06 November 2014

"Blindohen" rruget ne Gjirokaster

                                                                             

Shmangia e aksidenteve po shton gjithnjë e më tepër aksionet e rrugorëve në të gjitha akset. Me kamerën e televizionit Kanal 7 fokusuam sot në mesditë aksionin më të fundit, ku nga inspektorët po kërkohej vendosja e ripit të sigurimit, heqja e xhamave të zinjë, përdorimi i telefonit si dhe kontrrolli i lejeve të drejtimit.Sipas shefit të seksionit të qarkullimit rrugorë në qytetin e gurtë Petrit Petoshi vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë rreth 1000 procedura verbale për mjetet me xhama të errët , ndërkohë 8 mjete janë penalizuar për rripin e sigurimit. Po sipas tij fokus i kontrrollve kanë qenë edhe drejtuesit e motorrëve pa kaska si dhe drejtuesit e mjeteve pa lejen e qarkullimit përkatës. Një tjetër penalitet është edhe mungesa e lejeve të drejtimit që shpesh herë shihet edhe si faktori kryesor i numrit të lartë të aksidentëve në vend si dhe penalitetet për  gjobat e pa paguara. Duke iu referuar statistikave të muajit të kaluar z.Petoshi thekson se vetëm gjatë tetorit janë arrestuar disa persona dhe janë bllokuar 16 automjete pa leje drejtimi, janë bllokuar 9 automjete për gjobat e pa paguara si dhe  2 automjete me targa fallco. Po sipas tij janë dërguar në komision 47 drejtues mjetesh për xhama të zinjë, 25 drejtuesh automjetesh pa dokumentacionin përkatës si dhe 30 drejtues automjetesh për penalitetet të ndryshme. Fakti që Shqipëria mban shifra rekord në numrin e aksidenteve të ngjashme me një bilanc lufte po shton gjithnjë e më tepër aksionet e rrugorëve në të gjithë vendin. Sipas të dhënave si shkak i këtyre aksioneve të intesifikuara Shqipëria gjatë këtij viti numëron 50 vdekje më pak.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete