18 November 2013

SEKUESTROHEN 400 KG DROGE


Sektori kundër narkotikëve në qytetin e Gjirokastrës ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm 400 kg drogë e llojit marijuanë. Policia bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua në aksin rrugor Gjirokastër-Subash në një furgon që doli nga Lazarati, me targa VL4811C dhe që drejtohej nga 34-vjeçari Luan Tahiraj.
 Policia informon se forma e paketimit të marijuanës ishte e ndryshme nga herët e tjera, ajo ishte fshehur poshtë disa thasëve me ullinj. Sipas policisë marijuana kishte si destiancion Italinë. Ndaj 34-vjeçarit Tahiraj ka nisur procedimi penal për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

No comments:

Post a Comment