02 September 2014

Rikthimi ne identiteti i kalldremeve

                                                                      

Arredimi përreth shtëpisë së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është një nga projektet e financuar nga Bashkia e Gjirokastrës që synon kthimin e kësaj shtëpie në një aset të rëndësishëm kulturorë. Sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit të gurtë Odise Kote ky project parashikon ndërhyrjen tek kalldrëmet, urat lidhëse, sheshet e pushimit, parkingjet duke përfshirë segmentin nga shtëpia e personazhit të njohur të romanit “Darkë e gabuar” doctor Gurametoja deri tek shtëpia e Ismail Kadaresë,  si dhe Kompleksin e Ficove.
Po sipas z.Kote hapi tjetër do të jetë arredimi brendshëm i shtëpisë së Kadaresë që do të realizohet sipas modelit të shtëpive të figurave të njohura botërore si Ernest Heminguej, Markes etj, për ta kthyer atë në një vend pelegrinazhi për shkrimtarët jo vetëm vendas por edhe të huaj.Punimet për rikonstruksionin e kalldrëmeve të qytetit të gurtë kanë nisur në disa segmente të qytetit për ti kthyera ato në identitet pas masakrës shumë vjecare. Prej dy dekadash mirëmbajtja e rrugicave karakteristike te qytetit te Gjirokastrës ka qenë e pamundur. Dhe nq ato raste kur është ndërhyre për ti riparuar mbi rrugë është hedhur beton duke demtuar kalldremet prej guri. Për rindërtimin e këtyre segmenteve do të përdoret një fond prej 270 milione lekësh. Përvec shtrimit me pllaka guri në punime janë parashikuar edhe elementët shtesë si menaxhimi i ujërave të shiut dhe vendosja e ndricuesve.

No comments:

Post a Comment