjie në San Francisko në përpjekje për të mbledhur rreth vetes zhvilluesit e programeve celulare. Planifikohet se do të punësohen 100 punonjës të rinj për qendrën e teknologjisë. Dëmet që shkakton portofoli në shtyllën kurrizore. Portofolat po u shkaktojnë meshkujve dhembje të shumta shpine dhe dëme shpesh të përhershme në shtyllën kurrizore. Fizioterapistët shprehen se numri i burrave që ankohen nga dhembja e fundshpinës është në rritje dhe portofoli është shkaktari kryesor. Ekspertët thonë se burrat ulen mbi portofolat e tyre që i lënë në xhepin e pasmë të pantallonave, duke dëmtuar nervat kyçe. Burrat që ngasin makinën me portofolin në xhep janë në rrezik edhe më të madh. Problemi shkaktohet prej portofolit që ushtron presion mbi nervat e kurrizit. Për këtë arsye, dhembjet e këmbëve, kyçeve dhe kurrizit mund të bëhen të padurueshme. Mënyra më e thjeshtë për ta shmangur rrezikun është të mos e vini portofolin në xhepin e pasmë, por ta fusni në xhaketë. 

Shkencëtarët zbulojnë se rreth 90% e ADN-së sonë nuk ka funksion

28/07/2014
Më shumë se 90% e ADN-së njerëzore nuk bën asgjë vërtet të dobishme dhe zgjatja e madhe mund të mos jetë më shumë se bagazh biologjik i ndërtuar gjatë viteve të evolucionit, pretendojnë kërkuesit e Oksfordit. 

Ata arritën në këtë përfundim pasi krahasuan gjenomin njerëzor me përbërjen gjenetike të mamalëve të tjerë, që nga qentë dhe minjtë deri te rinoqerontët dhe kuajt. Hulumtuesit kërkuan për copëza të ADN-së që njerëzit kishin të përbashkët me kafshët e tjera, që janë ndarë nga raca jonë në pjesë të ndryshme të historisë. Kur ADN-ja është e përbashkët dhe ruhet mes specieve, kjo këshillon se ka diçka të vlefshme tek ajo. Gerton Lunter, një shkencëtar në skuadrën e atyre që kryen studimin, tha se bazuar në krahasime, 8.2% e ADN-së njerëzore ishte “funksionale”, që do të thotë se luan rol të rëndësishëm për të vazhduar të ruhet. “Duke folur shkencërisht, nuk kemi prova që vërtetojnë se 92% e gjenomit tonë po kontribuon në biologjinë tonë”, – tha Lunter. Kërkuesit e kanë pasur të qartë për disa kohë se vetëm 1% e ADN-së njerëzore mban gjenet që kanë proteinat thelbësore për mbajtjen në jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore të qelizave dhe trupave. Studimi më i fundit, i raportuar në revistën e gjenetikës, këshillon se 7% e ADN-së njerëzore është përgjegjëse për rregullimin e kohës, vendit dhe mënyrës sesi shprehen gjenet. Por nëse shumë prej ADN-së sonë është e pavlefshme, përse vazhdojmë ta mbajmë? “Nuk është e vërtetë se natyra është treguar e kursyer e na ka bërë të kemi nevojë për një gjenom të vogël. Gruri, për shembull, ka një ADN më të madhe se ne”, – sqaron Lunter. “Ne nuk jemi projektuar. Ne kemi evoluar dhe ka qenë një proces i ndërlikuar. Pjesa tjetër e ADN-së nuk është e padobishme. Mund të na duhet një ditë. Por për momentin nuk ka asnjë funksion”. Një pjesë e ADN-së sonë është “mbeturinë” nga viruset e lashta që kanë futur materialin e tyre gjenetik në ADN-në tonë apo të paraardhësve tanë. Kjo është copëtuar përgjatë evolucionit mijëvjeçar. Megjithatë 8.2% duket një porcion i vogël ADN-je për ta quajtur funksional, me kuptimin e plotë të fjalës. Në studimin e Oksfordit, ADN-ja është “funksionale” nëse ndikon në riprodhimin dhe vazhdimësinë tonë. Por disa shkencëtarë të tjerë kanë një këndvështrim të ndryshëm për atë që do të thotë ADN funksionale. Shumica e 92% që grupi i Lunterit e përcakton si jofunksionale është ende aktive në trup në njëfarë mënyre. “Shumë elemente të ADN-së që luajnë role të rëndësishme në sëmundjen e njeriut nuk janë ruajtur në rrugë evolucionare. Disa prej tyre kanë funksion të lidhur ngushtësisht me veçantitë njerëzore. Disa prej tyre janë përfshirë në sëmundje si Alzheimeri dhe të tjera nuk janë vënë re nga metodat e gjenomiksit krahasues”, – tha Manolis Kellis, një biolog kompjuterik i papërfshirë në studim. “Nuk mund të injorojmë 90% të ADN-së që mbetet në gjen për shkak se nuk është ruajtur përgjatë evolucionit. Ky mund të tregojë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo, por nuk tregon çfarë funksioni ka një material i ADN-së”, – tha ai. 


