05 April 2013

Zgjedhjet, ODIHR: Tension e perdorim i administrates


Misioni i OSBE/ODIHR do te sjelle 430 vezhgues per zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit. Ne raportin e bere publik dje nga misioni qe vizitoi Tiranen ne datat 11-14 mars, thuhet se pervec nje ekipi ekspertesh te OSBE/ODIHR prej 30 personash, vezhgues afatgjate qe rekomandohet te dergohen nga vendet pjesemarrese nga OSBE per te ndjekur procesin zgjedhor, do te dergohen edhe 400 vezhgues afatshkurter. Ne raport theksohet se vezhgimi do te perqendrohet ne procedurat e procesit te votimit, numerimit te votave dhe nxjerrjen e rezultateve.
“Per shkak te procesit te gjate te nxjerrjes se rezultateve te votimit, vezhguesit afatshkurter mund te kerkohet qe te qendrojne disa dite shtese pas dites se zgjedhjeve per te ndjekur te gjithe procesin”, - shkruan OSBE/ODIHR ne raportin per Shqiperine. Ata vleresojne se nga takimet e zhvilluara ne Tirane, pritet qe ne 23 qershor, zgjedhjet te zhvillohen ne nje mjedis politik te dominuar nga dy partite e medha politike, PD dhe PS. Ata permendin gjithashtu se gjate takimeve me kreret politike, vazhdonte konflikti politik, duke shprehur shqetesimin se kjo mund te kete ndikim ne zhvillimin e zgjedhjeve. Ajo cka verejne me shqetesim OSBE/ODIHR eshte fakti se mungesa e konsensusit mund te coje ne politizimin e metejshem te KQZ-se. Ne raport thuhet nder te tjera se fushata zgjedhore fillon zyrtarisht 30 dite para dites se zgjedhjeve, nderkohe qe OSBE-ODIHR thekson si shqetesim per presion te mundshem mbi votuesit dhe keqperdorim te burimeve shteterore. Vezhguesit do te mbulojne te gjithe etapat e procesit zgjedhor me nje theks te vecante ne vezhgimin e numerimit te votave dhe nxjerrjen e rezultateve.

RAPORTI

“Duke qene se nxjerrja e rezultatit perfundimtar kerkon nje kohe me te gjate, sugjerojme qe misioni afatgjate te qendroje ne vend disa dite pas votimit per te ndjekur perfundimin e te gjithe procesit. Vezhguesit duhet te perqendrohen ne kuadrin ligjor zgjedhor shqiptar, ne menyren e administrimit te zgjedhjeve, zbatimin e teknologjive te reja, ne listat e votuesve, mbulimin mediatik dhe zhvillimin e fushates”, - thuhet ne raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet elektorale te 23 qershorit.

Rekomandimet e OSBE/ODIHR Para zgjedhjeve

OSBE/ODIHR do te dergoje numrin me te madh te mundshem te vezhguesve per te mbuluar te gjitha fazat e procesit zgjedhor, per vezhgimin e numerimit te votave dhe nxjerrjes se rezultateve. Ka mungese besimi tek partite politike per te ushtruar vullnetin e nevojshem politik per te zhvilluar zgjedhje demokratike. Misioni do te perqendrohet ne kuadrin ligjor te ndryshuar, sjellja e administrates zgjedhore, zbatimin e teknologjive te reja zgjedhore, regjistrimin e zgjedhesve, mbulimin nga media dhe fushata. Per shkak te procesit te gjate te nxjerrjes se rezultateve, vezhguesve afatshkurter, mund t’u kerkohet te qendrojne disa dite shtese, pas dites se zgjedhjeve per te ndjekur te gjithe procesin.

No comments:

Post a Comment