22 May 2014

Gjirokastra me zyre te re punesimi

                                                                               

Gjirokastra tashme eshte e paisur me  zyra te reja te sherbimit kombetar te punesimit.  Investimi i realizuar ne nje ambient ne zonen muzeale te qytetit do te ofroje nje sherbim bashkekohor per qytetaret si dhe do te rrise dinamiken e mundesive te punesimit per qytetaret ne nevoje. Te pranishem ne ceremonine e perurimit gjate dites se djeshme krahas pushtetareve lokale kane qene  dhe ministri i ceshtjeve sociale dhe rinise Erion Veliaj.
Sipas Veliajt, rritja e punesimit dhe ofrimi i nje sherbimi sa me cilesor per qytetaret eshte ne fokus te qeverise dhe te tij si minister. Veliaj ka bere thirrje qe te mos shihet si mundesi punesimi vetem administrata shteterore, por edhe biznesi privat, i cili eshte nje partner mjaft i rendesishem ne celjen e vendeve te reja te punes.Celja e zyrave te reja te sherbimit te punesimit ne Gjirokaster u be e mundur fale nje investimi te Raiffeisen Bank. Punimet jane realizuar ne vetem tre dite dhe kane mundesuar nje ambient modern ne sherbim ne punekerrkuesve.

No comments:

Post a Comment