Të provosh rrobat virtualisht, pa i veshur!
28/07/2014
Në panairin “Innovation Lounge” në Londër të Anglisë, u prezantua një software enkas për modën, i cili lejon që të provohen rrobat në dhomën e një dyqani, pa i provuar në të vërtetë fizikisht. 

Programi në fakt regjistron format e personit i cili vendoset para pasqyrës dhe i projekton virtualisht në proporcion me trupin. Në këtë mënyrë klientët nuk duhet të zhvishen më, por nëpërmjet kësaj pajisje teknologjike mund t’i provojnë rrobat virtualisht me një shpejtësi marramendëse. 



Ekografia për të studiuar funksionimin e zemrës së pitonit
26/07/2014
Kopshti Zoologjik i Chester-it në Britaninë e Madhe  ka nisur një studim me ndihmën e Universitetit të Kardifit  për të kuptuar sesi fuksionon muskuli kardiak i gjarprit dhe për të bërë një krahasim me atë të qenies njerëzore. 

Për të bërë ekografinë janë dashur një skuadër prej 10 personash sepse pitoni është rreth 7 metra i gjatë dhe peshon 60 kg. Pitoni ndodhet në Kopshtin Zoologjik të Chester-it në Britaninë e Madhe. Ekografia ka treguar që gëzon shëndet të plotë.  Prova  është drejtuar nga Eric Stohr dhe Aimee Drane nga Universiteti i Kardifit. Përpara se të analizonte zemrën e pitonit “JF”, skuadra në fakt ka udhëhequr prova të tilla ekografike edhe tek xhirafat, peshkaqenët, por kjo e gjarprit ka një interes të veçantë. “Zemra e kësaj specie ka tre barkushe krahasuar me 4 të qenieve humane. Por ato  mund të zgjerohen dhe ngushtohen për të lehtësuar gëlltitjen dhe tretjen e ndonjë preje të madhe. Ndërsa tek njerëzit kjo ndodh vetëm në rast të problemeve të rënda kardiake.  Pra nëse arrijmë të kuptojmë sesi funksionon muskuli kardiak i pitonit mund të fillojmë një studim krahasues me atë të qenies njerëzore”,  shpjegon Steve Unwin, veterineri i Kopshtit Zoologjik tw Chester-it.


Ja si do jetë Samsung Galaxy S5 Alpha
25/07/2014
Është folur shumë në internet për telefonin inteligjent Samsung Galaxy S5 Alpha ( që i jemi referuar si Galaxy Alpha në të kaluarën) ku thuhet se do të ketë një trup prej metali, por nuk janë shfaqur asnjëherë imazhe të kësaj pajisjeje, të paktën deri tani. 

