Zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë më të kushtueshmet për buxhetin e shtetit në krahasim me ato të zhvilluara deri tani. Kjo për shkak të përdorimit të teknologjisë së numërimit, verifikimit si dhe rritjes së numrit të KZAZ-ve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot tabelën e shpenzimeve administrative që do t’i duhen këtij institucioni për zgjedhjet parlamentare.
Sipas llogaritjeve që ka bërë administrata, vetëm për shpenzimet administrative që përfshijnë nga shpërblimi i personelit shtesë dhe pagat e anëtarëve të komisioneve të votimit e deri te pajisjet për sistemin e kamerave, do të duhen 7.2 milionë USD.Në këtë shumë nuk janë përfshirë 1.3 milion euro (pa TVSH) që do të përfitojë kompania spanjolle “INDRA” për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të votave në qarkun e Fierit. Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar vlera e projektit tjetër elektronik, atij të verifikimit të zgjedhësve, që do të aplikohet në qarkun e Tiranës.
SHPENZIMET E KQZ
Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka detajuar të gjithë zërat e shpenzimeve që janë të nevojshme për procesin elektoral të 23 qershorit. Zëri më i kushtueshëm për KQZ-në është shpërblimi i anëtarëve të komisioneve zonale, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit.
Të kontraktuarit e KQZ-së do të marrin në total 218 milionë lekë. Ndërkohë që për procesin e transmetimit të numërimit të votave do të duhen 118 milionë lekë. Ky proces është i njëjtë me atë që KQZ-ja ka aplikuar në zgjedhjet e 2009-s dhe 2011-s, por kostoja shtesë lidhet me shtimin e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve, të cilat janë shtuar nga 66 që ishin deri tani, në 89.

No comments:
Post a Comment