11 November 2013

SITUATA NE QARKUN E GJIROKASTRES


Rreshjet të dendura gjatë 24 orët e fundit në jug të vendit,  kanë shkaktuar jo pak probleme në infrastrukturën rrugore të Qarkut të Gjirokastrës, sidomos në rrethin e Tepelenës. Situata në qarkun e Gjirokastrës bëhet prezent nga shefi i emergjencave pranë prefekturës Gjirokaster Adriatik Islami. Sipas tij gjendja paraqitet problematike në aksi rrugor Tepelenë-Progonatë  në fshatin  Bëncë të rrethit të Tepelenes ,
ku si pasojë e rreshjeve të dendura kalimi është vështirësuar nga inertet e grumbulluara. Po në rrethin e Tepelenës në vendin e quajtur shkalla e zezë në aksin nacional Gjirokasër-Tepelenë ka patur rrëshkitje masive të dherave duke bërë që lëvizja e automjeteve në këtë segment të jetë një kalimshe.Rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe një rritje të nivelit të ujërave në luminVjosë dhe Drino,duke rrezikuar përmbytjen e tokave përreth. Nga ana tjetër mësohet se Prefektura dhe Shtabi i Emergjencës në Gjirokastër ëstë në gadishmëri për tu përballur me cdo problematikë të shkaktuar nga moti i keq.Nuk është hera e parë që aksi nacional Gjirokastër Tepelenë të paraqesë bllokim te qarkullimit rrugor për shkak të shkarjeve të vazhdueshme të dherave në një mot të keq. Si e vetmja arterie kryesore që lidh jugun e vendit me pjesën tjetër ky aksë kthehet në një emergjence më vete që kërkon zgjidhje përfundimtare jo sezonale.Dimrin që shkoi shkarja masive gurësh dhe dherash e bllokoi këtë aks më tepër se 24 orë duke lënë në mes të rrugës me dhjetra automjete.

No comments:

Post a Comment