SamMobile zbuloi fotot e këtij telefoni inteligjent. Ky telefon inteligjent vjen me ekran pak më të vogël se ekrani 5.1 inç i Samsung Galaxy S5, megjithatë dizajni është pothuajse i ngjashëm me këtë telefon. SamMobile pretendon se Galaxy S5 Alpha do të vijë me ekran 4.7 inç, ndërsa rezolucioni nuk është bërë i ditur akoma, mund të jetë Full HD (1,080 x 1,920 pikselë) ose Quad HD (1,440 x 2,560 pikselë). Thuhet gjithashtu se ky telefon inteligjent do të prezantohet muajin e ardhshëm, si dhe do të prodhohet në sasi të limituar. 

“Facebook” regjistron të ardhura rekord

25/07/2014
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerburg duhet të ketë një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

 Rrjeti i tij social sapo ka deklaruar të ardhura rekord. Në tre muajt e fundit (prill, maj, qershor) të këtij viti, Facebook ka regjistruar 2.91 miliardë dollarë, që është një shumë më e madhe nga se pritej. Rritja e të ardhurave është lidhur me reklamat video që synojnë përdoruesit e telefonave smartphone. 62% e të ardhurave të Facebook vijnë nga reklamat. Përveç kësaj, rrjeti më i madh social ka rritur me 19% përdoruesit e përditshëm duke shkuar në 829 milionë përdorues në ditë.


Washington, korsia e parë e rrugës për përdoruesit e smartphone
24/07/2014 

Të lexosh mesazhe, të shkruash email-e, të lundrosh në internet, duke ecur në një rrugë të përcaktuar vetëm për përdoruesit e celularëve. 

Për momentin, kjo është e mundshme në Washington, ku një korsi në “18-th Street Nortwest” i është dedikuar pikërisht përdoruesve të smartphone-ve, të cilët edhe gjatë kohës që ecin në këmbë nuk e ndajnë për asnjë moment dhe e kanë domosdoshmëri. Rruga është e ndarë në dy korsi, ku lejohet dhe nuk lejohet përdorimi i celularëve. Në këtë korsi janë vendosur edhe shigjeta, që tregojnë drejtimin që duhet të ndjekin individët, duke pasur parasysh që përdoruesit e telefonave zakonisht mbajnë edhe kokën ulur, dhe kjo mënyrë orienton ecjen e tyre. Por, edhe kjo ka një truk të sajin, sepse nuk është një korsi e krijuar nga institucionet përkatëse të qytetit, por është një eksperiment i “National Geographic”, që po përgatitet për seritë e ardhshme televizive dedikuar sjelljes njerëzore. 

Inteligjentët kanë zemër më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë
24/07/2014
Hulumtimet e fundit kanë treguar se koeficienti i inteligjencës së një personi është i lidhur ngushtë me rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme. 

Shkencëtarët nga Qendra për Hulumtime Shëndetësore në Glasgow kanë kryer një studim me qëllim të krahasimit të efektit relativ të faktorëve të ndryshëm mbi rrezikun e zemrës dhe enëve të gjakut. Në një studim të publikuar në “European Journal of Cardiovascular Prevention and Rehabilitation”, autorët treguan se pirja e duhanit mund të jetë treguesi më i mirë i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Megjithatë hulumtuesit ishin të befasuar kur pas analizimit të rezultateve zbuluan se edhe inteligjenca mund të përdoret shumë mirë gjatë vlerësimit të rrezikut tek sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Hulumtimi ka dëshmuar se njerëzit me inteligjencë më të lartë kanë zemër dukshëm më të shëndetshme që edhe është arsyeja pse jetojnë më gjatë. Studiuesit britanikë besojnë se personat inteligjentë më shpesh e kuptojnë se sa e rëndësishme është që të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe kanë shprehi të shëndetshme si ushtrimet fizike dhe ruajtja e peshës së duhur trupore. Si përfundim, ka rezultuar se koeficienti i inteligjencës mund të jetë një nga faktorët në vlerësimin e vulnerabilitetit ndaj sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, sidomos tek njerëzit me status më të ulët shoqëror. Të dhënat e studiuara janë mbledhur në një grup prej 1145 personave, të cilët kishin një moshë mesatare prej 55 vjeç.


iPhone 6 do të përdorë logon e Apple-it si dritë për njoftimet
23/07/2014
Çdo ditë dalin në dritë informacione për iPhone 6, dhe ka shumë mundësi që të vazhdojë kështu deri në momentin kur telefoni të prezantohet zyrtarisht në muajin shtator. 

