24 April 2013

Studentet dhurues vullnetare per talasemiket


Mjeke nga qendra e transfuzionit te gjakut ne kryeqytet kane mbritur ne ambjentet e Univeristetit Eqerem Cabej ne Gjirokaster per te vijuar ate qe ata e quajten nje tradite ,dhurimin vullnetar te gjakut nga studente e petagoge,por edhe qytetare te thjeshte.Rreth 30 dhurues vullnetare u shenuan qe ne oret e para te kesaj dite dhe besohej se ky numr do te rritej .Sipas ministrisë, janë rreth 500 talasemike qe kane nevoje per gjak te vazhdueshem ne vendin tone, por dyshohet se mund të jenë shumë më tepër, sepse në rrethet me përqëndrim të lartë të mbartësve të shëndoshë është bërë një punë shumë e dobët.
Shumë prindër, me pamundësi financiare, me dije të pakta mjekësore, detyrohen t’i lënë fëmijët e tyre në fatin e jetës shumë të shkurtër.Zonat me përqindje shumë të lartë të mbartësve të shëndoshë të talasemisë, sipas disa statistikave të viteve 88’-89’, rreth 20% e banorëve të Fierit dhe Lushnjes janë mbartës të shëndoshë të genit talasemik. Mbi 80% e pacientëve talasemikë në Shqipëri janë të moshës nën 20 vjeç. Në vendet fqinje, Itali, Greqi, Qipro, 80% e pacientëve janë mbi moshën 30 vjeç. Kjo tregon se jetëgjatësia e të sëmurëve me talasemi në Shqipëri është shumë e shkurtër.Një fëmijë talasemik do gjak çdo 21 ditë. Kuvendi i Shqipërisë, më 18 qershor 2005, në mënyrë unanime miratoi Ligjin “Për importin e gjakut”. Por fatkeqësisht deri në momentin që po flasim, ky ligj nuk po zbatohet.

No comments:

Post a Comment