06 October 2014

Ambasadori Polak vizite ne Gjirokaster



Ambasadori polakë në Shqipëri Marek Jeziorski vizitoi Gjirokastrën në takimin e parë zyrtarë me autoritetet e këtij qyteti ku shfaqi interes mbi investimet në turizëm pasi sipas tij biznsi polak shfaq interes për të investuar në këtë fushë kryesisht në jug të vendit. Ambasadori preferoi në fjalën e tij të ndalej tek reforma territoriale në Shqipëri aq e diskutuar, e cila duke u bazuar ne eksperiencën polake sipas  z.Jezeiorski do të ndihmonte në zhvillimin e qeversisjes lokale dhe për pasojë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Gjirokastër z.Bime theksoi se prezenca më e madhe e polakëve  në qytetin e gurtë do të krijonte mundësi më të mëdha për zhvillimin e marrdhënieve ndërmjetë dy popujve, si dhe për shkëmbimin e përvojave ndërmjet tyre.

No comments:

Post a Comment