Flitet se iPhone-i i ardhshëm do të përdorë logon e Apple-it, në anën e pasme, për të treguar njoftimet. Logoja do të ndriçohet kur ju merrni një njoftim, mesazh tekst ose thirrje telefonike, në mënyrë që ta kuptoni pavarësisht se nuk e shikoni ekranin. Logoja e Apple-it deri tani është përdorur vetëm për dekorim. Me iPhone 6, veçoria do të bëhet edhe e dobishme. 


Xiaomi prezanton Mi 4, telefonin më të shpejtë në botë

23/07/2014
Xiaomi, kompania e cila ndryshe njihet edhe si Apple nga Kina, e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit, përkatësisht modelin e saj kryesor Xiaomi Mi 4, në një ngjarje masive në Pekin. 

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Lei Jun e ka prezantuar gjeneratën e re të telefonit, Xiaomi Mi 4, pajisjen mobile e cila në fokus primar e ka dizajnin, si dhe kornizën e metaltë dhe këndet e rrumbullakëta, të ngjashme me ato të iPhone 5s. Xiaomi Mi 4 sjell ekranin super të ndritshëm me diagonalen prej 5-inç në 1080p, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5GHz dhe 3GB RAM. Kompania inovative kineze thotë se Mi 4 është telefoni më i shpejtë i mençur në botë për momentin, dhe sipas performancave të dhëna, mbase edhe mund të llogaritet si i tillë. Bateria e telefonit vjen me 3080mAh, e cila mund të jetojë deri në 2 ditë e gjysmë, sipas Xiaomit, apo më shumë se çdo telefon tjetër me ekranin prej 5 inç. Mi 4 ghjithashtu mbështet mbushjen e shpejtë, apo më shumë se 60% në më pak se 30 minuta. Kamera e pasme e Mi 4 vjen me 13 mega-piksel dhe rezolucion të lartë, ndërsa kamera e përparme e telefonit sjell 8 mega-piksel me sensorin e Sony-të në pjesën e përparme. Mi 4 vjen në dy versione të memories: njëri ofron 16GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri sjell 64GB, Xiaomi Mi 4 sjell edhe një tjetër befasi të këndshme, çmimin prej 320 dollarë për versionin me 16GB dhe 400 për 64GB memorie të brendshme.


Facebook Save mundëson ruajtjen e përmbajtjes, për shikim të mëvonshëm
22/07/2014
Shumë shpesh na ndodh që të jemi duke nxituar, dhe e hapim shpejtë Facebok-un për të parë se çfarë janë duke bërë miqtë tanë, apo të shohim diçka që vërtetë është me interes për ne. 

Dhe sigurisht se Facebook i di shumë prej shprehive tona, prandaj edhe ka vendosur që ta lëshojë një funksion të ri në faqe, për të na e bërë më të lehtë ruajtjen e statuseve, mesazheve apo përmbajtjes interesante, përmes butonit të ri i cili është i ngjashëm me opsionin e “bookmarking” në ueb, me të cilin ne i ruajmë faqet tona të preferuara. Në fakt, sot Facebook e ka prezantuar funksionin e ri të quajtur Save, të cilin e ka vënë në dispozicion për kompjuterë dhe telefona mobil.Tipari i ri i Facebook vepron si një “bookmark” (listë e faqeve të ruajtura) për ruajtjen e artikujve që janë interesant për ne, dhe përmbajtjes tjetër, të tillë si linkat, vendet, filma, shfaqje televizive apo muzikës. Artikujt e ruajtur mund të kontrollohen më vonë për shikim në ueb ose në pajisjen tuaj mobile. Plus, ju mund të ndani të gjitha vegzat e ruajtura me miqtë tuaj në Facebook. 



No comments:

Post a Comment