09 February 2015

Gjirokasër, rikthehen rreshjet e dëborës

                                                                               

Ulja e menjëhershme e temperaturave në vend ka sjellë rreshjet e dëborës gjatë ditës së sotme në Qarkun e Gjirokastrs. Gjatë orëve të fundit temperaturat në këtë qark janë ulur disa gradë nën zero, ndërkohë që gjatë orëve të para të mëngjesit kanë nisur edhe rreshjet e dëborës. Krahas zonave malore rreshjet e dëborës janë regjistruar edhe në qendrat urbane të Qarkut duke përfshirë edhe qytetin e Gjirokastrës. Ulja e ndjeshme e temperaturave në jug të vendit dhe rikthimi i rreshjeve të dëborës paralajmëron probleme në lëvizjen e automjeteve vecanërisht në komuna ku trashësia e borës është edhe më e madhe. Ndonëse deri në mesditë qarkullimi rrugorë paraqitej normal duket se situata paraqitet problematike në Komunë e Zagorise në rrethin e Gjirokastrës ku trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm, ndërkohë e njëjta situatë problematike paraqitet edhe për Komunën Frashër në rrethin e Përmetit si dhe në zonën e Kurveleshit në rrethin e Tepelenës. Sipas burimeve zyrtare nga Prefektura e Gjirokastrës situata pritet të agravojnë pas orëve të mesditës ku nëse intesiteti i rreshjeve të dëborës do të jetë më e madhe pritet vështirësi në qarkullimin rrugorë sidmos segmentin rrugorë që ndodhet perj 3 km në Qafën së Muzinës. Për këtë arsye Autoriteti Rrugorë rekomandon kujdes gjatë lëvizjes me makina, si dhe përdorimin e zinxhirëve në orët e mbrëmjes dhe orët e mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë. Gjithashtu Autoriteti Rrugorë bën me dije se në segmentet rrugore me ngrica dhe dëborë duhet të bëhet vazhdimisht spërkatja me krip, skorje dhe granil për të parandaluar kështu rrëshkitje të automjeteve apo aksidentet rrugore.

1 comment:

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi i ndihmoi njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa të kontaktoj me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete