Aksi i brendshëm rrugor që lidh dy lagjet e sipërme të
qytetit të Gjirokastër Dunavat i Parë dhe Dunavati i Dytë, ka pësuar një dëmtim
në boshtin fizik të saj. Situata është përcjellë në bashki, nga banorët e
këtyre lagjeve të cilët vetë, kanë vendosur anës vijës së rrezikshme të rrugës
në krahun e majtë të saj, gure të mëdhenj si paralajmërim për të mos kaluar
asnjë mjet i rëndë. Ndonëse me mjete rrethanore kanë shmangur rrezikun e
mundshëm, gjendja në fakt, është e trashëguar prej muajsh në këtë gjendje dhe
prej 13 vitesh me probleme të kësaj natyre.
Terreni fizik në këtë pjesë të
rrugës, është i paqëndrueshëm si pasojë e egzistencës së një rjedhe uji nën të
cka e bën mjaft të rrezikshëm në mot me shi.
Rreshjet e shiut të rëna ditët e fundit, kanë agravuar situatën aq sa një pjesë e saj me gjatësi gati 20 metër, pësoi ulje vertikale gati në 30 cm nga boshti qëndror i rrugës. Banorët e zonës, pohojnë se situata ka qenë e njëjtë prej muajsh.Ndërkaq të gjendur përballë trysnisë së qytetarëve të lagjeve, Bashkia e Gjirokastrës, ka në plan të implementojë një projekt që do t'i japë fund rrezikut që kërcënon jetën e qytetarëve sidomos të atyre që udhëtojnë me autobuzin e lagjes.Kalimi i automjeteve në këtë aks, ka qenë i pa kërcënuar ndërkohë që në orët e mesditës, ka kaluar edhe autobuzi i lagjes.

No comments:
Post a Comment