01 May 2013

Pershtatja e femijeve te emigranteve


Kriza ekonomike në Greqi, u shoqërua me një valë të konsiderueshme të kthimeve të familjeve të emigrantëve shqiptarë të cilët u detyruan, të linin pas, jetën në një vend të huajj, për t’u rikthyer në atdheun e tyre. Mirëpo të parët, që ndiejnë mungesën e komunikimit të saktë dhe korrekt të gjuhës shqipe me bashkëmoshatarët e tyre, janë fëmijët të cilët ndihen të huaj në atdheun e tyre. Në pesë muajt e fundit në qytetin e Sarandës,
janë kthyer 55 familje nga emigracioni dhe kjo është shoqëruar me fenomene sociale ku më i vështiri, është ai i mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve dhe përshtatjes së tyre me programet mësimore në gjuhën amtare nëpër shkollat e sistemit 9-vjecar dhe parauniversitar. Janë gjithsej 35 nxënës që kërkojnë një trajtim dhe mësim intensiv të gjuhës shqipe cka është një barrë e madhe sidomos për mësuesit e kësaj lënde. Përvecse trajtimit të diferencuar në klasë, kjo kategori nxënësish, kryejnë kurse jashtë klase të gjuhës shqipe deri në dy orë në javë dhe kjo kundrejt asnjë lloj pagese, por thjesht si një iniciativë e vetë mësuesve të gjuhës shqipe.Ky fenomen, është hasur edhe nëpër shkollat e qytetit të Delvinës apo dhe fshatrave të tjera të komunave ku në shumicë dërmuese popullsia është helene por që në raport me fëmijët shqiptarë, ata e kanë më të lehtë sepse mësojnë në gjuhën greke kjo falë edhe statusit të minoritetit që ata gëzojnë. Edhe në Gjirokstër është vërrejtur një fenomen i tillë por që është zgjidhur me forma private, metodika e mësimit të gjuhës shqipe.

No comments:

Post a Comment