11 April 2013

Rruga e Dunavatit pjese e nje studimi


Rruga qe lidh Lagjen Dunavat me pjesen tjeter te qytetit te Gurte eshte aktualisht pjese e nje studimi dhe rikthimi i saj ne identitet do te perballohet nga bashkia e qytetit . Ky lajm eshte konfirmuar nga kreu i bashkise Bime i cili tha per mediat se demi ne kete segment eshte i konsiderueshem por megjithate bashkia e qytetit do te marr persiper cdo kosto per tja kthyer ate qytetareve. Rruga e Dunavatit  ka rene teresisht ne nje gjatesi prej 30 metra
lineare dhe gjeresi deri ne dy metra nderkohe qe kembesoret kalojne ne 2 metershin e ngelur nga rruga e pademtuar ende.Shirat e rena pergjate  diteve te fundit te cilat kane qene te nje intensiteti te jashtezakonshem, kane bere punen e tyre, duke care galeri nen rruge dhe krijuar shtresa te paqendrueshme si pasoje e ujerave dhe tubove te ujit te pijshem qe sherbejne per furnizimin e banoreve te dy lagjeve malore te Gjirokastres.Gjithsesi rikthimi i nje moti te mire jep shprese per nisjen e punimeve ne kete segment.


No comments:

Post a Comment