Një trup i pajetë është gjetur sot nga policia greke në vendin e quajtur Doliana shumë pranë kufirit me Sarandën. Trupi ishte gjysmë i përmbysur pranë lumit Gormos dhe tashmë është dërguar për analiza në spitalin e Janinës.Pranë trupit të pajetë u gjetën edhe një shumë e konsiderueshme eurosh. Nisur nga kjo e dhënë, policia helene dyshon se trupi mund ti përkasë ndonjë trafikanti apo klandestini. Ende mbeten te paqarta shkaqet e vdekjes së këtij personi, i cili ende nuk është identifikuar.
No comments:
Post a Comment