Pesë fshatra janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në aksin
rrugor Kardhiq -Delvinë. Investimi i cili synonte ndërtimin e një
autostrade gati 6 vite më parë është lënë në mes e madje edhe ajo pjesë e
rregulluar e rrugës po shkon drejt shkatërrimit.
Janë pesë fshatra të cilat përballën me bllokimin e herëpashershëm të këtij aksi për shkak të rrëshqitjeve të masiveve gurorë e dhera. Banorët shprehen se më e vështirë dh e rrezikshme rruga është në vendin e quajtur qafë Zenelaj ku vetëm dy ditë më parë një masiv shkëmbor bllokoi madje disa mjete , por fatmirësisht pa incidente.
E vështirë është kalimi edhe për fëmijët e shkollave të cilët çdo ditë janë të rrezikuar teksa kalojnë këtë rrugë. Investimi për ndërtimin e rrugës e cila nisi gati 6 vite më parë synonte ndërtimin e aksit lidhës midis Gjirokastrës e Delvinës , por vetëm një pjesë e saj arriti të përfundonte ndërsa sot prej vitesh kjo rrugë është harruar.

No comments:
Post a Comment