29 November 2013

GJENDJA E VARREZAVE TE DESHMOREVE


69 vjetori i Clirimit të Shqipërisë i gjenë varrezat e dëshmorëve të qytetit të Gjirokastrës në gjendje të mjerueshme.Pllaka të thyera, emra të paindetifikueshme, varre të theyera është panorama që të ofronë ky vend që presupozon memorien historinë, dhe sakrificën e të rënëve për liri. Këtë fakt e konfiromojnë edhe familjarë të dëshmorëve e veteranë të luftës,
të cilët në këtë ditë i bënë apel autoriteteve për marrjen e masave të menjëhershme për restaurimin dhe përmirësimin e varrezave të dëshmorëve që dhanë jetën e tyre në luftën kundër pushtuesve nazifashist.Gjëndja e monumenteve të kulturës jo vetëm në Gjirokastër por në të gjithë vendin nuk ndryshon shumë nga njera tjetra duke dhënë një pamje të mjerueshme te mbrojtjes së identitetit kombëtar.Disa kohë më parë disa të rinj nga Gjirokstra morrën nismën për mirëmbajtjen dhe restaurimin  e monumenteve historike që simbolizojnë identitetin kombëtar duke nisur nga kodra e rilndisave si Koto Hoxhi , Bajo e Çerziz Topulli ,Andon Zako Çajupi,e Pandeli Sotiri një veprim që detyroi bashkinë e qytetit te siguroj fonde në restaurimin total të kodres së rilindasve në këtë qytet.

No comments:

Post a Comment