Ne kuader
te festimeve te dites se veres Drejtoria e policise se qarkut te Gjirokastres
me komisariatet ne Permet,Tepelene e Gjirokaster si dhe komisariatin e
qarkullimit rrugor kane tashme nje plan masash per te mbikqyrur festimet e
dites se veres ne menyre qe te shmangen incidentet e mundshme . Gjirokastra
nder vite ne festimet e dites se veres nuk i kane munguar edhe tregjedite si
shkak i aksidenteve. Nderkohe dita e verës është një festë me origjinë të
lashtë. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e
VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.Festimi kryhet
në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e
këtij festimi është gatimi i ballokumeve.
Ndërsa në
Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit
në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të
tjera dëmtuese, grabitëse.Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet
madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të
gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me
rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon
i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e
Prespë.Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të
lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte
krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të
vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte një
festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të
ndryshme, sipas krahinave.

No comments:
Post a Comment