09 November 2013

SEKUESTROHEN 90 KG DROGE


Policia e Gjirokastrës sekuestroi mëngjesin e sotëm 90 kg marjiuanë në aksin rrugor Gjirokasër-Kordhocë nëpërmjet operacionit antidrogë të koduar me emrin "Vaneo".Burime nga policia bëjnë me dije se droga po transportohej me një autoveturë e tipit Benz me targa AA 897 FU e cila drejtohej nga shtetasi nga Fieri Agron Shpataraku.51 vjecari  që po trasportonte lëndën narkotike ka dalë nga Lazarati në drejtim të Fierit me destinacion Italinë,
por policia arriti ta bllokonte në afërsit të Subashit.Lnënda narkotike u gjet në dyshemenë e automjetit në dy dhomat të fshehta, ku në dhomën e parë u gjetën 14 pako me marjuanë të presuar të mbështjella me letër natriban me peshë 2.3 kg secila.Gjithashtu në dyshemnë e automjetit në dhomën e dytë të fshehtë u gjetën 45 pako me marjuanë me peshë 1.2 kg secila.Burime nga policia bëjnë me dije se 51 vjecari është arrestuar dhe aktualisht po punohet për kapjen e shtetasit që i ka shitur lëndën narkotike shtetasit nga Fieri.Vetëm gjatë operacioneve të fundit antidrogë të zhvilluara nga policia e Gjirokasrës janë sekuestruar rreth 800 kg marjiuanë ta dalë nga fshati Lazarat.

No comments:

Post a Comment