02 December 2013

MUNGESA E NGROHJES NE SHKOLLA


Ulja e ndjeshme e temperaturave bën prezent mungesën e ngrohjes gati në të gjitha shkollat 9- vejcare dhe të mesme në qytetin e Gjirokastrës. Me një vëzhgim të thjeshtë mund të konstatohet lehtë se nxënësit e ketyre shkollave i përballojnë temperaturat e ulëta nëpërmjet prizave. A mund të ngrohë një prizë e vogël një klasë me 30-40 nxënës?
Vetë nxënësit shprehen se alternativa e vetme mbetet ngrohja me xhupa.3 prej shkollave të qytetit të Gjirokastrës sic është shkolla 9- vjecare Naim Frashëri, si dhe shkollat e mesme Asim Zeneli dhe Pandeli Sotiri disponojnë sistem kaldaje, por sic konfirmon për Televizionin Kanal 7 drejtori i shkollës 9-VJECARE "Naim Frashëri: Sofokli Kallulli sipas vendimit të qeverisë që prej 14 nëntorit duhet të fillonte furnizimi me lëndë djegëse i sistemit të kaldajave e cila aktualisht mungon. Për pasojë në mungesë të lëndës djegëse,prizat elektrike janë alternativa që përdoret për ngrohje të cilat shpesh herë janë të sponsorizuar nga vetë familjarët e nxënësve.nuk duhet lënë pa thënë se pozicioni në të cilen gjendet kjo shkollë e ben atë edhe më të ftohtë se shkollat e tjera .Zyra ekonomike pranë bashkisë Gjirokastër e kontaktuar nga tv channel 7 nuk dha nje përgjigje për mos shpërndarjen në kohën e duhur te karburantit i cili do të shërbente për vendosjen në funsksion të kaldajave në këto tre shkolla . Nga ana tjetër duhet thënë se ky problem është prezent në të njejtën menyrë cdo stinë dimri në këtë qytet, për arsye se bashkia Gjirokastër nuk mundet të mbulojë shpenzimet e duhura për të patur shkolla më të ngrohta . Përballë kësaj situate vihet ndjeshëm në pikëpyetje një proces normal mësimor në shkollat e qytetit të gurtë i cili karakterizohet nga temepratura te ulta .

No comments:

Post a Comment