Rreth orës 17.00,të së Henës në të gjithë teritorin e Qarkut Gjirokastër ka nisur zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Operacionit “Fund Marrëzisë”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Operacion në fjalë është mbarë kombëtar .Gjatë kontrollit të policisë ku përvec forcave të policisë kanë marrë pjesë edhe FNSH si dhe policia tatimore janë kontrolluar 50 ambjente lokalesh të cilët dyshohej se mbanin kompjuter që shërbenin për lojra fati.
Gjithashtu janë kontrolluar edhe tre kazino të cilat kanë rezultuar të jenë me dokumentacion të rregullt. Nga kontrolli i lokaleve rezultoi se në lokalin e shtetasit Gjergji Topulli janë gjetur në një dhomë 4 kompjtera të lojrave të fatit, të cilët janë sekuestruar dhe është proceduar penalisht pronari i lokalit. Ndërko në Gjirokastër janë bllokuar me shirit dhe ruhen nga shërbimet e policisë 8 pika të lojrave të fatit , pasi ishin të mbyllura dhe do ruhet deri në momentin që do hapen për tu kontrolluar nga Policia. Të njëjtat burime konfirmojne gjithashtu faktin se në Tepelenë janë kontrolluar 18 ambjente lokalesh të cilët dyshohej sembanin kompjutera që shërbenin për lojra fati. Gjithashtu është kontrolluar një kazino e cila ka rezultuar e rregullt. Nga kontrolli i lokaleve rezultoi se në asnjë lokal nuk kishte kompjutera që shërbenin për lojra fati. Ndërko në Tepelenë janë bllokuar me shirit dhe ruhen nga shërbimet e policisë 8 pika të lojrave të fatit , pasi ishin të mbyllura dhe do ruhet deri në momentin që do hapen për tu kontrolluar nga Policia.Në Përmet janë kontrolluar 15 ambjente lokalesh të cilët dyshohej se mbanin kompjutera që shërbenin për lojra fati. Nga kontrolli i lokaleve rezultoi se në këto lokale nuk kishte kompjutera për lojra fati.Ndërko në Përmet janë bllokuar me shirit dhe ruhen nga shërbimet e policisë 2 pika të lojrave të fatit , pasi ishin të mbyllura dhe do ruhet deri në momentin që do hapen për tu kontrolluar nga Policia. Sipas burime nga drejtoria e policisë së Gjirokastrës operacioni do vijoje deri në kontrollin e plotë të të gjitha pikave të lojrave të fatit dhe në këtë operacion janë angazhaur të gjitha forcat e policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , të Komisariateve të Policisë Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet si dhe me mbështetjen e dy grupeve të FNSH-së..
No comments:
Post a Comment