11 August 2013

Aksident me pasoje vdekje

Rreth orës 03.30 Automjeti tip Honda  me targa greke KPB 8601 , që drejtohej nga shtetasi Jani Dushi, i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në fshatin Grapsh të Komunës Dropulli i Poshtëm Gjirokastër  , me drejtim lëvizje nga Dervicjani për në Grapsh  , ka goditur shtetasin Aleksandër Polo , i datëlindjes 1979 , nga fshati Grapsh, i cili vinte nga Athina për të festuar festën e fshatit dhe përballë fshatit Grapsh ka zbritur  nga autobuzi i linjës Athinë –Tiranë, dhe është munduar të kalojë në karhun tjetër të rrugës por që s’ka mundur dot pasi është goditur nga automjetit i sipërpërmendur.Si pasojë e goditjes shtetasi Aleksandër Polo ka gjetur vdekjen e menjëherëshme ku si pasojë e goditjes njëra nga këmbët e viktimës është gjetur rreth 20 metra larg .Drejtuesi i automjetit shtetasi Jani Dushi ëhstë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të shklejes së rregullave të qarkullimit rrugor.Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendgjarje ku ka konstatuar  parapraisht se shkaku i aksidentit është shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të automjetit,”si shpjetësi tej normave të lejuara dhe përdorim të pijeve alkolike.”Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër për veprime të mëtejshme









No comments:

Post a Comment