29 November 2013

SEKUESTROHEN 700 KG DROGE


Policia e Gjirokastër ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm mbi 700 kg drogë e llojit marijuanë. Policia bën me dije se lënda narkotike u zbulua një një kamion tip “Iveko” me targa AA 928 AZ, i drejtuar nga 46-vjeçari Eduard Sako. Sipas të njëjtat burimeve, droga ishte e ndarë në 286 pako me pesha të ndryshme, e fshehur në pjesën e brendshme të karrocerisë.
Policia ka zbuluar se droga e sekuestruar nga dalë nga Lazarati dhe kishte si destinacion Italinë “Një procedurë ligjore për paraburgimin e drejtuesit të kamionit Eduard Sako tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme”.

No comments:

Post a Comment