14 August 2013

Kultivimi i hashashit në Lazarat, policia ndalon 49 punëtorë, bllokon plehun dhe ujin

Vijon edhe ditën e sotme aksioni për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin e Lazaratit.

Ashtu si një ditë më parë, Policia e Gjirokastrës edhe sot në orët e para të mëngjesit bëri bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit. Efektivët kanë shoqëruar 49 persona në hyrje të Lazaratit ndërsa asnjë furgon nuk ka mbërritur për të marrë fuqinë punëtore. Të 49 personat ishin nisur më këmbë në drejtim të fshatit dhe janë ndaluar në hyrje të Lazaratit.
Policia konfirmon se ka prishur një pus të quajtur pusin e Kordhcës, uji i të cilit përdorej për ujitjen e bimës narkotike. Po sot janë shkatërruar dhe disa cisterna me ujë. Ndërkohë që policia konfirmon se do vijoje me aksione të tjera operacionin për bllokimin e çdo materiali organik dhe fuqie puntore që do të shërbeje për të kultivuar Kanabis në fshatin Lazarat. Më herët, policia ka sekuestruar shumë rrënjë kanabis, si dhe ka ndaluar qindra punonjës, të cilët do të shkonin të mbillnin kanabis në Lazarat. Nga aksioni janë bllokuar po ashtu edhe materiale organike që shërbenin për kultivimin e drogës.

No comments:

Post a Comment