16 February 2015

Mungesa e grafise ne Spital



Mungesa prej 10 ditësh e grafisë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastërs ka rënduar shëndetin e pacientëve që drejtohen nga qytete të ndryshme të jugut për këtë shërbim. Një prej këtyre pacientëve është edhe Vasiliqi Krisafi nga qyteti i gurtë e cila për shkak të një frakture në mes nuk mund të lëviz, ndërkohë që mungesa e grafis ia ka vështirësuar akoma dhe më shumë situatën.
Bashkëshorti i saj Polo Krisafi shprehet se disa herë ka tentuar të kontaktojë në telefon me ministrin e Shëndetësisë për këtë problem, por është përballur me indiferencë pasi askush nuk i është përgjigjur.Po sipas tij në rast se gjendja e gruas së tij vështirësohet nuk do dinë se ku të drejtohen pasi edhe në spitalet private nuk ka grafi.Lidhur me këtë problem nga infofmacionet e marra prej drejtorisë së këtij spitali thuhet se grafia nuk funksionin prej disa ditësh për shkak të një defekti në pompë, ndërkohë ky spital është në një proces tenderimi për pajisjen me një grafi të re .Deri ne mbritjen e një aparat grafie të ri për spitalin I cili është rajonal e mbulon një numër të lartë pacientesh duket se do te kalojnë mjaft dite duke dhenë këmbana alarmi për pacientet dhe jetën e tyre. Por mungesa e grafisë nuk është e vetmja situatë në të cilën gjendet Spitali i Gjirokastrës. Prej disa kohësh ky spital vuan edhe mungesën e medikamenteve kryesore duke detyruar pacientët apo të afërmit e tyre t’i blejnë ato vetë.

No comments:

Post a Comment